Rrena brina s’ka

Përdali ynë i lajmeve ia shtrembon fjalët CNN-it veç sa me i ngashnjy vizitorët — dhe përmes parjeve me fitu pare.

Por qe për çka rren Koha.net, sajti i kompanisë ma të nderueme mediatike në Dardani: “Filloi Lufta e Tretë Botërore.” Dhe për me tingëllu besueshëm, këto fjalë ia mvesh rrjetit amerikan CNN.

Veç mirozo që edhe na katundarët e kemi mësu pak anglisht, dhe muj e lexojmë vetë sajtin e CNN-it.

Qe përkthimi në gjuhën arbëneshe:

E qe edhe teksti zanafillor në gjuhën angleshe:

Pra, CNN-i po pyet thjesht:

Kërcënimi ma i madh që prej Luftës së Ftohtë? “A …

Deklarata kushtetuese e RTK-së

Pak me vonesë, por pa(?) pendesë: e kqyra Ditarin që e ka dhanë RTK-ja më 7 shtator, në 25-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut. Thashë mos po ndigjoj gja të re për at ngjarje historike.

Dhe njimend ndigjova: disa herë e ndjeva gazetarin tue thanë «deklarata kushtetuese e 7 shtatorit» ose «deklarata kushtetuese e Kaçanikut».

Unë kam ndi për Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, që e ka shpallë Dardaninë republikë, dhe për Kushtetutën e Kaçanikut, miratu më 7 shtator 1990. Por se Kuvendi ynë paska nxjerrë deklaratë kushtetuese edhe më 7 shtator nuk e kam dijtë. Kam kujtu e kan nxjerrë …

T’ia lëshojmë një sy një lajmi të mirë

Ky është lajm i mirë. Përfaqësuesi sërb në një nismë evropiane për Ballkanin i është drejtu znj. Atifete Jahjaga si kryetare e Republikës së Kosovës. Por t’ia lëshojmë një sy lajmit për një çështje tjetër.

Ky mund të mos jetë teksti me më së shumti gabime gjuhësore. Por unë e çela krejt rastësisht për me lexu, dhe syri më zuri shum fjalë e shprehje që unë do t’i shkruaja ndryshe. Natyrisht pati edhe gabime. Janë bë pjesë e pashmangshme e pothuajse çdo shkrimi në portalet tona.

Me të kuqe i kam shënu pjesët më shqetsuese. Me të portokalltë janë fjalët …

Kush ia kurdisi vëllait të kryeministrit?

Shkrun: Petar Lukovići

Aleksandar Vučići, kryeministri serb, dhe Edi Rama, kryeministri i Shqipnisë, do të duhej, si kolegë, të takohen më 22 tetor në Beograd; të dy kanë vëllazën, njëni me emnin Andrej, tjetri Olsi. Andreji tri javë ma parë ishte viktimë e torturës së xhandarmarisë së këtushme; Olsi të martën para mesnate u ba keqbamës i përgdhelun i mediave të tërbueme të Serbisë. Por, a asht vërtet ashtu qysh na e kanë paraqitë?

Me titullin “Lajmi ma i ri” dhe me udhëzimin “e ngutshme,” por “ekskluzive,” pothuejse gjithë “shit from Serbia” [“muti-nga-Serbia”] mediale – nga “Blici,” nëpër “Kuririn” e …

Gegnishtja apo dialekti i sharjeve

Ky lajm u botue të martën, më 14 tetor. Por nuk kam dashtë me e postue ma heret, meqë s’ish punë me e përmendë, ndërkohë që shteti dhe rrugaçët sërbë ushtrojshin dhunë mbi futbollistat tanë. Se gjindje të dhunshëm ka edhe ndër ne, s’e mohojmë. Vetëm se ne nuk u japim hapsinë me e mbizotnue gjith shoqninë tonë.

Çka po më dhemb te ky lajm, megjithate, asht mënyra qysh gazetari (i portalit dhe i televizionit) e përçmon të folmen e futbollistit të mllefuem. Dhe qebesa, qysh mediat tona e përbuzin gjuhën shqipe sikur t’ishin degë të RTS-së!

Ka do fjalë …

Mos e harro qat presje

Një prej gabimeve më ngjethëse (dhe më të pafalshme) është presja që gazetarët harrojnë me e qitë pas emrit të kryetares. Një lajm i rëndomtë në një portal shkruan “Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar ambasadorin . . . .”

Qe pse? Presja tregon ku duhet me bë një pushimth gjatë leximit. Provo lexo: Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar ambasadorin . . . .” A nuk të jepet me u ndalë si para emrit Atifete, ashtu edhe pas mbiemrit Jahjaga?

Presja në këtë rast shërben si një lloj kllape. Është gati si me thënë: “Presidentja e Kosovës …

Zëvendëse apo zëdhënëse?

Aq e zonja është motra e Kim Xhongunit, e zëvendëson gjasshëm krejt partinë. Qe shqip çka po thonë portalet për diktatoreshën:

Kim Jong Yo deri më tani është paraqitur në mediat shtetërore si zëvendëse e Partisë së Punës, e cila është një pozitë jashtëzakonisht e fuqishme në Korenë e Veriut.

Lajmi po thotë: “zëvendëse e Partisë.” Ndoshta është fjala për zëdhënëse? Apo zëvendësen e “udhëheqësit të ndritur” të Koresë?

Kjo nuk është hera e parë që mediat tona nxjerrin lajme fundekrye të paredaktuara. Dhe qesin madje lajme me më shum se vetëm një gabim.

Njoftimi për Korenë e Veriut shkruan …