Gazetari BBzh (emën i njohun për popullsinë tonë) paska kalu kah nji piceri edhe në derë e ka pa shejën «nukë punoimë». S’i paska pëlqy edhe paska cicëru mllefin në Twitter, tue u qa për «një gjuhë të bukur shqipe». …
Etiketë: shoqnogjuhsi
Kur çmimi ngritet, ngrehet e ngrihet
«Lajm i keq për kosovarët, nga shkurti ngrihet çmimi i vizave shengen», thotë një titull i Gazetës Express. Por në Kosovë fjala ngrihet nuk ka kuptimin me të cilën e ka përdorë gazeta.
Kjo është dukuri ma …
Ditëlindje apo datëlindje?
Rëndom urojmë «Gëzuar ditëlindjen» ose «Urime [për] ditëlindjen». Por ndodh ndonji purist të na ngatërrojë me datëlindjen. E ka gabim, jo veç pse e kundërshton përdorimin e mirëvendosun, por edhe pse ia huq kuptimin fjalës. Qe ku dallojnë këto dyja …
Dita e gjuhës amtare
Gëzuar ditën e gjuhës amtare! Sigurisht me gjuhë amtare kuptojmë atë varietet që kemi nxënë të parin, arketipin tonë gjuhësor. Imi është e folmja e butë e Tiranës, nxënë si gjuhë amtare prej moma Fetit, të cilën dua ta kujtoj …
Me lu a mos me lu, kjo asht çështja
Vajza ime pesëvjeçare më thotë:
«Babi, eja të luajmë, të lutem!»
Kështu më thoshte djali para se të fillonte shkollën!
Tash thotë: «Babë, hajde me lu!»
E huazova këtë tekst — me pak ndërhyrje — nga një status i fejsbukut.…
Ti, jo Ju…
Njiherë dikund e pata lexu nji thanie (të dikujt) për tri lloje njerzish që kur flasin për vete thonë na e jo unë. E dij se mbretnit dhe skizofrenët kan qenë dy prej kategorive. Të tretët kan mujtë me qenë …
Flm, sa fjalë e gjatë!
Faleminderit. Eu! 12 germa, 12 tinguj.
Nuk patëm çare pa e shkurtu këtë fjalë. Çereku i shkronjave mjaftoi. Dikush flm-në ua mveshi gjakovarëve, që po kursenin tastierën. Por tash kemi nisë me thënë edhe me gojë: fëlëmë.…
Shaje me shumicë, shaje
Nji faqe në Facebook kish postu:
F[**]kt: Vetëm 1 në 5 shqiptarë e di si i thonë shallit në numrin shumës! (S.I)
U kujtova njiherë se në ç’gjuhë thonë «dy shalla» këta katër të tjerët. E bájnë veç nga nji shall, …
Deklarata kushtetuese e RTK-së
Pak me vonesë, por pa(?) pendesë: e kqyra Ditarin që e ka dhanë RTK-ja më 7 shtator, në 25-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut. Thashë mos po ndigjoj gja të re për at ngjarje historike.
Dhe njimend ndigjova: disa herë e …
Veturës shqip i thonë kerr
Mjaft u ngridhuet! Ai prind që me ose pa vetëdije e mëson fëmijën se duhet me thanë veturë e jo kerr asht tue mbrumë nji krijesë të damshme për shoqninë. Sepse tue e shtrëngu me folë në nji mënyrë të …
Venecian, evropian
Enciklopedi–enciklopedia, Wikipedi–Wikipedia! Jo «Wikipedja». Por ti kishe me thanë: «Media» shkruhet me «i» e shqiptohet me «j». Qysh me dijtë na kur duhet i-ja e kur j-ja?
Epo, komunishtja nuk ka rregulla; ka vetëm teka e qefe. Germa «i» asht …
Të mirat e shumëgjuhësisë
Një gjë të re që mësova nga intervista sonte me znj Bardha Mance pranë Athens International Radio është se edhe Universiteti i Athinës paska studiuar rishtas efektin e shumëgjuhësisë. Madje mu me fëmijët shqiptarë që vijojnë Shkollën Shqiptare në Athinë. …
Gjuha e kozmopolicëve
Gjuha shqipe e mediave të tugon. Nisën në Shqipni e tash e mësoi edhe Dardania nga i ashtuquejtuni “shtet amë” me thanë “ekzekutoi” në vend se “vrau” ose “mbyti.” (Iu lumtë. Sa ma pak të të marrin vesh katundarët, aq …
English Kosovar
Pas 15 vjetësh të pranisë ndërkombtare në Dardani, nuk asht heret ma me folë për dialektin kosovar t’anglishtes. Amerikanët kishim me i thanë “Kosovo English.” Se ç’gjuhë tjetër flasin vendasi e i huaji kur midis Prishtine bërtasin, “Hej, ju wanë …
Gegnishtja apo dialekti i sharjeve
Ky lajm u botue të martën, më 14 tetor. Por nuk kam dashtë me e postue ma heret, meqë s’ish punë me e përmendë, ndërkohë që shteti dhe rrugaçët sërbë ushtrojshin dhunë mbi futbollistat tanë. Se gjindje të dhunshëm ka …
200 o më pak germa
Në shek. XXI, na vyejnë gjuhë e drejtshkrim kursimtar. Po pse? Ja ta zëmë, je në aeroport. S’e gjen dot valixhen. Në qoshkun digjital t’aviokompanisë ka vetëm një formular dhe ti ke 200 germa m’u anku. Si do shkruash?
Ec …
Analfabetizmi funksional dhe ndryshimi i standardit
Ç’është analfabetizmi funksional? Qe ç’thotë Wikipedia në anglisht:
…Analfabetizëm funksional janë aftësi shkrimi e leximi që nuk mjaftojnë “me ia dalë mbanë në përditshmëri dhe nëpër detyra punësimesh që lypin aftësi leximi përtej nivelit themelor. Analfabetizmi funksional kontrastohet me analfabetizmin
Ekonomizimi i pjesores – mundësi për shqipen e përbashkët
Prestigji si parakusht e si pikësynim
Çdo shoqni vjen e shtresëzueme në hierarki. Gjuha, mjeti themelor i komunikimit shoqnor, vjen vetë e shtresëzueme krahas. Shtresëzimi shoqnor dhe shtresëzimi gjuhësor janë nji dhe e njejta gja, sepse kategorizimet sociale, raportet mes …
Ç’gegë me qenë?
Rreth «Unë jam gegë» nga Mustafa Nano
Mustafë, je toska që shkon më së largu: jo thjesht vihesh me e zhbiru problemin që jetojmë, por edhe shpall se je gegë. Ky ekspozim publik kërkon më shum se mirënjohje. Don mbështetje …
Lugth, lukth, stomak: Nji trajtim bashkëkohor
Fillimisht, qe do gjetje nga dy botime fjalorësh të gjuhës shqipe të Akademisë së Shkencave në Tiranë, më 1980 dhe 2006. Fjalori i vitit 1980 gjendet edhe në formatin online. Konsultova megjithatë formatin elektronik, të shkarkuem prej gjuhashqipe.com. Këtu jepet …
Fashizmi gjuhsor
Fashistat e ruejnë pushtetin në të njejtën mënyrë gati kudo, tue u shpallë luftë gjuhëve e të folmeve të popullit n’emën të kinse njishmënisë kombtare. Kisha Greke e mallkoi gjuhën tonë dhe vrau pishtarë të germave shqipe. Simbas priftave helenë, …
Guzhinat e standartit
TIRANË, 8 maj 2014 — Nji shoqatë shqiptarësh nga Greqia na e zu’ syri tek i kërkonte kryeministrit me ia mbledhë betë gjuhëtares dhe deputetes Ledi Shamku-Shkreli, mbasi e partisë së tij kjo. Shembulli na tregon se grupe interesi që …
Pse «sod» dhe «asht»?
“Pse ‘sod’ e jo ‘sot’? Pse ‘asht’ dhe nuk ‘është’?” Nëse ndonjëherë të ka shku mendja me më pyetë, nuk je vetëm. Më kanë pyetë shum vetë para teje. Dhe meqë përgjigjet e shkurta që i kam përsëritë sipas nevojës …