E paskan ndërpre shpërndamjen e vërtetimeve për veteranët e luftës. Përgjegjësit thonë se gabimisht e kan shkru «Çertifikatë» në vend se Certifikatë.
Me kqyrë holl, të dy mënyrat e dhunojnë shqipen e natyrshme. Me më pas pyetë mue, kisha thanë shkruje Qertifikatë.
Se qashtu pak a shum e shqiptoi edhe gazetarja ndërsa e kumtonte lajmin. Kurse historikisht C-ja latine, nëse nuk ka mbetë K, në shqipen tonë asht shndërru në tingullin Q.
Qe, p.sh., njoftimi i tëvësë foli për shoqatat e luftës — jo socatat, as soçatat! Kjo fjalë rrjedh prej latinishteje, societās (ose associātiō)!
Përfundimisht, këtu sherrin ia kemi pa Sami Frashërit, i cili si 24-vjeç e caktoi alfabetin që e përdorim sod me pak ndryshime. Gjuhtari ynë, qebesa, e njihte për mrekulli tingullsinë e shqipes. Zgjedhja që bani për tingujt C, Ç, dhe Q mbështetet fort në shkencë.
Por tregon edhe paprishtësinë e vëllait t’Abdylit e Naimit. Aq fort e idealizonte kombin e vet, sa nuk i shkoi mendja se shqiptarët do e frangjeshin gjuhën e tyne — tue huazu pa pra prej frangjishtes, e tue ia nënshtru shkrimin e shqipes po gjuhëve të hueja.
Kjo ndodhi gjat tanë shek. XX. Sa ma shum rrugaçë në pushtet, aq ma e rrugaçnueme gjuha zyrtare.
Ma së randi, natyrisht, e pësuem prej komunistave, argatëve të Beogradit. Mbasi i përzuni nga vendi nipat e Samiut dhe ia fali Dardaninë Sërbisë, ajo ujqni të padijtunish iu përvesh punës për ta ndërtu «socijallizmin» përkrah «motrës Jugosllavi».
Shqipnia u ba shtet satelit i po asaj perandorie të qelbun që deshti me na faru gjat gjithë kohës sa qe gjallë. Andaj bijtë e bijat e popullit rrokën armët për ta çliru Dardaninë tonë.
Kurse na sod i nderojmë me C, dhe ua kujtojmë plagët e nji drejtshkrimi të coftë. Ndoshta disa që mund t’i marrin ato vërtetime s’meritojnë ma mirë, sepse s’kan luftu, veç po thonë.
Por jo të gjithë jan t’ashtuzëm. Ka dhe do të ketë gjithmonë shqiptarë si Sami Frashëri, që lirinë e Atdheun e vejnë mbi të gjitha dhe për gjuhën shqipe jan gati me dhanë gjithçka.
Shkurtegëza për këtë postim: http://pli.si/1NEMj1A