Nji natyrë përfundimtare dhe e pandryshueshme e gjuhës, cilado ajo, thjesht nuk ekziston. Prurjet, si krejt risimet e ndryshimet në gjuhë, varen veç nga besojmat e përpjekjet njerëzore. Ç’mendësi kemi sot lidhur me hapjen e mëtejme të standardit ndaj prurjeve …
Autor: Gazmend Bërlajolli
Mëshele fjalorin
Fjalori i shqipes i vitit 1954 shënon fjalë si mëshel e i mbramë ose edhe nalt. Botimi i radhës i leksikografisë, fjalori i vitit 1980, nuk e ka asnjërën nga këto leksema. Secila prej tyre mbetet kësisoj e papërfaqësuar …
Gegnishtja, gjuhë e huej?
Para pak muejsh nji koleg e shpërndau në rrjete shoqnore nji video-intervistë të Top Channelit me albanologun Wilfried Fielder. Fokusi i kolegut asokohe ish te përgjegjja e studiuesit gjerman për dallimet fonetike mes gegnishtes e tosknishtes dhe përshfaqjes së këtyne …
Mbi matjet e korpusit të shqipes
Domeni publik i gjuhës dikur kishte raviza më të prera e të dallueshme. Sot këto dalin të vagullta, meqë shumë veprimtari, dikur gjysmëpublike, jopublike, private e intime madje, tashmë depërtojnë e nguliten madje fare në domenin publik. Me përhapjen virale …
Pa mejtë shiu
Qetësia e shkoqun prej zhumhurit të shiut përhapet, me nji kreshendo monotonie të hintë, nëpër rrugën që vështroj. Po flej i zgjuem, ndalë ndanë dritares, në të cilën pështetem si gjithkund. I kërkoj në mue ndijet që kam para kësaj …
Analfabetizmi funksional dhe ndryshimi i standardit
Ç’është analfabetizmi funksional? Qe ç’thotë Wikipedia në anglisht:
…Analfabetizëm funksional janë aftësi shkrimi e leximi që nuk mjaftojnë “me ia dalë mbanë në përditshmëri dhe nëpër detyra punësimesh që lypin aftësi leximi përtej nivelit themelor. Analfabetizmi funksional kontrastohet me analfabetizmin
Ekonomizimi i pjesores – mundësi për shqipen e përbashkët
Prestigji si parakusht e si pikësynim
Çdo shoqni vjen e shtresëzueme në hierarki. Gjuha, mjeti themelor i komunikimit shoqnor, vjen vetë e shtresëzueme krahas. Shtresëzimi shoqnor dhe shtresëzimi gjuhësor janë nji dhe e njejta gja, sepse kategorizimet sociale, raportet mes …
Ç’gegë me qenë?
Rreth «Unë jam gegë» nga Mustafa Nano
Mustafë, je toska që shkon më së largu: jo thjesht vihesh me e zhbiru problemin që jetojmë, por edhe shpall se je gegë. Ky ekspozim publik kërkon më shum se mirënjohje. Don mbështetje …
Parathanie (e Dhiatës së pakëndueme)
Parathania, kjo e keqe e domosdoshme e shum librave, ka veç nji të mirë: e kapërcejmë, në ma të shpeshtat e herës, pa e lexue hiç. S’di që pos shkruesit të saj, autorit të librit që ajo po i paravihet, …
Lugth, lukth, stomak: Nji trajtim bashkëkohor
Fillimisht, qe do gjetje nga dy botime fjalorësh të gjuhës shqipe të Akademisë së Shkencave në Tiranë, më 1980 dhe 2006. Fjalori i vitit 1980 gjendet edhe në formatin online. Konsultova megjithatë formatin elektronik, të shkarkuem prej gjuhashqipe.com. Këtu jepet …
«jam i vdekun» nga Orhan Pamuk
Qe shqip nji copëz romani nga Orhan Pamuk. Benim Adım Kırmızı, që turqisht domethënë “Emnin e kam Kuq,” u botua për herë të parë më 1998. Në gjuhën tonë doli me titullin Unë jam e kuqja më 2006, vitin që …
Guzhinat e standartit
TIRANË, 8 maj 2014 — Nji shoqatë shqiptarësh nga Greqia na e zu’ syri tek i kërkonte kryeministrit me ia mbledhë betë gjuhëtares dhe deputetes Ledi Shamku-Shkreli, mbasi e partisë së tij kjo. Shembulli na tregon se grupe interesi që …
Pessoa, «Asht katër e natës»
Sahati që asht andej përmbrapa, në shpinë e braktisun, mbasi të tanë po flejnë, lëshon ngadaldalë tingullin e qartë të katërfishtë t’orës katër të natës. S’kam fjetë ende, as shpresoj me fjetë. Pa pasë gja me ma tërheqë vëmendjen që …
Vorri i ashikut
Ndër ma të bukurat e legjendave në shqip asht ajo e vorrit të ashikut. Vendngjarja, simbas historianëve, i përket nji fshati të Pezës. Në pak fjalë, historia asht kjo:
Nji i ri punonte hyzmeqar te nji fisnik. Ky, kur heton …
G dhe L, dy rrymat
Përpara sesa ta fillojmë shqyrtimin e standardit, na duhet nji arsye e qëndrueshme. Pra, nji politikë gjuhësore. E politika gjuhësore e don nji vektor orientimi, pra përgjegjen për pyetjen “pse po çohemi me e shqyrtu standardin”.
Përfaqësuesit e nji rryme …