Për këta, Norvegjia joenveriste s’asht shtet normal

Xhevat Lloshi asht ftu me folë për apelin e 20 ‘intelektualëve’. Mbasi për këtë kam një artikull të veçantë po thom vetëm që Lloshi s’e thotë as edhe një fjalë për këtë ‘apel’. Dhe një fakt tjetër me randësi që duhet me vu në dukje asht që nga këta 20 ‘intelektualë’, 19 janë toskë dhe një asht mirditor anonim në gjuhësi (pjesëmarrës i Kongresit të Drejtshkrimit 1972), i cili ende, edhe sot, ban thirrje për ringjallje të sistemit të Enver Hoxhës. Kjo vetëm sa për ta kthjellu pamjen që këta stalinistë të regjun dojnë me e turbullu dhe me e …

Shqipja, Shkup, e shpëton shtetin

Përleshjet e armatosura në Kumanovë na i japin do mësime të vyeshme për Maqedoninë. Qe të përmbledhura në tri pika:

1. Maqedonia ka të pazgjidhur çështjen shqiptare

Atje u vranë njerëz në emër të çështjes shqiptare. S’domethënë tash se grupi militant që po i thotë vetes UÇK ka gjetë mënyrën e duhur me u shërby shqiptarëve. Por Maqedonia ka një problem që duhet zgjidhë para se dikush tjetër ta përdorë atë për qëllimet e veta.

Për dekada, qeveria në Shkup trajton shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë, pa iu dhënë mundësi me e qujtë Maqedoninë shtet të tyre. Kjo …