Pritësi në theknajë

Pak vepra në historinë e letërsisë kanë mujtë me pasë fatin e romanit The Catcher in the Rye, i autorit Jerome David Salinger (Selinxhër).

Salingeri u lind në Niujork me 1919. I biri i nji tregtari të kamun djathnash, Salingeri u rrit në nji lagje pasanikësh në Menheten, dhe e kaloi fëmininë e vet tue u përplasë nga nji shkollë private te tjetra. Aq shum u end shkollave private sa mâ në fund prindët e tij sosën me e plasë në nji Akademi Ushtarake me 1934. Aty edhe muer diplomën e shkollës së mesme në vjetin 1936, kurse për studimet …

Kthimi i padishahut

Turqia ka qenë i vetmi vend me shumicë dërrmuese myslimane që falë Atatürkut ndërtoi një shtet shekullar. Duke e njohur rrezikun e radikalizmit fetar, Atatürku para vdekjes la testament që në rast në Turqi rrezikohej shekullarizmi, atë ta mbrojnë gjeneralët e ushtrisë!

Dhe gjeneralët e kanë mbrojtur disa herë gjatë dekadave ekzistencë të shtetit të shekullar turk. Sidomos mbas përpjekjeve të mëdha të sovjetikëve për të përhapur komunizëm në Turqi, ishin pikërisht gjeneralët që e shpëtuan vendin nga kthimi në një shtet satelit të Bashkimit Sovjetik. Ushtria turke është në Nato, kështu që edhe kur është vendosur pushteti i gjeneralëve, …

Në kapërcyell të dy botëve

Plot 15 vjet má parë, në nji datë si sot, na si familje e palosëm jetën tonë nëpër valixhe dhè morëm avionin per Amerikë. Krejt çka na e gjykuem të vlefshme u ngjesh n’ato valixhe, dy prej tyne mbushun me librat e zgjedhun, prej të cilëve s’mund u ndava, dhe i pruna me veti në New York.

Ah ai momenti kur njeri vendos me u largue jashtë vendit. Jeta jote guzhmohet si nji lamsh i ngatërruem emocionesh. Je duke braktise krejt ate çka di e çka ke mësue deri ate moment për me hy në nji fazë të panjoftun të …

Ditëlindja e Shkrelit

Me 10 shkurt 1938, në Shkrel të Rugovës, leu poeti Azem Shkreli. Për poetë si Shkreli duhet kujtue vetëm datëlindja, sepse shkrimtarë të tillë nuk vdesin kurrë…

Qe një poezi nga Azem Shkreli:

Çka mësova unë

(kangë gegnisht)

Me u ra tërthoreve në trup Me ndie andjet tue lehë Me ra mbas xixave n’pup Me u ndejtë dhimbjeve n’teh Me shkel prajshem n’për tokë N’venë t’fjalëve mos me u deh’ Me i ndreqë muret me kokë Me thanë fat kobi ku je Mos me dashtë ngushëllim Me folë pa hile me mikun M’u varë n’çengelin tem Me ndezë kandila të …

Ambientalistët suedezë në Mirditë

Në nji zonë të Mirditës shkojnë do ambientalistë suedezë — do environment protection experts, ekspertë për mbrojtjen e kafshëve dhe mjedisit — dërgue nga Bashkimi Evropian. Bajnë takime me banorët tue folë për mjedisin dhe kafshët e egra që jetojnë andej. Mbas leksioneve u thonë banorëve a kanë ndonji pyetje.

— Ju mirë boll folët. Po ne na qitën fare ujqt, or ti! — u ishin ankue mirditorët suedezëve, — Ç’me ba, or ti? Na i shfarosën krejt gjanë e gjallë!

— Jooo… mos i vritni ujqit… me marrë do armë gjaku të posaçme, me plumba paralizues, me i gjuejtë …

Déjà vu…

Dikush kishte postu në Facebook nji foto të nji fëmije që lexonte libra ulun në trotuar para peshores. E kundrova gjatë atë foto, dhe m’u duk se u ktheva mbrapa në kohë, në fëmijëninë teme! Pashë veten teme në atë foto!

Kështu kam pasë mësu edhe vete. Kështu i kam pasë ba edhe vetë detyrat e shkollës — bash në nji forme si kjo, qysh nga klasa e parë fillore, në vendlindjen time Markaj!

Sa mbaronte mësimi, me vrap na duhej të shkonim e të ruanim bagëtinë. Turr e vrap! Ashtu i bënim detyrat duke ngrahë mbas bagëtisë. Herë ndalonim …

Qilymi lumjan

Mbramjet që shtrohen n’Amerikë për festën e pavarsisë së Shqipnisë më dalin gjithmonë interesante. Në këto ndeja mblidhen shqiptarët e krejt trojeve tona në Ballkan – shqiptarë nga tanë breznitë që jetojnë n’Amerikë: të lindun nga prindë ardhun moti, para njiqind vjetësh, qysh para pavarsisë, apo nga prindë t’ardhun në kohë të Zogut, shqiptarë t’arratisun mbas vendosjes së komunizmit, si dhe shqiptarë t’ardhun mbas viteve nandëdhetë.

Në nji nga këto mbramje nji miku jem qilloi me kenë i njoftun i përbashkët me nji zotni nga Luma. Qebesa, edhe para se me u takue me atë burrë, më kishte ba përshtypje …