Shkurtegëza për këtë postim: https://pli.si/2CuNLWr
Syla i motit tonë
«Sylë Tahirsyla tregon se kur do të bjerë shi»
pa pritë m’pllakosën frikë, ankth, e mërzi,
mi se s’un shoh as fusha, dete e male
po tash as bukurinë e kaltër vertikale.
do i bijnë murit me krye, e do me çekan
do sillen nëpër kafez e për gja n’dyje s’ju han
hajnë pasul me mish e bukë të rreshktë me long
tu i kqyrë me vëmendje protestat e randa n’Hong Kong.
kur hup dielli e bahet ftoftë, dalin me ça dru
prej sefasë t’masditës beli dojnë me maru,
tre gjygyma çaj i fërrkatin me miq e kojshi
i kqyrin krejt edicionet e lajmeve, kofshin dy a tri.
edicionin e katërt e kqyrin veç për mot
frymë, mraz e vransina, rrebeshe shiu plot,
ku me shku e ça me ba,
pos me flejtë
pa bo za;
«Sylë Tahirsyla s’ka dalë sot n’punë»
haj me det bre, gjyks e zemër na çpuen!
t’kish me pru far myzhde, aifar plakushi i shkretë
se untë e eçtë në shpirt po get kena metë.
dritarja ma e ngjyrshme po jet televizori
po kush jam unë me ju thanë, jom veç Platori;
eh, do me m’shku ymri prezore m’prezore
edhe agu i sabahut po m’get veç si fore.
Foto: Syret shehri, ngat Filozofikut e matanë Katedrales së Prishtinës, shkrepë prej vetë autorit