Nuk po më çudit nji shkrolan si Cuck Sudetici çka po leh për shqiptarët, por po më çuditin shqiptarët shqiptarurrejtës që po ngarendin me e shpërnda shkrimin e tij. Mue më mjaftojnë dy gjana me e nda mendjen për te:
(1) Sudetici thotë se Perëndimi ua dhuroi Dardaninë shqiptarëve. Pra ua muer sërbëve, dhe na e dha neve, se Dardania nuk qe e jona qysh kur e krijoi natyra.
(2) Sudetici e shëmton alfabetin e anglishtes, tue ia shtu germën Š. Këte e përdor kur emnin e kryeqytetit tonë e shkruen shkinisht «Priština», e jo qysh e ka përcaktu natyra, Prishtina.
Sudetici mundet me lehë sa të dojë e me thanë se po shqetsohet për sundimin e ligjit. Por ku ka ligj ma të madh se ligji i natyrës që gazetari shka e shkel me të dy kambët?
Shpia ndërtohet prej themeli, e jo prej kulmi.
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=2682