Si po ndryshon gjuha shqipe

Njerëzit natyrshëm përpiqen me bë ma shum punë me ma pak mund. Andaj dhe gjuha njerëzore shkon tue u bë ma e thjeshtë: kursen tingujt e fjalët, thjeshton rregullat, dhe arrin me mbijetu përballë sfidave të reja.

E pse mos me u paqyru ky evolvim edhe në gjuhën e shkruar? Përkrahësit e reformës drejtshkrimore e kanë mirë — sidomos kur flasin për foljet.

E para e punës është me e shkurtu pjesoren — nga shkurtuar në shkurtu. Shqiptarët po e krasitin kur flasin. Pse mos me e shkurtu dhe në shkrim? (Shih, edhe emrat e fëmijëve po i lëmë krejt …

A u njësua gjuha letrare më 1972?

Nga ngjarjet më të mëdha në historinë e kulturës shqiptare, që patën karakter gjithkombëtar deri sot mund të veçohen tri: Kongresi i Manastirit të vitit 1908, kur u vendos alfabeti shqip për të gjithë shqiptarët, Komisia Letrare Shqipe (në Shkodër) tetë vjet më vonë (filloi më 1 shtator të vitit 1916 dhe përfundoi me 22 maj të vitit 1918), si përpjekje e parë serioze për krijimin e një gjuhe standarde me bazë elbasanishten dhe Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe mbajtur në Tiranë më 1972, kur u vendos Drejtshkimi i gjuhës shqipe.

Ajo që u vendos në Kongresin e Manastirit …