Shkrim i moçëm për pjesoren e shkurtë

Salih Gjuka, autori i këtij artikulli për pjesoren e shqipes (botu me 1913), më habiti për të mirë me analizën e hollë që ia ka ba pjesores së shqipes. Megjithëse asht një artikull i shkurtë, ka një trajtim të thellë dhe gjithëpërfshimës të çashtjes me të cilën merret. Kjo tregon se autori ka ba një punë shumë të madhe parapërgatitore, por i asht dashë me i shprehë mendimet e tij në një artikull të shkurtë gazete.

Sali Gjuka, i lindun në Pejë dhe i shkolluem në Shkup, u ba pjesë e lëvizjes kombtare për pavarësinë e Shqipnisë. Asht një nga …

Ti, jo Ju…

Njiherë dikund e pata lexu nji thanie (të dikujt) për tri lloje njerzish që kur flasin për vete thonë na e jo unë. E dij se mbretnit dhe skizofrenët kan qenë dy prej kategorive. Të tretët kan mujtë me qenë kosovarët.

Se a ke pa, kur nji gazetar tëvëje i drejtohet nji qytetari me «Çfarë mendoni ju», qytetari gati gjith ia kthen: «Na mendojmë»?

Edhe jo gjithmonë qëllon vetë i dyti që me ia mundësu grues me i ra trup «Edhe na mendojmë sikurse shoku». Thjesht, nji pjesë e mirë e Dardanisë nuk ka haber pse gazetari po thotë ju …

Letër e pabotueme e Gjergj Fishtës

Poeti dhe prifti françeskan e shkroi këtë letër për me u mbrojtë ndaj akuzave për shpërdorim të pronës së kishës:

Dorëshkrime shqip me germa arabe

Një artikull shumë interesant i Lumo Skëndos për dorëshkrimet shqipe me germa të osmanishtes të shkrueme prej Hafëz Ali Ulqinakut. Dorëshkrimi i parë ka 191 faqe, dorëshkrimi i dytë ka 435 faqe dhe dorëshkrimi i tretë ka 133 faqe. Afërsisht, në këto tekste, kemi kemi diku rreth 20 mijë fjalë. Një punë shumë me vlerë prej kësaj trashëgimie.

Këto tekste i ka sjellë Hamdi Bushati nga Lezha, ku jetonte dhe i runte në atë kohë i biri i Hafëz Ali Ulqinakut. Jam shumë kureshtar me dijtë se a janë rujtë dikund këto dorëshkrime.

Shkarko artikullin në formatin PDF (2.9 MB)…

Çile, jo Kili

Rilindasi ynë e quante vendin jugamerikan Qilia. Vendasit e quajnë Çile (Chile). Shum ma vonë, shqiptarët nisën me përdorë krejt gabimisht emnin Kili (dhe aty-këtu Kilia). Besoj se nuk asht vonë që edhe ne t’i themi atij dheut të largët Çile–Çilja.

N’asnji gjuhë me ndikim botnor nuk ia thonë emnin me K si na. Spanjisht e quajnë Chile, që tingëllon si Çile. Emni frangjisht, Chili, nis me tingullin Sh. Anglisht, Chile shqiptohet me Ç (Çili ose Çilej). Madje edhe në gjuhën italine — që përdor dygermëshin Ch për tingullin K — shkruhet Cile e thuhet Çile.

Tani që kombtarja çileane …