Enver Hoxha i Kosovës

Në vitet ’90 më ra me ndejtë pak ma gjatë në Ti­ra­në. Dhe pye­tja që fi­lloi me m’u ba bez­di­së­se nga shu­më nje­rëz ishte se pse na «koso­varët» e do­nim En­ver Ho­xhën. Kjo më bani me mendu. Dhe një ditë ta­kova një mik nga Ti­rana, i cili ish­te me dy të tjerë të pa­njo­hun për mue. Sapo e kup­tuen se jam «ko­so­var» erdhi kjo pye­t­je e pa­shma­ng­shme: «Pse ju ko­so­varët e doni En­ver Ho­xhën?»

— Shiko, — i thashë, — atë Enver Hoxhën e Ko­so­vës e kam dashë, e du dhe kam me e dashë gjith­monë.

Ata u shtangën. Ishte kohë e re­gji­mit të ish-komu­nis­tit enverist Sali Be­risha, ko­hë e demo­kracisë, kur nda­lohej edhe shitja e li­b­rave të En­ver Ho­xhës. E ki­shte thanë Ha­veli, «ma i keq se ko­mu­nisti asht ish-ko­mu­ni­s­ti». Në Shqip­ni, pa dy­shim, en­verist ma i keq ishte ish-en­ve­risti. Qe­besa, edhe në Kosovë asht diçka kë­shtu, «ma i keq se ti­tis­ti asht ish-ti­ti­sti».

Miqtë rreth ta­vo­li­nës ku ish­im ulë, gjith­sesi, men­duen se edhe unë isha një en­ve­rist i radhës. Me­gji­th­ëse de­ba­tet ma të zjarrta e ma kun­dër­shtuese, gjatë stu­di­me­ve, i kisha pasë pi­kë­risht me disa en­ve­ristë, — tash të kthyem në «de­mo­k­ratë», të cilët e kanë mër­zi edhe m’ia kujtu atë pe­ri­udhë të en­ve­riz­mit të ty­ne, — duke u shty me ta rreth re­gjimit dik­ta­to­rial të En­ver Ho­xhës dhe qorr­so­ka­kut ku e ki­sh­te futë aj Shqip­ninë.

Ishte, naty­risht, mirë­sjell­ja shqip­tare për mikun që miq­të nga Ti­ra­na i bani mos me u ngutë e me qenë ma të ma­tun. E kthyen mu­ha­betin në një vijë ha­bie e in­te­re­simi si­kur kjo u vin­te, thjesht, nga ku­re­shtja dhe jo nga një­farë tri­sh­ti­mi i rrej­shëm.

— Mirë, — thanë ata, — po Dulla (qysh quhej E. Ho­xha në mënyrë të ko­du­eme) i ka sje­llë aq shumë të zeza Shqip­nisë: ka vra, ka bur­gosë, ka arres­tu e in­ter­nu me mija njerëz. Po­pu­lli shqip­tar u ba me vra ve­ten. U var­fnu si as­kush në Europë e, qe­besa, edhe në botë. Qysh mu­n­det me ndo­dhë që ju me e da­shë këtë nje­ri kaq të lig? A s’keni ju mirë­kup­tim për po­pullin shqip­tar kë­n­dej ku­firi?

— Problemi asht ky, — ua ktheva, — jemi tue folë për dy Enver Ho­xha…

Kur e thashë këtë ata i zgur­du­lluen sytë.

— … po, po, kemi dy En­ver Ho­xha. Një asht En­ver Hoxha i Shqip­nisë dhe një tje­tër asht Enver Ho­xha i Ko­sovës, i jashtë kufijve të Shqip­nisë. Ky Enver Ho­xha për të ci­lin folët ju asht bash aj qysh e për­sh­kru­et ju, sepse ju e dini ma mirë çfarë ka qenë. Keni jetu nën re­gjimin e tij. Dhe aq sa na nuk muj­më me folë për Enver Hoxhën tuej, as ju nuk muni me folë për En­ver Hoxhën e Ko­so­vës.

Enver Hoxha i Kosovës nuk ka qenë, as nuk asht një En­ver Hoxhë kon­kret. Aj asht En­ver Hoxhë i dë­shi­ruem, ide­al: prijës i me­n­çëm, trim, pruj­tës, sak­ri­fi­kues, i dashun sa s’ka, shpë­timtar. Njëfarë mi­sh­nimi i të gjitha virtyteve po­zitive të të gjitha fi­gu­ra­ve his­torike që kemi pasë: Sken­derbe, Abdyl Fra­shër, Is­mail Qemal, Ded Gjo Lul e kë­shtu tu­tje. Shu­mica ab­so­lute e të gjithë en­ve­ris­tëve të Kosovës kurrë s’kanë qenë në Shqip­ni. Kurrë s’e ka­në provu jetën në një si­s­tem të tillë. Dhe në ba­lla­fa­qim me re­gji­min pu­sh­tues ju­go­sllav, çfarë kish­te me ba një popull i nda­më për­gjy­së, pos me ide­alizu pje­sën tje­tër, tue shpre­su e tue pa an­dërr lirinë. Nëse do të kish­te ndo­dhë që këta en­ve­ris­tët e Koso­vës të ki­shin jetu në Shqip­ni­në e En­ver Ho­xhës, shu­mica prej tyne, tue qenë liri­da­shës të flaktë, kishin kalu je­tën e ty­ne prap në bur­gje, pa asnjë dy­shim.

Pran­dej keq­kup­timi në këtë de­batin për en­ve­riz­min në Ko­sovë e Shqip­ni ndodh që në fillim: bahet fjalë për dy fi­gura të ndry­shme që mbaj­në të njëj­tin emën, por nuk janë e njëj­ta figurë.

Enveristët e Ko­so­vës kanë qenë dhe kanë me mbetë nje­rë­zit ma at­dhe­tarë, ma ide­a­listë, ma sakri­fi­kues i njërës prej peri­udhave ma të ran­da, ma të për­gjak­shme të his­to­risë shqip­tare. Gati për një shekull ve­tëm en­veristët e ja­shtë kufijve të Shqip­nisë ka­në qenë ata që kanë dhanë gjith­çka për lirinë e shqip­ta­rëve: kanë dhanë jetën, kanë fliju rininë nëpër bur­gje, kanë kalu me gjithë fa­miljet e tyre nëpër gjithë ferrin që ka­lojnë të gjithë ata që gjakojnë për Li­rinë e kom­bit të vet nën re­gjimet pu­shtuese.

Titistët, ngado që e kqyr, ka­në qenë dhe kanë me mbetë shër­bëtorë të një re­gjimi pu­sh­tues. Disa kanë ba punë të mira edhe nën këtë re­gjim pu­shtues, disa kanë ba të zeza që as pu­sh­tuesi vetë s’i ka ba. Për këtë i mbetet his­torisë me vle­rë­su rolin e se­cilit.

Në këtë vijë, tue mos i nda qar­të kë­to dy ka­te­go­ri, pu­sh­tue­sin dhe të pu­sh­tue­min, asht lehtë me ba loj­na fja­lësh, ma­san­dej, nëse de­mon­stra­tat e vitit 1981 ishin gabim apo ishin një nga kthesat ma të ndrit­shme të hi­s­torisë shqip­tare. Me u për­pjekë me e bin­dë një fran­cez se re­gji­mi ko­la­bo­ra­cio­nist fran­cez në ko­hën e pu­sh­ti­mit na­cist ka ba edhe pu­në të mi­ra asht humbje kohe për një ar­sye të thje­shtë, nga­që për ata vle­rë­si­mi his­to­rik asht i qartë: na­cis­tët ishin push­tues dhe ko­la­bo­ra­ci­o­nistët ishin shër­bë­to­rë të na­cis­tëve. Pas kësaj mu­n­det me u folë për nu­an­cat, për rolin dhe peshën e in­di­vidë­ve të ndry­shëm në këtë pro­ces. Por kjo nuk e ndë­rron, as nuk mu­n­det me ndë­rru kategorinë e për­cak­tueme tash­më të push­tuesit dhe të të push­tu­emit që për­fshin gjith­çka tje­tër bren­da vetes. Kjo vlen, na­ty­risht, edhe për peri­udhat e tjera të his­to­risë shqip­tare për të cilat po ba­hen shpesh debate të shumta.

Nga Agim Morina

Gjuhëtar, artist, poet, dhe mësues shqiptar nga Prizreni. I mërguar në Londër prej viteve 1990. Përkrah Shqipen e Përbashkët me paskajore gege dhe me R-në toske.