1.
Sot është 20-vjetori i Betejës së Koshares. Në atë përballje me armikut, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e thyen kufirin që padrejtësisht kishte nda popullin për gati një shekull.
Në ditën e tretë të betejës ra komandanti hero Agim Ramadani, që sypatrembur u priu ushtarëve dhe që i pari shkelmoi gurin e megjës me mbishkrimin SRFJ. Agimi qe inxhinier ushtarak, piktor dhe poet. Sot ne e kujtojmë vjershën në të cilën ai i premtonte Dardanisë se do të luftonte për lirinë e saj.
2.
Këtë javë, Lëvizja Vetëvendosje zgjodhi përvjetorin e betejës për ta themelu qendrën e saj në Tiranë — si një organizatë hulumtuese dhe avokuese për bashkimin kombëtar. Na pëlqeu a jo Vetëvendosja, shqiptarëve u ka mungu një grup që merret seriozisht me çështjet e bashkimit.
Uroj që ky të jetë fillim i mbarë drejt Besëlidhjes Shqiptare — si një organizatë ndërshtetërore e ma pas federatë e shteteve shqiptare.
3.
Sot është gjithashtu 11-vjetori i miratimit të kushtetutës së Kosovës. Kryetari jolegjitim i shtetit bën thirrje me e respektu si ligjin ma të lartë, por vetë e shkel duke negociu për copëtimin e vendit.
Askush nuk citon ndonjë pjesë të kushtetutës. Për dallim nga vjershat e Agim Ramadanit, kushtetuta e 2008-s ka plot gabime përmbajtjesore e drejtshkrimore, dhe nuk zgjon ndjenjën e atdhetarisë. Këta që e morën pushtetin nuk qenë të gjithë njerëz të dijes, e as nuk patën nge me mësu.
Por ne detyrohemi me iu përmbajtë kësaj kushtetute që e kemi — të paktën deri kur ta bëjmë një ma të mirë.
Foto: Busti i Agim Ramadanit në Zhegër (shkrepë nga Besarti, më 2014; shpërnda me licencë CC BY-SA 3.0)
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=5862