Në kufi, droga kalon më lehtë se libri

Paramendojeni kaq e vështirë për me e sjellë librin në shpi, veç 1.000 copë (pak diçka më pak). Ta ndalojnë në doganë, u tregon fakturën dhe autorizimin, e pranojnë se me dokumenta je në rregull, por s’ta lëshojnë me marrë te shpija! Pse? Pse???

Edhe po vet dikush pse a?! A nuk jemi na shoqënia më e korruptume në botë, më e pafytyrë, më e pandershme. A nuk janë institucionet tona viktima të dhunimit prej matrapazëve politikë?

Paramendojeni, më thonë se dokumentet janë në rregull, por s’ma lëshojnë librin sepse nuk kanë një legjislacion. E dijmë se marrëveshja e nënshkrueme …

Standardet e dyfishta të një shoqërie

Kur një verior vret – se ia kanë vra babën krejt pa faj dhe dorasi i ka paguar miliona gjykatës së korruptuar për ta shpallë të pafajshëm – shoqëria jonë ngarend me shpallë: “gjakmarrje primitive nga veriorët e pagdhendur.”

Nana e një malësori të tillë, që vret dikë për me marrë gjakun e babës së vrarë kot, nuk ka shans me dalë në konferencë shtypi krahas kryeministrit shqiptar! Nuk ka gjasë ajo nanë me fitue simpatinë e shqiptarëve nëpërmjet portretizimit që i bën në konferencë shtypi Kryeministri Edi Rama.

Ndërsa kur Kostandin Xhuvani, çuni i një deputeteje socialiste, vret katër …

Rrethi vicioz i korrupsionit

Në vitin 2011, Kostandin Xhuvani – i biri i Luiza Xhuvanit, deputetes rilindase – vrau një njeri dhe u dënua me vetëm dy vjet burg. Atëherë, avokati, gjykatësi, prokurori, që të tre ranë dakord njëzëri që faji ishte i viktimës. Meqë viktima nuk ankohej dot, Kostandini u dënua simbolikisht me vetëm dy vjet burg për vrasje në një kohë që për mospagim të energjisë elektrike qeveria po kërcënon shtetasit me nga tri vjet burg.

Si përfundim, mbas dy vitesh, vrasësi Konstandin, i lënë i lirë që të vazhdojë Konstanten e Krimit, edhe njëherë ngriti pllakën e varrit të drejtësisë shqiptare …

Vdiqën për shkak të hajnisë

Si shoqni kemi tregue bashkëndjesinë tonë saherë që dikush prej nesh ka ba thirrje për ndihmë. Rast i tillë qe përpjekja me iu dalë krah pesë fëmijëve që mbetën rishtazi jetimë. Por detyrimi ynë nuk përfundon me aq. Ia vlen me pyetë: ç’po bajmë ne përtej thirrjeve të rastit? Ata fëmijë sigurisht që kanë mbëhi jo vetëm për ushqim, veshmbathje e pare. Kanë nevojë për përkrahje morale, për me u shkollue dhe me u përgaditë për t’ardhmen. Dhe për t’ua ba këte të mundshme na duhet me e shestue (planifikue) ndihmën tonë me kohë dhe jo vetëm sod për nesër …

Shkarkimi i Plasarit, lajm i keq për Shqipërinë

Në vitin 1925, Prof. Aleksandër Xhuvani botoi «Njohuritë e para të sintaksës shqipe», një kontribut i madh për gjuhësinë.

Për ta vlerësuar këtë studim nismëtar, i pari i kësaj natyre mbi gjuhën shqipe, kreu i shtetit shqiptar të asaj kohe, Ahmet Zogu, shpalli festë zyrtare, duke dhënë edhe një pritje me protokoll zyrtar. Prof. Xhuvanit iu dha një shpërblim financiar, me të cilin ai ndërtoi dy shtëpi – një në Tiranë dhe një në Elbasan! (Njërën nga ato shtëpi e kanë blerë mbas vitit 1991 Motrat e Urdhrit “Nënë Tereza.”)

M’u kujtua ky detaj historik, teksa po lexoja një lajm …

Dy fjalë për Turqinë

Turqia radhitet e 54-ta në botë simbas perceptimit të korruptësisë në matjen që ban Transparency International. Italia asht e 72-ta, që domethanë se i ka punët ma keq. Mbas Turqisë janë të paktën pesë shtete antare të BE-së dhe vendet e Ballkanit me përjashtim të Sllovenisë. Shum vende arabe po ashtu janë para disa shteteve të kontinentit tonë. Tash, mbasi s’jemi në gjendje me tërheqë investime prej ajkës evropiane, pse e shajmë Orientin?

Ka nji përjashtim për Turqinë, megjithate: ajo ndodhet në mesin e disa vendeve nga mbarë bota që e kanë zbatue pak ose fare Paktin e OECD-së kundër …