Syla i motit tonë

Muzg i vranët në Prishtinë (nga Plator Gashi, 2019)


Plator Gashi

Gazetar, gjuhëtar, shkrimtar, dhe muzikan i ri prej Prishtinës. Shkrun letërsi, këndon shqip, dhe i intereson mënyra qysh njerëzit e përdorin gjuhën, e veçmas gjuhësia krahasimtare.

«Sylë Tahirsyla tregon se kur do të bjerë shi» pa pritë m’pllakosën frikë, ankth, e mërzi, mi se s’un shoh as fusha, dete e male po tash as bukurinë e kaltër vertikale. do i bijnë murit me krye, e do me çekan do sillen nëpër kafez e për gja n’dyje s’ju han hajnë pasul me mish e bukë të rreshktë me long tu i kqyrë me vëmendje protestat e randa n’Hong Kong. kur hup dielli e bahet ftoftë, dalin me ça dru prej sefasë t’masditës beli dojnë me maru, tre gjygyma çaj i fërrkatin me miq e kojshi i kqyrin krejt edicionet e lajmeve, kofshin dy a tri. edicionin e katërt e kqyrin veç për mot frymë, mraz e vransina, rrebeshe shiu plot, ku me shku e ça me ba, pos me flejtë pa bo za; «Sylë Tahirsyla s’ka dalë sot n’punë» haj me det bre, gjyks e zemër na çpuen! t’kish me pru far myzhde, aifar plakushi i shkretë se untë e eçtë në shpirt po get kena metë. dritarja ma e ngjyrshme po jet televizori po kush jam unë me ju thanë, jom veç Platori; eh, do me m’shku ymri prezore m’prezore edhe agu i sabahut po m’get veç si fore. Foto: Syret shehri, ngat Filozofikut e matanë Katedrales së Prishtinës, shkrepë prej vetë autorit