Shqipe, o ashtë!

Ti kapton kufirin me Greqinë, futesh thellë gjer aty nga Preveza, dhe plot vendas ta kthejnë në shqip. E flasin shqipen ujë apo, siç thonë ata, flasin «shkipë» dhe ti i kupton fare mirë edhe pa qenë gjuhëtar.

Veçse kur i pyet «shqiptar je?», stepen e të thonë me murmurimë: «jo, e kam mësuar!».

Ndala njerën syresh që m’u gjegj kësisoj (e madje më tha se edhe «biltë e saj fjasën shkipë gjithë»), dhe i kallxova buzagaz:

«Nëno, dëgjo! Unë jam gjuhëtare. Ti flet me fjalë të vjetra tonat, të cilat tash s’ke nga t’i mësosh. Ti thua: biltë për …

Shaje me shumicë, shaje

Nji faqe në Facebook kish postu:

F[**]kt: Vetëm 1 në 5 shqiptarë e di si i thonë shallit në numrin shumës! (S.I)

U kujtova njiherë se në ç’gjuhë thonë «dy shalla» këta katër të tjerët. E bájnë veç nga nji shall, thashë, e s’e bana të madhe. S’u ka ra me i përmendë dy.

Për mue ma tragjedi asht pika që po mungon mbas «S.I»-së, por këtu due me folë për shumësin. «S.I» â shkurtesë për «Stop Injorancës», që domethanë «[thuj] ndal paditunisë».

E çka s’dijmë ne për shumësin?

Postimin na e përcolli Freskimi, nji djalë i ri që e …

Nji Ë mangu «n’Prishtinë»

Ë-ja nuk ndodhet rastësisht në shkrimin shqip. Shpesh po më bjen me lexu postime ku shkronjësi e ka zavendësu Ë-në me nji apostrof. Qe, p.sh., «hajde n’Prishtinë», ta bajnë prishtinasit.

Ndoshta edhe vij, por po i shoh tri të këqija me kët shprehi:

Pa kurrfarë nevoje i shmanget drejtshkrimit, i cili prej vitit 1917 ka vlejtë për të gjithë shqiptarët, gegë e toskë. Dhe kështu nis diçka të re që e dallon shqipen e Dardanisë nga shqipja e trojeve tjera. Mund ta heqim Ë-në para nji zanore, si «n’Angli», por jo dhe aty ku shumica e shqiptarëve e shqiptojnë akoma.…

Jumkanisht, kamkenisht, kamqenisht

Për me i kuptu drejt të folmet kryesore të shqipes, kish qenë mirë me i riemërtu dhe me i tubu të paktën përkohësisht si:

(1) dardanisht ose jumkanisht — meqë thuhet “jum kânë” (2) shkodranisht ose kamkenisht — meqë thuhet “kam kênë” (3) gegë-toskërisht ose kamqenisht — meqë thuhet “kam qenë” ose “kam qënë” (4) arbërisht ose kamklënisht — meqë thuhet “kam klënë”

Edhe shembujt që i dhashë janë vetëm nji prej veçorive të këtyre ligjeronjave.

Prej kësaj liste, tri dialektet e para janë ma të përhapuna përkah truelli dhe numri i folësve. Kurse vetë gegë-toskërishtja i ka të paktën …