Sot mbushen 71 vjet nga epopeja e malit Gramoz, kur 36 kufitarë shqiptarë të izoluar mbrojtën gjithë ditën heroikisht kuotën 1309 nga më se 1100 ushtarë të rregullt të armatës greke.
Mësymja u ndihmua nga artileria greke dhe nga avionë …
Sot mbushen 71 vjet nga epopeja e malit Gramoz, kur 36 kufitarë shqiptarë të izoluar mbrojtën gjithë ditën heroikisht kuotën 1309 nga më se 1100 ushtarë të rregullt të armatës greke.
Mësymja u ndihmua nga artileria greke dhe nga avionë …
I dashur djalë/burrë shqiptar,
s’janë mbushur ende tri ditë qëkur një nga ne kreu femicidin e radhës duke vrarë sërish një grua, në Dardanë të Kosovës. Viktima u mbyt nga goditje të përsëritura në krye me një shufër të metaltë. …
Unë bëj pjesë ndër ata që mendojnë se Albin Kurti bën shumë mirë që jep intervista të shpeshta. Në mungesë të institucioneve, të cilat vonojnë pa fajin e tij, mediat mbeten një rrugë e komunikimit me publikun. Dhe publiku ka …
— Paskemi ba fëmijë për botë, mor bir. Nuk bahet ky vend. Këta që e kanë kapë, nuk shkapen kurrë. Ka mbaru, ka marrë fund.
Plaku që më flet pi kafe dhe më shikon drejt në sy. Ai e plaka …
Lodër më të turpshme se ky Kongres nuk mund të lozin xhonturqit në kurrizin e shqiptarëve. Kongresi u quajt shqiptar vetëm që të gënjehet bota.
Citati më lart për Kongresin është prej gazetës Dielli nga federata Vatra e Amerikës. Veçse …
1. Të ashpërsohen sanksionet ligjore për vepra individuale të dhunës së burrave kundër grave. Të hiqet neutraliteti i rrejshëm i tekstit ligjor dhe të ceket qartë se dhuna e burrave kundër grave do të sanksionohet më ashpër.
2. Të vendoset …
Cenim i flamurit quhen, për shembull, djegia, ndryshimi fizik, apo valvitja e flamurit kokëposhtë. Në shumë vende demokratike të botës nuk ka ligje që ndalojnë cenimin e simboleve të shtetit. Liria e shprehjes së qytetarit çmohet se është më e …
Gjenocidi në Srebrenicë u krye nga nacionalistë fetarë serbë, me bekimin e kishës kristiane serbe. Viktimë ishte popullsia më sekulariste atëbotë në Europë, boshnjakët. Islamizmi falso i përkujtimeve të sotme e shtrembëron këtë të vërtetë historike, e përbën dhunim të …
Pse more e kemi kaq zor të flasim për përgjegjësinë e prindërve tanë gjatë epokës totalitare?! A vërtet jemi aq bebe në tru, sa t’i shohim ende, edhe në moshë të shtyrë, prindërit tanë si totemë të pagabueshëm, a? Rritu …
Ne që na pëlqen të shkruajmë poezi përmendim shpesh fjalën “dashuri” dhe tingëllojmë shpesh shuuumë romantikë. S’e kam fjalën për Charles Bukowskin dhe Enkeleda Ristanin, po për ne vdektarët e thjeshtë pra.
Por e vërteta është se poetëve …
Solidarizohem me të mbijetuarit në Kosovë që ndihen të fyer nga sharja “egërsira”, ajo na fyen të gjithëve, të madh e të vogël. I gjykoj njëherit shfaqjet e dhunës, e dëmtimet e pronës publike dhe private.
As prona publike, as …
Patriarkati e ka religjion heteronormën, me trininë e shenjtë, martesën, familjen, fëmijët. Aty njeriu është funksion në shërbim të shtimit biologjik, jo qenie e lirë që lind për të përnjëmendësuar veten.
Burrave dhe grave — por posaçërisht grave! — që …
Shikoj shumë veta në Facebook që ngulmojnë se ky s’qenka islami i vërtetë. Do të jetë çështje definicioni se ç’quajmë këtu “të vërtetë”, Muhamedi vetë luftoi e vrau njerëz për të forcuar e përhapur fenë e vet. Kjo është goxha …
Sot e nesër – vise të ndryshme kanë tradita të ndryshme – festohet një nga ditët më të mira të vitit, me origjinë nga adhurimet e lashta të natyrës, kur popujt antikë e kremtonin solsticin dimëror. Në Siujdhesën Ilirike, ishin …
Një gjë të re që mësova nga intervista sonte me znj Bardha Mance pranë Athens International Radio është se edhe Universiteti i Athinës paska studiuar rishtas efektin e shumëgjuhësisë. Madje mu me fëmijët shqiptarë që vijojnë Shkollën Shqiptare në Athinë. …
ne qyqarët jemi ata që mbijetojmë
kur trimat të kenë vdekur
është ligj i natyrës ky
trimat e flijojnë jetën vullnetarisht
për fjalë të mëdha
reforma ndryshime revolucione demokraci
ata e japin jetën për fëmijët tanë
por të vetët i …
Për shkak të faktit se Facebook e ka zgjedhur për të përfshirë software që lejon vjedhjen e informacionit personal, deklaroj se: Sot,2 dhjetor 2014, në përgjigje të udhëzimeve të reja të Facebook dhe në përputhje me nenet L.111,112 dhe 113 …
«Shqiptar, sa mirë që po i mbështet gratë», lexoj. «Shqiptar, sa debulesë i ke femrat.» Hrm. Jam mirënjohës për këto bindje të mira rreth meje, por ndihem pak i keqkuptuar, ta them të drejtën. Ndoshta nuk kam qenë sa duhet …
Unë e di veten që kam rënë në dashuri
kur nis e sajoj fjalë krejt të reja, të pafolura më parë
gëzimologji pasionizim afshografi
epshifikim hypozjarmi pikëllonjë dashurnajë
të them gjëra si “ke trup aq të përqafueshëm”
apo “e dashur, …
ej shum brre mpelqen qysh shkrun diqysh kisha dasht me taku a vjen ndojher nkosov ti ta ha zemrb se pot shkrj pre mobolit
xshndetje jam jne …
S’më pëlqejnë këto fushatat kundër kancerit të gjirit që e bëjnë gjithnjë ndërlidhjen obligative me “bukurinë”. Sikur i qasen pak si tepër objektifikimit të gruas. Thuase njeriu u dashka të shpëtohet shkaku i “bukurisë”.
E individët që s’i hasin modelet …
Kjo thënie antishkencore e Vesel Latifit në librin “Kriminalistika” duhet të kriminalizohet, bashkë me autorin.
Shkencërisht është e dëshmuar, në një sërë studimesh afatgjata, e në mjedise të ndryshme kulturore, që gruaja është më e rrezikuar për dhunë fizike dhe …
1. Përmendorja e lirisë. Jo e ndonjë njeriu a grupi që është thirrur në të, por e lirisë si ideal. S’kemi askund.
2. Përmendorja e demokracisë, e barazisë, e solidaritetit social. Përmendore që tregon se kombi është streha jonë e …
Unë u përtoj fjalëve të mëdha. Por mendja po më thotë, kur gjykoj gjakftohtësisht, se kjo fitore e qytetarëve të lirë shqiptarë është epokale.
Them epokale, meqë këtu s’u ndalua sall një aventurë e radhës, nga ato që bota është …
Qyteti im do ta provojë balotazhin. Kështu i thonë kur njerëzia hamenden, e votat e garuesve dalin pothuaj të barabarta në rrethin e parë. Ideja me balotazhin është që gjindja të kenë rast të reflektojnë përsëri, për të zgjedhur me …