Gjuha e pandemisë

Lakuriqi i kovidit


Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

Vëre maskën apo vendose maskën? Pyetje si kjo na kujtojnë se kovidi po na sfidon më­nyrën si komunikojmë me njëri-tjetrin. Dhe kjo punë s’ka të bëjë veç me gju­hën — shpërfaq njo­hu­ritë, përvojat dhe para­gjykimet e tona për shoqërinë, ligjin, ekono­minë, tek­no­lo­gjinë, mjekësinë e thujse çdo fushë tjetër.

Prandaj ia vlen me e shtjellu.

Me folë me gramatikë

«Halit, vëre maskën. Zonja Hajdari, të lutem, mas­­kën», u drejtohej kryeministri Edi Rama de­pu­tetëve të padëgjueshëm në Kuvendin e Shqipërisë këtë korrik. «Maska është tanimë e de­tyrueshme në ambiente të mbyllura», ri­kuj­ton­te kreu i qeverisë në Tiranë.

Por sivëllai i tij në Prishtinë porosiste qy­te­tarët me tjetër fjalë. Postimi i Av­du­llah Hotit në Face­book mbaronte me ha­shtagun #vendosemaskën.

Kuptimi është i qartë në secilin rast. Por Rama ka folë ma shqip.

Fjala vëre është folja me vu apo në trajtë ur­dhërore. E thotë kështu gjithë Shqi­përia. Tos­kë­risht bën vëre, kurse gegnisht e hasim si vene e ma rrallë si veje. Ko­sova e përdor me karar, por e kupton gjithsesi.

Kurse vendose është tjetër folje. Mund të për­doret me kuptimin apo qes: ven­dos vazon mbi tryezë. Por domethënien e parë — sido­mos në Dardani — e ka me marrë vendim. Po­pulli vendos fatin e vet, por qytetari vë ose vnon maskën.

Hashtagu i Hotit shmang gjuhën që për­dor po­pulli në Kosovë, dhe kështu shpër­fill pa­su­rinë e gjuhës shqipe në tërësi. Janë në pyetje tri fol­je: me vu (), me vnu (vnoj) dhe me vendosë (ven­dos). Këto ia vlen me i njohë dhe me i për­dorë për me kumtu lehtë e mbarë.

Secilën nga tri foljet e gjejmë në Fjalorin e Aka­demisë së Tiranës, ndonëse me ndry­shi­me. Kup­tohet, asnjëra folje nuk jepet në pas­ka­jo­ren (me+), sepse dialekti standard ka përjashtu pa­drej­tësisht këtë trajtë. Kurse folja vnoj del në traj­tën ma pak të përhapur vendoj, sepse qysh më 1917 është vendosë me u rujtë në të shkru­ar togjet nd e mb. Se vnoj rrjedh nga vendoj na e kujton trajta që e hasim në Pejë e gjetiu: ndoj.

Shqiptarët gjithandej pra thonë: vëre mas­kën, vene maskën, veje mas­kën, ven­doje maskën, vnoje maskën, ndoje mas­kën. Thonë edhe: qite maskën, ngjite ma­s­­kën, barte maskën, mbaje maskën, báje maskën. Por shumë rrallë dë­gjojmë: ven­dose maskën.

Këtë e thotë rëndom ai që ia rreh vetit si ma i dijshëm, dhe dijen mundohet me e tregu tue folë me gramatikë — me gjuhën e ngatërruar që e hasim në libra, por që s’do duhej me e përdorë as aty. E thotë qebesa shpesh koso­vari që mendon se duhet me folë ose me shkru pa­tjetër në dialektin standard dhe duke e ko­rri­gju veten i bën me qeshë të tjerët.

Gjuhëtarët vërejnë dy dukuri në këso ra­s­tesh: pu­rizmi, që është prirja e vetë­dij­shme me e pas­tru gjuhën ose dialektin prej ele­me­nteve të cilat i cilësojmë të huaja, të këqija ose të pa­për­shtat­shme, dhe stër­ko­rri­gjimi, që nën­kupton me zbatu pahiri rregulla të caktuara edhe aty ku s’duhet.

Të dyja janë të këqija.

Purizmi na e lëndon gjuhën si zbar­dhue­si që na i njollon teshat. Veçanërisht dë­m­ton kur pu­risti përdor ose përjashton fjalë pa ua ditë kup­timin. Kështu bëhet si një çmontues bombash që pren telin e gabuar dhe i merr në qafë ata që e shi­kojnë për hero.

Stërkorrigjimet, që ndodhin prej tute se po na pshton një fjalë gegnisht ose kur s’e dimë qysh thu­het diçka toskërisht, e varfërojnë njëlloj gju­hën tonë.

Foljet me vu, me vnu e me vendosë da­llojnë. Me to thu­rim fjali të veçanta: Bru­k­seli vuri kushte. Unë e vnova maskën. Gjy­kata vendosi çështjen.

E kur nga tri zbresim në një folje, për­ftojmë fore si kjo (rëndom në pësore): U ven­dos të vendosen maskat. Tingëllon interesant, por jo gjithë!

Kështu dallon edhe rri te shpia nga qën­dro në shtëpi. Se­pse duke ndejtë larg njëri-tjetrit, i qëndrojmë — i bëjmë rezis­tencë — ma lehtë sëmundjes që po na sfidon të gjithëve.

Virusi dhe sëmundja

Sëmundja quhet kovid, kurse virusi thjesht ko­ro­na­virus, ani pse vetë Minis­tria e Shën­de­të­sisë e Kosovës ia huq da­llimit në të shumë­për­men­durin Manual për mbrojtje nga për­hapja e virusit COVID-19.

Ngjashëm me koronavirusin që shkakton kovi­din, virusi hiv shkakton sidën apo aid­sin, së­mun­d­jen tjetër që Organizata Botërore e Shën­de­tësisë e cilëson pandemi.

Emrat e viruseve dhe sëmundjeve po i shkruj shqip. Ato tashmë janë bë pjesë e gjuhës sonë të përditshme, dhe drejt­shkrimi i shqipes lyp me i shkru fjalët ashtu siç shqip­tohen: k për k, jo c për k. Ndonëse burojnë prej ang­lishtes, fjalët kovid e hiv tani i kemi asimilu plotë­sisht, ashtu siç kemi për­bren­dësu huazimet komp­ju­ter, laser e vaksinë. Andaj s’kemi pse i dallojmë ma.

Emrat e viruseve dhe sëmundjeve po i shkruj gjithashtu me germë të vogël. Ndonëse filli­misht janë saju si akro­nime të emrave ma të gjatë, askush nuk ua kujton bren­dinë. Edhe gazetat e Brita­nisë tani shkrujnë covid në vend se COVID, ashtu siç e shkrujnë laser në vend se LASER.

Kovid vjen nga CoViD-19, që bashkon nistoret e emrit të plotë anglisht corona­virus disease 2019 — pra, së­mun­d­ja e koronavirusit 2019, sipas vitit kur janë zbulu së­mun­dja dhe virusi.

Mediat dhe institucionet tona, që ngu­rrojnë me ndjekë gjuhën e popullit, ende përdorin trajtën COVID-19. Por populli ka nisë me thënë kovid: Kovidi i ra Feri­dit. P’e lypin testin e ko­vidit në kufi. E mujti kovidin. Ia pamë sherrin kovidit.

Për shqiptarët, fjala kovid tani është emër shqip që shquhet e lakohet nëpër rasa si çdo emër tjetër. Andaj dhe mediat e institucionet do bënin mirë me folë e me shkru siç bëjnë shqiptarët.

Gjuhëtarët edhe këtu vërejnë dy qasje: pres­krip­tive dhe deskriptive. Qasja pres­krip­tive apo para­caktuese i bie me ven­dosë se qysh duhet me përdorë gju­hën; qasja deskriptive apo për­shkru­ese do­me­thënë me pranu gju­hën qysh e përdor populli.

Mediat dhe institucionet tona po i për­zijnë dy qasjet, duke nënkuptu se duhet me e shkru COVID ashtu qysh shkruhet anglisht. Por këtu po anashkalojnë qyte­tarin tonë dhe traditën e shqipes. Unë gjithashtu po i përzij qasjet: po them se duhet me e shkru dhe me e laku em­rin kovid me germa shqip dhe me rregulla të shqi­pes, ashtu qysh i shkrujmë dhe i lakojmë emrat e tjerë.

Kovid sëmundja, koronavirus shkaktari.

Për të qenë ma të saktë, mikrobi i kovidit qu­het në shkencë korona­virusi i sarsit 2 (ang­lisht: SARS-CoV-2) ose me emra të tjerë të ngjashëm. Kështu e dallojmë nga lloje të tjera të viruseve, për­fshi korona­virusin e sarsit 1, i cili qe për­hapë në fi­llim të këtij shekulli, duke shkak­tu së­mundjen e frymë­marrjes të njohur si sars. Ko­rona­viruset pra janë një familje e tërë e llo­jeve të vi­ruseve, por kur flasim për korona­vi­ru­sin, e men­dojmë këtë që deri tani ka prekë mbi 17 milionë njerëz anekënd rruzullit.

Tash ma ndryshe

Ata kanë dalë pozitivë (mbiemër, me ë në fund, sepse është në shu­mës) ose pozitiv (pa ë, nëse kjo mund të quhej ndajfolje). Janë diag­no­zu me kovid. Shqi­përia thotë janë diag­nostikuar, e disa në Ko­sovë e Maqedoni dia­gnostifiku(ar). Unë po zgjedh trajtën ma të shkurtë: dia­gnozu. Diçka si pro­g­nozu. Shkurt, sepse kjo është prirja e na­tyr­shme e gjuhës, jo vetëm tani që shkur­ti­met, rru­dhjet, ngu­sh­ti­met e mbylljet po i përjetojmë në çdo rrafsh.

Jemi prekë të gjithë, jo vetëm 17 milionët pozi­tivë. Jetesa dhe gjuha kanë ndryshu për­sh­tat­sh­më­risht.

«Mos u fshihni, se sot jemi me maska por kurrë më të zhveshur nuk e kemi pasur dinji­tetin», thoshte depu­tetja Mimoza Kusari-Lila në një mbledhje të Kuvendit të Ko­sovës, kur kundërshtarët e saj u bënë tok me e rrëzu qe­ve­rinë popullore të Albin Kurtit.

Ish fillimi i pandemisë, dhe fjala maskë ende barte si kuptim të parë çorapen a cohën që mbu­lon fytyrën e një bakeqi.

Sot maskë qujmë mburojën nga virusi. I da­llojmë edhe llojet e mas­kave: ki­rur­gjike, N95-she, e pël­hurës a tek­stilit etj. Krye­kuven­dar­ja ko­so­vare Vjosa Osmani ka kohë që flet për maska një­­për­do­ri­mëshe dhe shumë­për­do­ri­mëshe, duke për­ve­tësu fjalë të vyeshme, që deri tash kemi ngu­rru me i përdorë në mjedise formale.

Të gjithë kemi nisë me u mësu me fjalë të reja ose me mënyra të reja të përdo­rimit të tyre.

Huazumë shprehjen distancë sociale. Zumë me folë për karantinën, për izolimin e vetizolimin, për inkuba­ci­o­nin, infektimin, infeksionin, simptomat, dezin­fek­ti­min, higjienën dhe kujdesin ndaj të tjerëve si asnjëherë në she­kullin XXI. U për­poqëm dhe u shtymë me njëri-tjetrin se kush mundet dhe kush duhet me punu prej shtëpisë — prej dis­tan­cës, largësisë — dhe pamendimthi ia gjetëm shoqen shqipe shprehjes remote work.

Kur Evropa urdhëroi qytetarët të rrinë në shtëpi, dhe gazetarët tanë raportonin për lock­down si «mbyllje e madhe», vë­rej­tëm se kishim harru fjalën shqipe ngu­jim. Kur qeveria ven­dosi që qytetarët me mujtë me dalë prej shtë­pie vetëm në orë të caktuar gjatë ditës, m’u kuj­tu fjala frëngji, për dri­ta­ren e ngushtë të ku­llës prej ku qitet me pushkë gjatë rre­thimit. Por kështu e men­dova veç unë, tue bë një kra­ha­sim që s’e përçova dot tek të tjerët.

Ndryshe ishte puna e Gjykatës Kushte­tu­ese të Repub­li­kës së Ko­sovës. Në një ven­dim të fam­shëm, ajo vlerë­soi se nuk bën me e shti Prizrenin në karan­tinë, por se mund të kufizohen hyrje-daljet në ko­munë — ani pse Ministria kish synu me i kufi­zu bash hyrje-daljet kur e kish shpallë Pri­z­renin zonë karantinë. Kështu Mi­nistria doli se e ka shkelë kushtetutën, shkaku i gjuhës, pa çka që kish urdhëru atë që Gjykata e qunte të le­ju­e­shme. Për këtë arsye gjyqtari Bekim Sejdiu nuk u dakordu me kole­gët, dhe shkroi mendi­min e vet mospajtues.

Meme: Dinosauri qan ekonominë, kur sheh me­teorin tek godet Tokën.
Meme: Dinosauri qan ekonominë, kur sheh me­teorin tek godet Tokën.

Edhe në Ministrinë e Ekonomisë kishim sfi­dën e fjalëve, kur nisëm me i kufizu ve­p­rimtaritë sherri i virusit. A me i shqipëru dhe si me i shqi­përu termat e gas­­tro­no­misë takeaway e deli­very? A mjafton me thënë me vete dhe me po­ro­si? Si me për­kufizu çarshinë ose qen­d­rën treg­tare? A mjafton me i rre­gullu vep­rim­­ta­ritë eko­­no­mi­ke vetëm sipas kodeve që kanë në kata­logun ev­ro­pian NACE, pa për­shkrime shtesë? Si me i dallu vep­rim­taritë nga objektet afariste? Si me ua shpje­gu bizne­seve se një akti­vitet i lejuar tjetërkund nuk lejohet në qendër treg­tare? Dhe si me i për­kthy në masa për ekonominë udhëzimet e epidemi­o­logëve?

Kosova ka Institutin Kombëtar të Shën­de­të­sisë Publike, kurse Shqipëria Insti­tutin e Shëndetit Publik. Puna e tyre por dhe emër­timi që bartin ka zgju kër­shë­rinë tonë sivjet: thuhet shëndet publik apo shëndetësi publike?

Për dallim nga gjuhë të tjera, shqipja da­llon shën­detin nga shëndetësia. Fjalori i Aka­de­misë së Tiranës për­ku­fi­zon këtë të mbramen si «ve­p­rimtaria për ruajtjen e shëndetit të popullit; institucionet që pu­nojnë për këtë vep­rimtari». Prirja kur­sim­­tare e gjuhës dhe ndikimi i gju­­hëve të huaja mund të ndikojnë që togfjalëshin pub­lic health ose santé pub­lique ta për­kthejmë shkurt si shëndet publik. Veçse IKShP-ja e Ko­so­vës, që ka gati një shekull histori, s’ka pse e nguc emrin e vet.

Fundja gjuha është plot larmi dhe secila fjalë ka tregi­min e vet, për kohën, rre­tha­nat e më­ny­rën si ka zënë vend në gjuhë. Këtë na e ilus­trojnë mirëfilli testet e tes­timet që po na mun­gojnë e s’po kemi ku t’i bëjmë për së­mundjen. Nëse deri dje kemi bë analiza me mësu për shëndetin tonë, për kovid tani po testohemi. Me shumë gjasë, themi kështu sepse kështu thuhet anglisht: Ana­li­zat e gjakut janë blood tests. Testi ose testimi për kovid është gjith­ashtu test ose testing. Dhe testi, rëndom në shu­mës testet, si pro­dukt mjekësor që porosit qeveria, quhet test kit.

Kosova sot s’i ka punët mirë, dhe mena­xhi­­­mi përtokë i pandemisë s’na jep luk­sin me soditë gjuhën. Por pande­mia po len vragë në çdo cep të jetës, përfshi fjalët e shpre­­h­jet tona. «Vërehet në sy» se po ndikon!