Me lu a mos me lu, kjo asht çështja

Vajza ime pesëvjeçare më thotë: «Babi, eja të luajmë, të lutem!» Kështu më thoshte djali para se të fillonte shkollën! Tash thotë: «Babë, hajde me lu!»

E huazova këtë tekst — me pak ndërhyrje — nga një status i fejsbukut.

Në shikim të parë duket një vërejtje aq e thjeshtë, aq e vetëkuptueshme, sa — thotë njeriu — s’ia vlen as me debatu. Me thënë «me lu» asht aq e pagdhendur dhe aq e pashije përballë «të luajmë», sa edhe të shkruarit e këtij teksti në status bëhet me një dozë brenge dhe habie për atë se çfarë po ndodh …

Urimet e Harushës

Kët të hanë, më 8 shkurt 2016, i bjen Viti i Ri Kinez. Ta kremtojmë me vargjet e Mark Krasniqit:

Harusha e unshme n’telegram t’vet bletën e vogël e përshëndet:

«Ditën e natën po e kaloj n’gjum n’kët shpellë të gurit me andrra shum. Ty bletë e dashtun t’kujtoj gjithnji, — t’dërgoj urime për kët Vjet t’ri dhe t’fala t’flakta me nji dëshirë — që me mjaltë hojet t’i mbushish mirë. S’po e çoj ma gjatë se edhe smunë jam — po më dhemb barku, s’mund t’mbahem n’kambë Porsa t’shtrëngohem te ti do t’vij m’e mbushë me mjaltë nji qyp …

Déjà vu…

Dikush kishte postu në Facebook nji foto të nji fëmije që lexonte libra ulun në trotuar para peshores. E kundrova gjatë atë foto, dhe m’u duk se u ktheva mbrapa në kohë, në fëmijëninë teme! Pashë veten teme në atë foto!

Kështu kam pasë mësu edhe vete. Kështu i kam pasë ba edhe vetë detyrat e shkollës — bash në nji forme si kjo, qysh nga klasa e parë fillore, në vendlindjen time Markaj!

Sa mbaronte mësimi, me vrap na duhej të shkonim e të ruanim bagëtinë. Turr e vrap! Ashtu i bënim detyrat duke ngrahë mbas bagëtisë. Herë ndalonim …

Veturës shqip i thonë kerr

Mjaft u ngridhuet! Ai prind që me ose pa vetëdije e mëson fëmijën se duhet me thanë veturë e jo kerr asht tue mbrumë nji krijesë të damshme për shoqninë. Sepse tue e shtrëngu me folë në nji mënyrë të caktueme, i madhi e bind të voglin se mënyra tjetër asht gabim dhe se ata që flasin ashtu nuk dijnë — pra, jan joqytetarë, të paarsimuem.

Kalamaja me prindin gojëpedant tani rritet i lumtun se din diçka ma shum se fëmijët e atyne që s’duen, s’mujnë, ose s’jan (as gjallë) për me ua mbjellë të folmen «me gramatikë». Ndërkaq, babi …

Të mirat e shumëgjuhësisë

Një gjë të re që mësova nga intervista sonte me znj Bardha Mance pranë Athens International Radio është se edhe Universiteti i Athinës paska studiuar rishtas efektin e shumëgjuhësisë. Madje mu me fëmijët shqiptarë që vijojnë Shkollën Shqiptare në Athinë. E se rezultatet e tyre përkojnë plotësisht me rezultatet nga studime tjera ndërkombëtare te një pikë: fëmijët shumëgjuhësorë e kanë më lehtë të arrijnë suksese edhe në lëmi tjera.

Që shqipja u mundëson fëmijëve të mësojnë më mirë tjera gjuhë, shkaku i pasurisë së madhe të tingujve speficikë, kjo s’është sekret. Për mua është interesant kjo ndërlidhja e dokumentuar shkencorisht …