Suksesi që dëshmon mossuksesin

Facebooku asht bombardu prej komenteve krenare për suksesin e Majlinda Kelmendit. Xhudistja në kategorinë e femnave deri në 52 kilogramë fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian.

Por xhudo nuk asht sport popullor! Përkundrazi, asht nji ndër sportet ma jopopullore dhe joatraktive për me u shiku. Unë as rregullat nuk i dij, qashtu si shumica e kosovarëve tjerë. Po pse atëherë gjithë ky gëzim i shfrenuem?

Nëse kishim qenë vend i fortë në sporte, atëherë ky sukses në xhudo (mos i harroni kategoritë) kish me mbetë krejt i pavërejtshëm. Mirëpo, Kosova asht krejt e pasuksesshme në secilin sport që ka …

Kushtetuta osmane e 1876-s

Në shekullin XIX, Perandoria Osmane ish gati me dhanë shpirt. Shteti që dikur i tmerronte perëndimorët me fuqinë e tij kish mbetë tani mbrapa vendeve t’Evropës.

Kështu osmanët nisën nji varg reformash për ta modernizu dhe shpëtu perandorinë. Fillimisht, ata e kundërshtunë idenë e nji monarkie kushtetuese, tue thanë se binte ndesh me të drejtën islame, sheriatin. Por trazinat politike më 1876 i hapën udhën ndryshimit të madh.

Në pranverën e atij viti, ministrat osmanë e rrëzunë prej froni sulltanin konservator Abylaziz. Por të njejtin fat e pati edhe mbasardhësi i tij liberal, Murati V, që sundoi për vetëm 93 …

Shqipnia, para dhe mbas 29 nandorit 1944

Emni i vendit: Shqipni ose Shqipëri → Shqipëri

Emni i shtetit/qeverisë: Mbretnija Shqiptare → Qeverija Demokratike e Shqipërisë (nga 1946: Republika Popullore e Shqipërisë)

Statusi: zyrtarisht shtet i pamvarun, asnjanës në Luftën e Dytë Botnore; praktikisht vetëqeverisës, nën Gjermaninë naziste → zyrtarisht fuqi shoqnuese e Aleatëve të Luftës së Dytë Botnore; praktikisht shtet satelit i Jugosllavisë së Titos, në përgaditje për aneksim federatës jugosllave, dhe aleat renegat i Shteteve të Bashkueme dhe Britanisë

Sipërfaqja: mbi 40 mijë km² → 28’748 km²

Udhëheqës: Mehdi bej Frashëri, regjent → Enver Hoxha, kryeministër

Flamuri: flamuri kombtar shqiptar → flamuri jugosllav dhe flamurit kombtar …

Mbi herojtë dhe shkrolaxhijtë

Një koment i jemi për një artikull të turpshëm dhe tendencioz i i botuem në njëfarë reviste Kosovo 2.0, nga njëfarë Cristina Marí. Turpi ma i madh asht, natyrisht, që kjo gazetaruce Adem Jasharin e qun ‘i ashtuqujtuni hero’.

Edhe me një përpjekje për me i kuptu kriteret e rrepta të dikujt për me përkufizu heroin dhe heroizmin, nuk po muj me i kuptu standardet e dyfishta të personit të njëjtë rreth kësaj pune. Znj. Cristina Marí shkrun rreth ‘Monumentit të Herojve të Lëvizjes Nacional-çlirimtare’, kurrë tue mos e qujtë atë ‘Monument i të ashtuqujtunve heroj’, por befasisht (apo qëllimisht) …

Për këta, Norvegjia joenveriste s’asht shtet normal

Xhevat Lloshi asht ftu me folë për apelin e 20 ‘intelektualëve’. Mbasi për këtë kam një artikull të veçantë po thom vetëm që Lloshi s’e thotë as edhe një fjalë për këtë ‘apel’. Dhe një fakt tjetër me randësi që duhet me vu në dukje asht që nga këta 20 ‘intelektualë’, 19 janë toskë dhe një asht mirditor anonim në gjuhësi (pjesëmarrës i Kongresit të Drejtshkrimit 1972), i cili ende, edhe sot, ban thirrje për ringjallje të sistemit të Enver Hoxhës. Kjo vetëm sa për ta kthjellu pamjen që këta stalinistë të regjun dojnë me e turbullu dhe me e …

A u njësua gjuha letrare më 1972?

Nga ngjarjet më të mëdha në historinë e kulturës shqiptare, që patën karakter gjithkombëtar deri sot mund të veçohen tri: Kongresi i Manastirit të vitit 1908, kur u vendos alfabeti shqip për të gjithë shqiptarët, Komisia Letrare Shqipe (në Shkodër) tetë vjet më vonë (filloi më 1 shtator të vitit 1916 dhe përfundoi me 22 maj të vitit 1918), si përpjekje e parë serioze për krijimin e një gjuhe standarde me bazë elbasanishten dhe Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe mbajtur në Tiranë më 1972, kur u vendos Drejtshkimi i gjuhës shqipe.

Ajo që u vendos në Kongresin e Manastirit …

Sot 17 vjet: Marrëveshja Holbrooke–Millosheviq

Ujdia e 13 tetorit pruni në Kosovë një mision vëzhguesish ndërkombëtarë, të cilët dëshmuan se Sërbia s’po hiqte dorë nga dhuna. Si rrjedhojë, Natoja nisi bombardimet kundër forcave sërbe në pranverë.

http://dialogplus.ch/sot-17-vjet-marreveshja-holbrooke-millosheviq-2-73793…