po du me t’thanë

po du me t’thanë
qi m’ke idhnu,
edhe në faqet e mbrendshme të kapakëve të syve
po m’diftohesh me shkumë rreth goje
tu e tajit vnerin e pathanë, po dyfish të randë.

dil ec pak, nëpër tragat e shputave tona…

 

Fjalë të omla

Tu e ditë që pemët e perimet gjithnji jon kanë në themel të tregut mes njerëzve të kulturave të ndryshme, emnimet e tyne përkatëse në se­cilën gjuhë janë përzimje hua­zimesh dhe fja­lësh të trashë­gueme. Ashtu edhe te shqip­tarët, të cilët …



vjersha germëvogla

1.

shtritë mbi rê përloshun rri
shkas teposhtë e mrenda hi,
bahem lot i gjelpt e’i’randë
çahem n’tokë pa’e vra kërkand.

diell qershori m’çon në kambë
m’dhizen sytë si poçi n’llambë,
fluturimthi shkoj përpjetë
bahem rê me tjetër jetë.

tash …