Viti 13 i pavarësisë, 2413 i Bardhylit

Hyrja e minierës së Trepçës në Stantërg (nga Ruben Neugebauer, 2015

Sot Republika e Kosovës, shteti i rilindur i Dardanisë sonë të lashtë, mbush 13 vjet. Sikur epokën tonë ta matnim prej motit kur xehetari Bardhyl përmbysi mbretin Sirra dhe u bë prijës popullor i të parëve tanë, sivjet do të …

Pavarësia e Kosovës në GjND

Sir Michael Wood, KCMG, anëtar i Odës së Avokatëve të Anglisë dhe i Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare, paraqitet para GjND-së në emër të autorëve të deklaratës së pavarësisë (Frank van Beek/Capital Photos, 2009)

(English below) Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk cenon të drejtën ndërkombëtare. Këtu po ndaj një fragment prej një punimi bashkautorial, ku shpjegojmë të drejtën e popullit për të vendosë …

Qindvjetori i Prenk Vidit të Shqipnisë

Më 7 mars 1914, nji fisnik gjerman mbërrijti në Durrës për ta marrë fronin shqiptar. Por sundimi i Mbretit Vid qe ditëshkurtë. Kundër tij u ngritën n’emën të fesë anmiqtë e Shqipnisë.

Dallas, Teksas — Shum bujarë në Perëndim zunë …

Letër e hapur: Urime për ditëlindje!

Gjyshi Sherif Mjeku (korrik 2005)

13 shkurt 2009
Seguin, Texas

I dashtun Gjysh,

Po të shkruej me të falënderue për paret e pensionit tand qe m’i kishe çue përmes mikut tonë të përbashkët. Tash nuk mund të arsyetohem për mospunë pas gjithë këtij kujdesi që