Mos zajebnicës

Tue dhanë gisht për zajednicën, krenët e vendit pranuen vullnetarisht ate që pushtuesi s’ka mujtë me na e mponu as me dhunë dikur: pushtetin sipror të Sërbisë mbi Dardaninë.

Marrëveshja e mbrame ia dorzon sovranitetin nji pakice kombtare për me …

Sudetici kundër ligjit të natyrës

Nuk po më çudit nji shkrolan si Cuck Sudetici çka po leh për shqiptarët, por po më çuditin shqiptarët shqiptarurrejtës që po ngarendin me e shpërnda shkrimin e tij. Mue më mjaftojnë dy gjana me e nda mendjen për te:…

Keq e ke, or Isë

Solidarizohem me të mbijetuarit në Kosovë që ndihen të fyer nga sharja “egërsira”, ajo na fyen të gjithëve, të madh e të vogël. I gjykoj njëherit shfaqjet e dhunës, e dëmtimet e pronës publike dhe private.

As prona publike, as …

Heteronorma e patriarkatit

Patriarkati e ka religjion heteronormën, me trininë e shenjtë, martesën, familjen, fëmijët. Aty njeriu është funksion në shërbim të shtimit biologjik, jo qenie e lirë që lind për të përnjëmendësuar veten.

Burrave dhe grave — por posaçërisht grave! — që …

Kushtetuta, kuku, ç’të tutka

Shkrimtari Veton Surroi këshillonte se Kushtetuta e Kosovës nuk asht roman qejfi që e lexojmë shtritë para gjumit a nën hijen e ndoj peme ngat përroni në ditë fundjave. Ai ka të drejtë. Kryeligji që kemi tani të ndjell veç …

Të lumtë, Gjakovë krenare!

Ky farë Jablanovići, egërsinë dhe stërkafshë e Miloševićit, paska edhe ‘disa miq shqiptarë’ të cilë i paskan kallxu se chka ka ndodhë në Gjakovë. Asht interesante me dijtë se kush janë ‘miqtë …

Penj drite nga lëmshi i errësirës

Shikoj shumë veta në Facebook që ngulmojnë se ky s’qenka islami i vërtetë. Do të jetë çështje definicioni se ç’quajmë këtu “të vërtetë”, Muhamedi vetë luftoi e vrau njerëz për të forcuar e përhapur fenë e vet. Kjo është goxha …

Amendamenti 47

Foto: Kushtetutat e Sërbisë, Vojvodinës, dhe Kosovës (autonomija.info)

Borisav Jovići, dhelpna e politikës serbe, krimineli mbrapa perdesh, në kujtimet e tij hedh dritë për ngjarjet që i paraprinë ndryshimeve kushtetuese të vjetit 1989. Tregon se si edhe vetë Miloševići ishte lëkundë rreth amendamentit të famshëm 47, në kushtetutën

Mërgimtarët përkrahin rektorin

Pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan i kanë dërguar letër kreut të Universitetit të Prishtinës për ta përkrahë në qëndrimin e tij rreth pranimit të studentëve. Sot, grupe të luftëtarëve protestuan para rektoratit, duke këmbëngulë që fëmijët e dëshmorëve dhe veteranëve të …

Në kufi, droga kalon më lehtë se libri

Paramendojeni kaq e vështirë për me e sjellë librin në shpi, veç 1.000 copë (pak diçka më pak). Ta ndalojnë në doganë, u tregon fakturën dhe autorizimin, e pranojnë se me dokumenta je në rregull, por s’ta lëshojnë me marrë …

Taksirati ynë

Unë fola para tri orëve. S’vonoi shum edhe kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e tha të njejtën gja: PDK-ja mund ta paraqesë për kryekuvendar cilindo prej 120 deputetëve. Nuk asht e thanun që veç antari i asaj partie të zgjedhet …

Pushteti kushtetues i popullit

Simbas Gjykatës Kushtetuese, partia që ka fitue ma së shumti vota në zgjedhje e ka të drejtën me propozue kandidatin për kryetar të Kuvendit. Por kjo s’domethanë se kryekuvendari duhet të jetë prej radhëve të PDK-së. Aq ma pak nuk …

English Kosovar

Pas 15 vjetësh të pranisë ndërkombtare në Dardani, nuk asht heret ma me folë për dialektin kosovar t’anglishtes. Amerikanët kishim me i thanë “Kosovo English.” Se ç’gjuhë tjetër flasin vendasi e i huaji kur midis Prishtine bërtasin, “Hej, ju wanë …

Kur një francez ia fut kot

Franca i ka dhënë botës shum njerëz të mëdhenj. Dhe më i madhi prej tyre është populli francez. Kam pasë fatin me e njoftë vetë. Kur më 1999, lufta në Dardani mbërrijti kulmin dhe forcat sërbe na përzunë prej shtëpisë, …

Shpallje: Shes shpirtin

Për rreth gjysmë dekade në kohën e autonomisë, qytetarët e Prishtinës e ndërtuan Pallatin e Rinisë. Për gati një dekadë e gjysmë në “liri,” atë veç sa s’e shembëm krejt. Unë po e qes shpirtin në shitje për ta ndreqë

Për faltoren e UP-së

Nji ndërtesë gogol n’oborrin e universitetit ma në fund mund t’u hyjë në punë studentëve që u ka zanë rrugën tash e njizet vjet. Pushtuesit e nisën asokohe për pakicën sunduese. Por sod, kisha e pakryeme pranë bibliotekës mund t’u

Shtatë ndryshime të domosdoshme

Për demokraci të mirëfilltë në Dardani, vyejnë ngutshëm shtatë ndryshime në Kushtetutë:

1. Zgjedhje me datë të paluajtshme — Zgjedhjet të mbahen të dielën e dytë të majit. Zgjedhjet për Kuvend të mbahen vetëm njiherë në çdo katër vjet. Zgjedhjet …

Më fal që më pështyve

«Më fal që më pështyve». Kështu tingëllon kërkimfalja e pasinqertë e atyne që e ftuan Çolliqin në Tiranë.

U mundova ta shpërfill punën e kangëtarit sllav, por rraptima e nji jave ma parë vijon të jehojë ende. Pandi Laço, që …

M'inati të resë, më dektë djali

Përfaqësuesja dardane sod luan ndeshjen e parë me bekimin e FIFA-s. Apartheidi ndërkombtar ndaj gjysmës së kombit tonë ka nisë të marrë fund. Ky lajm duhet t’i gëzojë të gjithë shqiptarët.
 
Lajmi duhet të na gëzojë, ndonse s’asht krejt çka …

Balotazhi në Gjakovë

Qyteti im do ta provojë balotazhin. Kështu i thonë kur njerëzia hamenden, e votat e garuesve dalin pothuaj të barabarta në rrethin e parë. Ideja me balotazhin është që gjindja të kenë rast të reflektojnë përsëri, për të zgjedhur me …

Lajthitja ekonomike e Serbisë

Reciprokimi i Kosovës ndaj ndalimit të eksporteve të saj nga Serbia mund të çojë në humbje të pariparueshme ekonomike për këtë të fundit. Edhe nëse u rikthehet qasja në tregun kosovar, prodhimet serbe mund të mos rimarrin hapin, kur të

Letër e hapur: Urime për ditëlindje!

Gjyshi Sherif Mjeku (korrik 2005)

13 shkurt 2009
Seguin, Texas

I dashtun Gjysh,

Po të shkruej me të falënderue për paret e pensionit tand qe m’i kishe çue përmes mikut tonë të përbashkët. Tash nuk mund të arsyetohem për mospunë pas gjithë këtij kujdesi që

Himni i Kosovës: Me apo pa tekst

Seguin, Texas — Kur Shqipëria nisi rrugën e saj si shtet i pavarur më 1912, “Rreth flamurit të përbashkuar” qe kënga atdhetare, që gdhendur fort mbi ndjenjat e popullit u imponua edhe në përzgjedhje zyrtare të himnit kombëtar. Ndonëse u …

Arsimi dhe financat: Taksa mbi pronë për arsimin

Nëse afro gjysma e ekonomive familjare paguajnë një mesatare prej 100 eurosh në vit taksë mbi pronë, ekskluzivisht për arsim, atëherë buxhetit për arsim do t’i shtoheshin së paku 15 milionë euro. Kuvendi i Kosovës duhet t’i përkrahë punëtorët e