Nana e teprimit

E kam thanë, dhe po e përsëris, na jemi nana e teprimit. I bartim do sende për së randi, pa nevojë. Reduntant, kishin me i thanë amerikanët.

Qe, për shembull, kodet postare në Dardani janë pesëshifrore, thue se kemi na vendbanime sa vetë Amerika. Zvicra e Shqipnia Londinare, që janë ma të vogla, i përdorin vetëm katër shifra, dhe u mjaftojnë.

Pastaj, tabllat e kerreve, përveç do veturave zyrtare, fillojnë krejt me zero. I kemi veç shtatë rajone, të shënueme me numra dyshifrorë, prej nji deri në shtatë. S’ka lidhje që zeroja kushton me u shtypë. S’ka as lidhje që …

Me lu a mos me lu, kjo asht çështja

Vajza ime pesëvjeçare më thotë: «Babi, eja të luajmë, të lutem!» Kështu më thoshte djali para se të fillonte shkollën! Tash thotë: «Babë, hajde me lu!»

E huazova këtë tekst — me pak ndërhyrje — nga një status i fejsbukut.

Në shikim të parë duket një vërejtje aq e thjeshtë, aq e vetëkuptueshme, sa — thotë njeriu — s’ia vlen as me debatu. Me thënë «me lu» asht aq e pagdhendur dhe aq e pashije përballë «të luajmë», sa edhe të shkruarit e këtij teksti në status bëhet me një dozë brenge dhe habie për atë se çfarë po ndodh …

Kur «i njëjti» kryn «vepër penale»

S’dij që ka fjalë ose shprehje që ma shpifin ma shum se vepra penale dhe i njejti (ose i njëjti). Shoqet e tyne i ka pasë edhe anglishtja, por juristat e vyem nuk i përdorin ma.

Së pari, ajo që quhet vepër penale mund të jetë veprim dhe mosveprim (e vret dikend edhe tue mos i dhanë bukë kur e ke për detyrë). Pse mos me e zavendësu fjalën vepër me shkelje (e ligjit)?

Së dyti, penale as s’asht shqip e as nuk e kuptojnë njerzit çka domethanë. Pse mos me zavendësu me e ndëshkueshme? Pra, shkelje e ndëshkueshme!

Dhe …

Ti, jo Ju…

Njiherë dikund e pata lexu nji thanie (të dikujt) për tri lloje njerzish që kur flasin për vete thonë na e jo unë. E dij se mbretnit dhe skizofrenët kan qenë dy prej kategorive. Të tretët kan mujtë me qenë kosovarët.

Se a ke pa, kur nji gazetar tëvëje i drejtohet nji qytetari me «Çfarë mendoni ju», qytetari gati gjith ia kthen: «Na mendojmë»?

Edhe jo gjithmonë qëllon vetë i dyti që me ia mundësu grues me i ra trup «Edhe na mendojmë sikurse shoku». Thjesht, nji pjesë e mirë e Dardanisë nuk ka haber pse gazetari po thotë ju …

Deklarata kushtetuese e RTK-së

Pak me vonesë, por pa(?) pendesë: e kqyra Ditarin që e ka dhanë RTK-ja më 7 shtator, në 25-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut. Thashë mos po ndigjoj gja të re për at ngjarje historike.

Dhe njimend ndigjova: disa herë e ndjeva gazetarin tue thanë «deklarata kushtetuese e 7 shtatorit» ose «deklarata kushtetuese e Kaçanikut».

Unë kam ndi për Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, që e ka shpallë Dardaninë republikë, dhe për Kushtetutën e Kaçanikut, miratu më 7 shtator 1990. Por se Kuvendi ynë paska nxjerrë deklaratë kushtetuese edhe më 7 shtator nuk e kam dijtë. Kam kujtu e kan nxjerrë …

George Orwell, «Politika dhe anglishtja» (ese, 1946)

Shënim i përkthyesit

Kët ese po e përkthej piksëpari për ata që s’dijnë anglisht. Fundja, ata që dijnë anglisht mun e lexojnë vetë origjinalin, pa u tutë se po bijnë pre e huqeve të mia. Dikush kish me pyetë: Po çka u duhet ky ese, titullu «Politika dhe anglishtja», atyne që s’e dijnë kët gjuhë?

U duhet, sepse n’at shkrim, George Orwelli e shpalon nji të vërtetë që vlen për të gjitha gjuhët. Ai i nxit lexuesit me mendu ma qartë dhe me u shprehë në gjuhë sa ma të thjeshtë e sa ma të thukët — ose, me fjalë …

Me martu dhe me u martu

Nji përdal yni i lajmeve shkruen: «Blero konfirmon: Do ta martoj Afronën».

Hajde de! Kujtova njiherë se Afrona qenka e bija ose e motra e Bleros, dhe tani ai si patriark i këtyneherit po i fton mësitat me e lypë dorën e saj. Ose të paktën, Bleroja po ban darsëm për martesë t’Afronës.

Se qashtu thonë shqip: Sivjet e martoj çikën, në mot e martoj djalin. Ose edhe ma shtirë: «Kalle, kalle malin, o! Marton nana djalin, o!»

Por s’qëlloi ashtu fare. Bleroja paska thanë se e ka ndërmend vetë me u martu me Afronën. U trashigofshin!

E përdali ynë …