Qindvjetori i Prenk Vidit të Shqipnisë

Më 7 mars 1914, nji fisnik gjerman mbërrijti në Durrës për ta marrë fronin shqiptar. Por sundimi i Mbretit Vid qe ditëshkurtë. Kundër tij u ngritën n’emën të fesë anmiqtë e Shqipnisë.

Dallas, Teksas — Shum bujarë në Perëndim zunë t’andrrojnë kunorën e nji shteti të vogël në viset ma të lashta të kontinentit, ndërsa Turqia Evropiane po lëshonte grahmën e fundit në vjeshtën e 1912-ës. Por të gjithë andrrimtarët e kotë qenë ma fatlumë se njeriu që – mbasi kishte thanë jo njiherë – pranoi të bahej «Princ i Shqipnisë».

Shqiptarët shpallën pamvarsinë në vlugun e Luftës së Parë …

Finalja e EURO 2012-shit në Prishtinë

Dallas, Texas — Ndërsa FFK-ja po paralajmëron protestë para UEFA-s në Zvicër, na mbetet për të ba punë edhe në Prishtinë. Tue iu shmangë demonstratave, mosdurimin tonë ta shprehim më nji tubim të tifozave në stadiumin e kryeqytetit nji ditë para finales s’EURO 2012-ës! N’at vendtakim mund të sjellim argëtim, të zhvillojmë nji ndeshje të vërtetë finale–apo finalen “Fair Play”–të kampionatit evropian dhe thjesht t’i nderojmë e mbështesim me gjithë zemër futbollistat tanë.

Neve, dashamirëve të sportit, na takon me kërkue të drejtën e vendit tonë me marrë pjesë në garën e madhe të kontinentit. Përderisa shum ekipe kombtare nuk …

Letër e hapur: Urime për ditëlindje!

13 shkurt 2009 Seguin, Texas

I dashtun gjysh,

Po të shkruej me të falënderue për paret e pensionit tand qe m’i kishe çue përmes mikut tonë të përbashkët. Tash nuk mund të arsyetohem për mospunë pas gjithë këtij kujdesi që ke treguar ndaj meje. Prandaj, desha që me fjalë të shpreh falënderimin tim krahas urimeve të mia të përzemërta për ditëlindjen e dyfishtë të 17 shkurtit: Urime Ditëlindjen e 88-të, o gjysh! Urime ditëlindjen e parë të shtetit tonë!

Mbase unë nuk jam në gjendje të kujtoj rëndësinë e kësaj ditëlindjeje. Por, jeta jote, me sa e sa ditëlindje pafestuar, …