«Kandidat apo kandidate»: dy fjalë për seksizmin në gjuhën shqipe

«“Mimoza, kandidat për kryetar” apo “Mimoza, kandi­date për krye­tare”? Si është mënyra e du­hur me u shkru shqip?» më pyetën.

Por ç’dome­thanë shqip ma së pari? Ka dy kup­time: (1) në gjuhën e shqip­ta­rëve; (2) kup­tue­shëm, troç. Tash, si kandi­dat edhe kandi­date janë në gjuhën e shqip­tarëve. Veç cila asht ma e kuptueshme?

Ma e kuptue­shme, dihet, asht gjuha e thjeshtë e popullit — ate që anglo­ameri­kanët e qujnë plain language. Me shkru në gjuhë të thjeshtë duhet me u shprehë sa ma shkurt, me i për­dorë fjalët ma të për­hapuna, dhe mos me shkru ashtu qysh s’kishe me thanë …

Turqia, vend demokratik?

Si pasojë e përpjekjes për një grusht shteti në Turqi, nëpër rrjetet shoqërore po diskutohet gjerësisht mbi Turqinë dhe politikën e saj. Një prej gjërave që bie në sy është se kundërshtarët e grushtit të shtetit – që nuk janë vetëm përkrahësit e kryetarit Recep Tayyip Erdoğan – thonë që qeveria turke është qeveri “demokratike”, dhe rrjedhimisht ka legjitimitet qeverisës.

Te kjo pikë duhet të ndalemi pak: çfarë do të thotë demokraci në radhë të parë?

Tani demokracia në kuptimin e parë të saj do të thotë “sundim i popullit” ose më kontekstualisht “sundim i shumicës” (nga greqishtja e lashtë …

Ulërima në veshin e shurdhër

Këtij kombi që po i vrasin gratë, dhe nuk i gjejnë kurrë vrasësit. Se jeta e grave këtu s’rrit peshë. Ka gra me shumicë…

Kështu shkroi Rudina Xhunga para disa vitesh kur gratë po vriteshin, e ndërgjegjet njerëzore po binin në vorbullën e heshtjes dhe të pasigurisë, nëse gruaja ka faj edhe kur vritet.

Kjo s’mbaroi kurrë, gratë po vriten prej burrave, në sytë e pafajshëm engjëllor, midis duarve të vogla që mbrojnë fuqishëm gruan që ikën shpejtë në pafundësinë e një qielli të errët, që përqafohet paparalajmërueshëm me vdekjen, pameritueshëm poashtu, dhe ne ende po flemë. Ne flemë, ndërkohë …

«Copë-copë»

Çdo ditë e shof se si shuhet jeta e një gruaje të re. Jeta e asaj që ndryshe s’mund t’ia del, përveq t’i bindet asaj që shoqëria kërkon prej saj, nënshtrimit. E kam parë presionin që i rri ngjitur për trupi për të heshtë, dhe pranuar gjithcka që kushdo i kërkon. E shof çdo ditë atë dhimbje shpirti që kalon drejt syve, e kërkon me i zgjatë dorën, në heshtje, pa u vërejtë, e bindur dhe në fund e shkatërruar.

E kam taku, e kam pas afër meje atë lloj dhimbje kur gruaja 35 vjeçare rri e pamartuar, po dhimbje! …

Kuota zgjedhore, e keqe për gratë

Kët javë, Gjykata Kushtetuese e ndaloi nji ndryshim të propozuem të kushtetutës së Kosovës, i cili kish me ua nda 40 përqind të posteve të ministrave e zavendësministrave njanës gjini. Ndër tjerash, gjyqtarët vlersuen se ndryshimi do t’i shkelte të drejtat e njeriut dhe frymën demokratike të ligjit më të naltë të vendit.

Sado të rreptë, pleqnarët në Pejton nuk e kan keq. Sepse barazia nuk arrihet tue kriju pasqyrë të rreme të barazisë.

Tashpërtash, ligji parasheh që 30 përqind t’antarëve të Kuvendit dhe t’asambleve të komunave të jenë të njanës gjini. Ky parim ua ka mundësu ma shum vajzave …

Gratë dhe reforma zgjedhore

Në Dardani ka përmbi pesë vjet që folet për reformë zgjedhore. Partitë kan premtu disa herë se kan me kry kët punë. Por edhe sikur krenët e partive të baheshin burra dhe ta mbajshin fjalën, ç’ndikim do kish sistemi i ri i zgjedhjeve për gratë në Kuvend?

Deri më tash, ligji e ka zbutë sadopak pabarazinë gjinore n’organin ligjvenës të vendit, tue veçu gati nji të tretën e ulëseve për njanën gjini. Në llaf të thatë, kjo mund t’ishte cilado nga dy gjinitë, por në praktikë kuota e “30 përqindëshit” u ka dalë në krah grave e vajzave.

Nji rregull …

Nën këmbët e gruas

E dini si është puna? Ka kohë që doja të shkruaja këta rreshta që do lexoni tani.

Pata lexuar se tragjeditë e vërteta familjare vijnë nga jeta e pajetuar e prindërve. Nuk mund ta shuja këtë zë që e kisha kërkuar për vite, për këto dy dekada e gjysëm që po mbush. E gjeta thashë me vete, dhe po, u dënova që përjetë të vuaja dhe të jetoja me atë që do të mund të ishte, por që s’do të ishte kurrë, dhe sot e përjetë një falje do ia kërkoja personit që më bëri atë që jam sot, një …