Po ndryshon shqipja standarde

E kemi thënë më parë se shqipja po ndryshon. Gjuha standarde do bëhet heret a vonë me paskajore: kemi me e shkru me lexu. Mes thjeshtimesh tjera, do shkurtohet edhe pjesorja: kemi shkruar do bëhet kemi shkru.

Lektorët e gazetave ende i bëjnë qëndresë ndryshimit. Një shkrim, ta zëmë, me paskajore e ka vështirë me pa dritën e botimit në mediet tona.

Por në një shoqëri të lirë, janë intelektualët e mëdhenj — jo gabimqortuesit e paemër — ata që vendosin standardet. Larg trysnisë së lektorëve, emrat e përmendur të jetës publike po e ndijnë detyrën me folë dhe me …

Toskët përdorin paskajoren

Lëvizja dhe përqendrimi i popullsisë së Shqipnisë Administrative në Tiranë, Durrës, Elbasan e tjera qytete, lëvizja e veriorëve dhe jugorëve prej bjeshkësh në rrafshina — fjala vjen, kur një mirditor e një dangëlliot vendosen në Tiranë — ban që ata të takohen në një mjedis neutral ku duhet me vendosë njëfarë komunikimi të domosdoshëm.

Ky komunikim i domosdoshëm gjithsesi kërkon që të bahen kompromise dhe — me aq sa kam vërejtë unë — veriori heq dorë prej të gjitha veçorive të veta, deri te paskajorja, ndërsa jugori heq po ashtu dorë prej të gjitha veçorive të veta, deri te rotacizmi. …

Gegnishtja, gjuhë e huej?

Para pak muejsh nji koleg e shpërndau në rrjete shoqnore nji video-intervistë të Top Channelit me albanologun Wilfried Fielder. Fokusi i kolegut asokohe ish te përgjegjja e studiuesit gjerman për dallimet fonetike mes gegnishtes e tosknishtes dhe përshfaqjes së këtyne në poezi. Unë u pata mbresu nga nji tjetër përgjegje e studiuesit, po pak ngeja e mungueme, e pak ma fort dembelia, banë që mbresat të mos i shkrueja ma herët.

Para se me i shpalosë reflektimet, qe pyetja e gazetares dhe përgjegjja në fjalë e Fiedlerit, të zbardhuna ma poshtë:

(8:30) PYETJE: Ka pasë debate mes gjuhëtarëve shqiptarë që …

Shkrim i moçëm për pjesoren e shkurtë

Salih Gjuka, autori i këtij artikulli për pjesoren e shqipes (botu me 1913), më habiti për të mirë me analizën e hollë që ia ka ba pjesores së shqipes. Megjithëse asht një artikull i shkurtë, ka një trajtim të thellë dhe gjithëpërfshimës të çashtjes me të cilën merret. Kjo tregon se autori ka ba një punë shumë të madhe parapërgatitore, por i asht dashë me i shprehë mendimet e tij në një artikull të shkurtë gazete.

Sali Gjuka, i lindun në Pejë dhe i shkolluem në Shkup, u ba pjesë e lëvizjes kombtare për pavarësinë e Shqipnisë. Asht një nga …

As s’ta fusin, as s’të lanë m’iau futë

Shqiptarët e arsyeshëm po thonë se Kongresi i Drejtshkrimit ka gabu që s’e ka pranu paskajoren. Por as këta vetë nuk po e pranojnë. Qe, çoja një gazete një shkrim me paskajore, kqyre a po ta botojnë.

Në ta botofshin, kan me ta ndërru paskajoren me njidreqedinçka e me ta humbë a ngatrru krejt kuptimin fjalës. Ja të paktën kan me t’ia ndërru fëtyrën fjalisë.

Ti thue, për shembull, «duhet me ndërtu shtetin», tue përdorë fëtyrën veprore. Ata ta kthejnë në pësore a vetëveprore, sa me ta kujtu se «shteti duhet të ndërtohet» pa angazhimin tonë.

Po qe sa po …