Mbi herojtë dhe shkrolaxhijtë

Një koment i jemi për një artikull të turpshëm dhe tendencioz i i botuem në njëfarë reviste Kosovo 2.0, nga njëfarë Cristina Marí. Turpi ma i madh asht, natyrisht, që kjo gazetaruce Adem Jasharin e qun ‘i ashtuqujtuni hero’.

Edhe me një përpjekje për me i kuptu kriteret e rrepta të dikujt për me përkufizu heroin dhe heroizmin, nuk po muj me i kuptu standardet e dyfishta të personit të njëjtë rreth kësaj pune. Znj. Cristina Marí shkrun rreth ‘Monumentit të Herojve të Lëvizjes Nacional-çlirimtare’, kurrë tue mos e qujtë atë ‘Monument i të ashtuqujtunve heroj’, por befasisht (apo qëllimisht) …

Sot 17 vjet: Marrëveshja Holbrooke–Millosheviq

Ujdia e 13 tetorit pruni në Kosovë një mision vëzhguesish ndërkombëtarë, të cilët dëshmuan se Sërbia s’po hiqte dorë nga dhuna. Si rrjedhojë, Natoja nisi bombardimet kundër forcave sërbe në pranverë.

http://dialogplus.ch/sot-17-vjet-marreveshja-holbrooke-millosheviq-2-73793…

Sudetici kundër ligjit të natyrës

Nuk po më çudit nji shkrolan si Cuck Sudetici çka po leh për shqiptarët, por po më çuditin shqiptarët shqiptarurrejtës që po ngarendin me e shpërnda shkrimin e tij. Mue më mjaftojnë dy gjana me e nda mendjen për te:

(1) Sudetici thotë se Perëndimi ua dhuroi Dardaninë shqiptarëve. Pra ua muer sërbëve, dhe na e dha neve, se Dardania nuk qe e jona qysh kur e krijoi natyra.

(2) Sudetici e shëmton alfabetin e anglishtes, tue ia shtu germën Š. Këte e përdor kur emnin e kryeqytetit tonë e shkruen shkinisht «Priština», e jo qysh e ka përcaktu natyra, …

Kur një francez ia fut kot

Franca i ka dhënë botës shum njerëz të mëdhenj. Dhe më i madhi prej tyre është populli francez. Kam pasë fatin me e njoftë vetë. Kur më 1999, lufta në Dardani mbërrijti kulmin dhe forcat sërbe na përzunë prej shtëpisë, familja ime gjeti strehë në Francë.

Në ditët e dhimbshme pas ekzodit, nikoqirët tanë qenë fatbardhësi. Ata ishin qytetarë të rëndomtë, prej të gjitha prapavijave – një shembull (statistikor) njëmend përfaqësues i vendit të tyre. Kishte të lemë në Francën evropiane, në Alzherin kolonial, e në trevat franceze tejdetesh. Njohëm dhe sish që flitshin me theks parizien dhe nga ata …

100 vjet nga Lufta e Parë Botërore

Lufta e Parë Botërore filloi 100 vjet më parë. Më 28 korrik 1914, Austro-Hungaria i shpalli luftë Sërbisë, pasi që Beogradi shkagoi të bashkëpunonte me i shtypë grupet militante që punonin për shkatrrimin e monarkisë dyshe.

Duke pritë t’i jepte fund një kërcënimi të jashtëm përmes një sulmi të shpejtë dhe të lehtë, Vjena i hyri një lufte që më vonë do sillte fundit e vetë perandorisë. Fuqitë tjera evropiane shpejt do i bashkoheshin betejës, në njërën ose tjetrën anë të ballit të luftës. Austro-hungarezët rrëshqitën në anën e pafat të historisë, ndërsa njerëzimi u bë dëshmitar i konfliktit më …