Krejt kryeministrat e Kosovës

25 veta — 24 burra dhe 1 grua — e kanë ushtru detyrën e kreut të qeve­risë së Ko­sovës në historinë moderne. Titulli, kom­pe­ten­cat dhe mandati kanë ndryshu nëpër kohë.

Të parin po e njehim Ymer Drini-Priz­renin, kreun e Lidhjes së Priz­renit që në fund të 1880-s u vu në krye të Qeverisë së Përkohshme Shqip­tare. Duke qenë se ve­proi nga Priz­reni, dhe ushtroi au­to­ritet krye­sisht mbi vila­jetin e atëhershëm të Ko­­sovës, ai mund të quhet krye­mi­nis­tri i parë kosovar.

Njëherësh po radhitim dhe atdhetarin Hasan Berisha-Prishtina, që si deputet i par­la­men­tin osman i priu më 1912 krye­ngrit­jes së për­gjith­shme ko­m­bë­tare. Si udhë­heqës i lëvizjes, ai u për­qen­d­ru në Prish­tinë, pastaj Ferizaj dhe në fund në Shkup. Hasan Prish­tina bindi os­manët t’u njohin shqip­tarëve të drej­tën e vetë­qeveris­jes. Nga frika se Shqipëria po bëhej shtet brenda kufijve të vet etnikë, ven­det ballkanike i shpallën luftë Peran­dorisë Os­mane dhe e pen­gunë pro­jektin e auto­nomisë.

Në vitet e pas-Luftës së Parë Botërore, 1918–1924, pati një sërë krye­ngrit­jesh ko­so­vare ndaj pushtues­ve sërbo-jugo­sllavë. Një­herësh, Komiteti për Mbrojt­­jen Kom­bë­tare të Koso­vës u themelu në Shkodër, nën krye­­­simin e Hoxhë Kadri Pri­sh­­­tinës. Komi­teti lujti rolin e një qeverie në ekzil, deri kur re­gjimi i Zogut e de­tyroi me e ndalë vep­rim­ta­rinë. Për këtë arsye, Kadri Prish­tinën e kemi radhitë si krye­minis­trin e dytë të vendit.

Kosova nuk ka pasë ma qeveri ven­dore deri pas Luf­tës së Dytë Botë­rore. (Gjatë Luftës iu bashku pjesë­risht Shqipërisë.) Më 1944, par­ti­za­nët ven­dorë u mblo­dhën në kon­fe­ren­­cën e Bujanit, ku shprehën vull­ne­­tin e po­pullit për bashkim me Shqi­­­­përinë. Kon­­fe­renca zgjo­dhi edhe Kë­shillin Anti­fa­shist Na­­cional­çlirimtar të Koso­vës dhe Rrafshit të Dukagjinit. Krye­­sia e Këshillit, me krye­ta­rin Mehmed Hoxha (njohur edhe si Mehmet Hoxha), ishte një lloj qeverie kalim­tare. An­daj M. Hoxhën po e njehim si krye­ministër his­to­rik, sado që ai dështoi të mbrojë vendimet e Bujanit.

Një vit ma vonë, Sër­bia — si shtet brenda federatës ju­go­sllave — e ri­pushtoi Dar­da­ninë, duke i shfuqizu ven­dimet e Bujanit.

Kosova iu bashku dhunshëm Sër­bisë dhe u cilësu sa për sy e faqe «kra­hinë auto­nome». Qe­be­sa, sër­bo­­kroa­tisht, Kosova u njoh si oblast (rreth), që ishte një nivel më i ulët se pokrajina (krahina). Prijësi parti­zan i Bu­ja­nit, Fadil Hoxha, u vu në krye të këshillit ek­­­zekutiv, ndo­nëse pu­sh­te­tin e vërtetë e mban­te udhë­­heqja sërbe.

 

Udhëheqësi partizan i Konferencës së Bujanit, Fadil Hoxha, u bë kryetar i qeverisë së parë të Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas historianëve, jugosllavët donin ta mënjanonin krejt, por e mbajtën në detyrë nga frika e reagimit popullor. Në kushte shtypjeje dhe me pushtet të kufizuar, Hoxha punoi me zgjeru autonominë e Kosovës, të cilën e arriti në fundvitet 1960.
I lindur në Gjakovë, Fadil Hoxha, u bë kryetar i qeverisë së parë të Kosovës, pas Luftës së Dytë Bo­të­­rore. Sipas hi­s­tori­anëve, jugo­sllavët planifikonin me e mënjanu krejt Fadil Ho­xhën, meqë si udhëheqës i Kon­fe­rencës së Bujanit kishte kërku bash­kim me Shqi­përinë, por e mbaj­tën në detyrë nga frika e rea­gimit popu­llor. Shumë atdhetarë e fajësojnë për aksionet kundër çetës kombëtare të Shaban Polluzhës në Drenicë. Në kushte shtyp­­jeje, me pu­shtet të kufizuar, dhe i braktisur nga komu­­nistët e Tiranës, Fadil Hoxha punoi me siguru auto­nomi për Kosovën. Ai dënoi demonstratat e 1981-s për Kosovën republikë, duke kërcënu se «bira e minit [do bëhej] 300 grosh» dhe askush s’do i shpëtonte përgjegjësisë.

Kushtetuta jugosllave e 1963-s e për­caktoi Kosovën si po­kra­jina, dhe ko­mi­tetin e saj po­pu­llor e ngriti në ku­vend kra­hi­nor. (Voj­vo­dina kish pasë këtë status që prej fundit të Luftës së Dytë.) Por kushtetuta jugo­sllave au­to­rizonte parlamen­tin e Sërbisë me i the­me­lu një­sitë autonome dhe me ua cak­tu kompetencat, duke e çu Ko­so­vën — siç shpjegon histo­ri­ani Noel Malcolm — në pikën më të ulët të vetë­qeverisjes.

Me ndryshimet politike në fundvitet 1960, Kosova fitoi auto­nomi për­mbajt­­jesore si kra­hinë brenda Sër­bisë dhe Jugo­sllavisë. Partia, tani e quj­tur Lidhja e Ko­­muni­s­të­ve, mban­­te primatin në politikë, dhe të gjithë kre­rët e këshillit ekzekutiv aso­ko­he ishin anë­tarë partie. Shumë prej tyre qenë sërbë.

Më 1989, Sërbia përdori for­cën ush­ta­rake me e tkurrë auto­no­minë, por më 1990, ins­ti­­tu­cio­net ven­do­re bënë qën­dresë të hapur, duke shpallë Ko­so­vën republikë të fe­de­ratës jugo­sllave. Sërbia u përgjigj me dhunë për ta pengu jetësi­min e repub­likës.

Kështu qeveria kosovare u de­ty­ru të vep­rojë nga jashtë ven­dit, duke drej­tu ar­si­min, shën­de­tësinë e fusha të tjera më­vetë­sisht nga regjimi push­tues sërb.

Në kohën e luftës, krahu që drej­­ton­te Ushtrinë Çli­rim­tare të Kosovës pati mos­pajtime me qeverinë e Bu­­jar Bukoshit, të vendosur në Bon të Gjer­ma­nisë. Udhë­he­qësi i UÇK-së, Ha­shim Thaçi, krijoi një qeveri të përkohshme.

Hashim Thaçi, udhëheqës i UÇK-së dhe tani kryetar i Republikës së Kosovës, ka shërby dy herë në tri mandate si kryeministër (Foto: Departamenti i Shtetit i ShBA-së, 2018)

Me çlirimin e Kosovës në qer­shor 1999, vendi u vu nën misionin e OKB-së, Un­mik. Por qeve­ria e Thaçit ush­t­roi para­lelisht autoritet të kufi­zuar deri kur u shpër­bë më 2000, për t’i lëshu rrugën in­s­ti­tu­cio­ne­ve të reja në kuadër të Un­mi­kut. Kështu, më 2002, Baj­ram Rexhepi u bë krye­ministri i parë i pakontes­tuar i Koso­vës së lirë, kurse Hashim Thaçi i pari pas ri­shpall­jes së pava­rësisë më 2008.

Qe lista e plotë me emrat e mbi­­em­rat, vitet e lindjes e vdek­jes, partitë, dhe datat e qën­drimit në detyrë të krye­ministrave të Kosovës. (Në thelb, është vetëm një ver­sion i për­di­të­suar dhe pjesë­risht i korri­gjuar i listës që jep sajti arkivor World States­men. E njëjta listë shfa­qet edhe në Wiki­pedinë anglisht.)

Kryetar i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare (1881)

1 Ymer efendi Drini-Prizreni (1826–1887), 12.1880–13.4.1881

Udhëheqës i kryengritjes së përgjithshme shqiptare (1912)

2 Hasan bej Berisha-Prishtina (1878–1933), pa parti, 8.1912

Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës (1918–1924)

3 Hoxhë Kadri Prishtina (1878–1925), pa parti, 1.5.1918–12.1924, në mërgim

Kryetar i Këshillit Antifashit Nacionalçlirimtar të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit (1944–1945)

4 Mehmed Hoxha (1908–1987), PKJ, 1.1.1944–11.7.1945

Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Komitetit Popullor të Kosovë-Metohisë (1945–1953)

5 Fadil Hoxha (1916–2001), 11.7.1945–20.2.1953

Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të KA Kosovë-Metohisë (1953–1969)

Fadil Hoxha (1916–2001), 20.2.1953–2.1963
6 Ali Shukrija (1919–2005), 6.1963–5.1967
7 Ilija Vakić (1932), 5.1967–24.2.1969

Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të KSA Kosovës (1969–1990)

7 Ilija Vakić (1932), 24.2.1969–5.1974
8 Bogoljub Nedeljković (1920–1986), 5.1974–5.1978
9 Bahri Oruçi (1930–2011), 5.1978–5.1980
10 Riza Sapunxhiu (1925–2008), 5.1980–5.1982
11 Imer Pula (1921–2010), 5.1982–5.5.1984
12 Ljubomir Neđo Borković (1926–2009), 5.5.1984–5.1986
13 Nazmi Mustafa (1941), 5.1986–3.1987
14 Kaqusha Jashari (1946), 10.3.1987–9.5.1989
15 Nikollë Shkreli (1944), 9.5.1989–1989
16 Daut Jashanica (1948), 1989–4.12.1989
17 Jusuf Zejnullahu (1944), 4.12.1989–5.7.1990

Kryetar i Qeverisë së Republikës së Kosovës (1990–2000)

17 Jusuf Zejnullahu (1944), LDK, 7.9.1990–5.10.1991
18 Bujar Bukoshi (1947), LDK, 5.10.1991–1.2.2000, në mërgim

Kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (1999–2000)

19 Hashim Thaçi (1968), pa parti, 2.4.1999–1.2.2000

Kryeministër i Kosovës (Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes, UNMIK, 2002–2008)

20 Bajram Rexhepi (1954–2017), PDK, 4.3.2002–3.12.2004
21 Ramush Haradinaj (1968), AAK, 3.12.2004–8.3.2005
22 Adem Salihaj (1950), u.d., LDK, 8.3.2005–25.3.2005
23 Bajram Kosumi (1960), AAK, 25.3.2005–10.3.2006
24 Agim Çeku (1960), pa parti (AAK), 10.3.2006–9.1.2007
19 Hashim Thaçi (1968), 9.1.2008–17.2.2008

Kryeministër i Republikës së Kosovës (nga 2008)

19 Hashim Thaçi (1968), PDK, 17.2.2008–9.12.2014
25 Isa Mustafa (1951), LDK, 9.12.2014–9.9.2017
21 Ramush Haradinaj (1968), AAK, 9.9.2017–19.7.2019

Nga Plisi

Themelu më 28 nëntor 2012, Plisi është sajt për qytetari dhe shqiptari.