Dikush më pyeti “pse kompjuterin p’e qun komputor,” duke vu re kisha përdorë një fjalë të pazakontë për pajisjen që i shërben sot njeriun në gati çdo punë.
Përgjigja ime është e thjeshtë. Kam tri arsye:
- Gjuha shqipe — Me përjashtim ndoshta të fjalës berber, fjalët e qëtij lloji i kemi huazu shqip me -or në fund: p.sh., transformator, adaptor, kontrollor, murator etj.
- Historia — Prof. Sali Doçiqi, doktori i parë shqiptar i kibërnetikës, përdorte fjalën komputor (ose kompjutor). Ai mbikqyrte komputorët e ndërmarrjes Trepça qysh në vitet e ’70-ta, në një kohë kur shpikja e madhe teknologjike ende s’kishte mbërri në shum vise shqiptare.
- Shqiptarët sot — Në Shqipëri e shqiptojnë fjalën kompjuter tu e vu theksin në rrokjen e parafundit: /kompjúter/. Në Dardani thuhet /kompjutér/ – theksi pra bjen te zanorja e mbrame. Por për komputor ka vetëm një shqiptim, kudo.
Pra, dy arsyet e para janë “hatri i gjyshit.” Dhe veç e treta mundet me të hy në punë në jetë të përditshme. Nëse duam një treg të përbashkët mbarëkombtar, ia vlen me i pasë edhe fjalët e përbashkëta.
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=438