Kosova diskriminon shqiptarët

Ligji për provimin e jurisprudencës


Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

Shtetasit e huej — që rën­dom i bjen shqip­tarët e Maqe­do­nisë, Shqip­nisë Lon­­di­nare, Ma­lit të Zi, ja Lugi­nës së Pre­she­vës — nuk mujnë me hy në prov­im të juris­­pru­den­cës në Ko­sovë. Kët pro­vim du­het me dhanë për me u ba avokat te na.

Do jurista koso­varë po kqy­rin këto ditë me e ndry­shu li­gjin për pro­vi­min. Por ndry­shi­met ish dashtë edhe me heqë kush­tin e shtet­sisë. Ky kusht i dis­­kri­mi­non pa të drejtë dhe ua mo­hon kaf­shatën e go­jës juris­­tave t’aftë që je­tojnë prej vi­tesh në Ko­sovë, janë nje­rëz të nder­shëm e puntorë, dhe i për­­­mbu­shin kush­tet tjera me hy në pro­­­vim, por nuk kanë pasa­portë me gjashtë yje.

Vetëm n’Universitetin e Prishtinës, 76 jokosovarë kanë studiu drejtësinë gjatë vitit akademik 2017–2018: 55 kanë qenë nga Lugina e Preshevës, 12 nga Mali i Zi, e të tjerët nga Shqipnia e Maqe­donia. Me fitu shtetsinë e Kosovës nuk asht lehtë. Pari­misht duhet me pritë nja 5 vjet, por ka shumë shqiptarë që kanë kalu dekada pa i ndreqë letrat në tokën e tyne.

Kushtetuta jonë e ga­ran­ton të drej­tën e bara­zisë dhe të mbroj­tjes nga diskri­mi­nimi. Kët të drejtë the­me­lore e njo­hin dhe instru­­men­tet ndër­­komb­tare për të drej­tat e nje­­riut, që në Ko­sovë vlejnë ma shum se ligjet e Kuvendit.

Ligji mun­det me i ku­fizu të drej­tat the­me­lore, por vetëm për qaq sa asht e domos­do­­shme me mbërri nji që­llim që e lejon Kush­tetuta. Kushti i shtet­sisë për pro­­vimin e juris­­pru­­den­cës nuk i shër­­ben kurr­­farë që­llimi pos me pengu kon­­ku­rren­cën e lirë.

Avokatët vërtet kryjnë de­tyra të ran­dë­­si­sh­me pub­like, por këto mund t’i kryjë dej­sisht edhe nji jo­qy­te­tar. Gjy­ka­ta ma e naltë n’Ame­rikë, bjen fjala, e da­llon punën e avo­­katit prej për­­gje­­gj­sive të nji në­­pu­nësi që ven­dos për po­li­ti­ka qe­ve­ritare ose i be­so­­hen mshe­f­­tësi shtet­­nore. Andaj s’ka arsye me e ku­fizu pro­­fesi­o­nin e avo­­ka­tit ve­tëm për shtetasit.

Disa vende të kontinentit tonë njimend kërkojnë shtetsinë, por detyrohen të pranojnë edhe shte­tasit nga Bashkimi Evropian ose Zona Ekonomike Evro­piane. Ne nuk përfitojmë nga masat e tilla.

Kosova duhet t’ia bajë si ShBA-ja, që nuk e ka shtet­sinë si kusht për provim. Qe­be­sa, Dar­dania jonë tash­ma i le­jon shum të huej me punu si avo­katë, pro­ku­rorë, e gjyq­­tarë (kuj­­toje Eu­lexin, për shem­bull, ose avo­­­katët evro­­pianë e ame­­rikanë në do raste të pro­fi­lit të naltë). Veç nuk i len jo­shte­­tasit me hy në pro­vim të juris­pru­den­cës.

Me kët kufizim, shteti ynë po i dam­ton jo vetëm indi­­vidët që s’mund t’i nën­­shtro­hen pro­vimit, por edhe t’ardh­­men tonë në për­­gjithsi. Po e len pa nje­rëz nji fushë të sfi­du­eme si drej­­tësia, kur­se njer­­zit që ba­nojnë këtu po rre­zi­kon me i për­­zanë krejt tue ua vë­sh­­tir­su jetën e tue ua mohu pro­fe­sionin.

Na nuk kemi le­ver­di me i mbyllë sytë para dis­kriminimit!


Për ma tepër, shih studimin krahasues në gjuhën angleze: «Barring Aliens from Taking the Bar: Discrimination in Europe’s Legal Profession».

(përditësu 3.9.2019)