Shkrimtari Veton Surroi këshillonte se Kushtetuta e Kosovës nuk asht roman qejfi që e lexojmë shtritë para gjumit a nën hijen e ndoj peme ngat përroni në ditë fundjave. Ai ka të drejtë. Kryeligji që kemi tani të ndjell veç …
Kategori: Shtet e ligj
Të lumtë, Gjakovë krenare!
Ky farë Jablanovići, egërsinë dhe stërkafshë e Miloševićit, paska edhe ‘disa miq shqiptarë’ të cilë i paskan kallxu se chka ka ndodhë në Gjakovë. Asht interesante me dijtë se kush janë ‘miqtë …
A ia vlen burgu për kët punë?
Do pjestarë të shoqnisë qytetnore paskan kërkue denime me burg për ata që lypin “favore seksuale” në punsim. Skajza që e kan përdorë asht fort e pavend, tue qenë se fjala “favor” domethanë diçka e mirë. Këta kan mendue si …
Amendamenti 47
Borisav Jovići, dhelpna e politikës serbe, krimineli mbrapa perdesh, në kujtimet e tij hedh dritë për ngjarjet që i paraprinë ndryshimeve kushtetuese të vjetit 1989. Tregon se si edhe vetë Miloševići ishte lëkundë rreth amendamentit të famshëm 47, në kushtetutën …
Deklarata ime personale në Facebook
Për shkak të faktit se Facebook e ka zgjedhur për të përfshirë software që lejon vjedhjen e informacionit personal, deklaroj se: Sot,2 dhjetor 2014, në përgjigje të udhëzimeve të reja të Facebook dhe në përputhje me nenet L.111,112 dhe 113 …
Taksirati ynë
Unë fola para tri orëve. S’vonoi shum edhe kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e tha të njejtën gja: PDK-ja mund ta paraqesë për kryekuvendar cilindo prej 120 deputetëve. Nuk asht e thanun që veç antari i asaj partie të zgjedhet …
Pushteti kushtetues i popullit
Simbas Gjykatës Kushtetuese, partia që ka fitue ma së shumti vota në zgjedhje e ka të drejtën me propozue kandidatin për kryetar të Kuvendit. Por kjo s’domethanë se kryekuvendari duhet të jetë prej radhëve të PDK-së. Aq ma pak nuk …
Standardet e dyfishta të një shoqërie
Kur një verior vret – se ia kanë vra babën krejt pa faj dhe dorasi i ka paguar miliona gjykatës së korruptuar për ta shpallë të pafajshëm – shoqëria jonë ngarend me shpallë: “gjakmarrje primitive nga veriorët e pagdhendur.”
Nana …
Rrethi vicioz i korrupsionit
Në vitin 2011, Kostandin Xhuvani – i biri i Luiza Xhuvanit, deputetes rilindase – vrau një njeri dhe u dënua me vetëm dy vjet burg. Atëherë, avokati, gjykatësi, prokurori, që të tre ranë dakord njëzëri që faji ishte i viktimës. …
Vdiqën për shkak të hajnisë
Si shoqni kemi tregue bashkëndjesinë tonë saherë që dikush prej nesh ka ba thirrje për ndihmë. Rast i tillë qe përpjekja me iu dalë krah pesë fëmijëve që mbetën rishtazi jetimë. Por detyrimi ynë nuk përfundon me aq. Ia vlen …
Shkarkimi i Plasarit, lajm i keq për Shqipërinë
Në vitin 1925, Prof. Aleksandër Xhuvani botoi «Njohuritë e para të sintaksës shqipe», një kontribut i madh për gjuhësinë.
Për ta vlerësuar këtë studim nismëtar, i pari i kësaj natyre mbi gjuhën shqipe, kreu i shtetit shqiptar të asaj kohe, …
Shqipninë e bashkueme…
Shqipninë e bashkueme kemi me e ba. Për këte vendosim na vetë shqiptarët, sepse jemi zotën të trojeve tona. Nuk vendos as Beogradi, as Brukseli, e as Berlini, sado dashamirë e miqsorë qofshin ndaj nesh.
Të huajt s’kanë pse i …
Kur një francez ia fut kot
Franca i ka dhënë botës shum njerëz të mëdhenj. Dhe më i madhi prej tyre është populli francez. Kam pasë fatin me e njoftë vetë. Kur më 1999, lufta në Dardani mbërrijti kulmin dhe forcat sërbe na përzunë prej shtëpisë, …
Peticion Kryeministrit Rama
I nderuar z. Kryeministër:
Mos shkoni në Beograd. Shpëtoni veten tuaj dhe mbroni nderin e kombit, duke hequr dorë nga udhëtimi që keni paraparë për në Serbi. Njëherësh, ju bëjmë thirrje të shqyrtoni edhe marrëdhëniet diplomatike me shtetin serb.
Përçmimi, …
Shpallje: Shes shpirtin
Për rreth gjysmë dekade në kohën e autonomisë, qytetarët e Prishtinës e ndërtuan Pallatin e Rinisë. Për gati një dekadë e gjysmë në “liri,” atë veç sa s’e shembëm krejt. Unë po e qes shpirtin në shitje për ta ndreqë …
Feja e inxhinierit
Kur një inxhinier ndërtimtarie i dhënë pas xhepit të vet mbaron një urë duke e ditë mirëfilli se asaj s’do i shkojë muaji pa u rrëzuar, shoqëria gjasshëm do e ndëshkojë të pafytyrin. Keqbërësi s’mund e bindë asnjë mendje të …
Projekti për ndryshimin e Kushtetutës
[Ky projekt është pjesë e një kërkese qytetare për ndryshimin e Kushtetutës. Shih këtu.]
Ne sugjerojmë këto ndryshime:
I. Neni 64 të ndryshohet si vijon, duke u heqë pjesët e mesvijëzuara dhe duke u shtuar pjesët me germa të …
Kërkesë qytetare për ndryshimin e Kushtetutës
[Nënshkrimet e qytetarëve u grumbulluan nga 7 deri më 28 shtator 2014.]
Ne, qytetarë të Republikës së Kosovës, jemi të shqetësuar për demokracinë tonë. Për gati tre muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, përfaqësuesit tanë nuk kanë qenë në gjendje ta …
Pushteti i popullit
As Hitleri e as Mussolini s’u bënë diktatorë me shumicë votash. Ata thjesht udhëhiqnin secili partinë me më së shumti deputetë, dhe falë dredhive, frikësimit dhe ligjeve të dobëta, mbërritën majat e pushtetit. Që vendi ynë të mos e ndajë …
Kanuni, arritja ma e naltë qytetnuese
Kanuni shqiptar paraqet arritjen ma të naltë qytetnuese të shqiptarëve si popull. Një Kanun të këtillë kanë hebrejtë, Mishnan, prej së cilës e kanë zhvillu gjithë kulturën e tyne që e kanë edhe sot. Derisa Mishna çmohet si arritje e …
Rasti i mbramë për Obamën
Sulmet kundër ISIL-it janë nja “tri vjet shum vonë”: është shum vonë me i zhbë vuajtjet e popullit, por prapë me kohë për ta kufizu dëmin që është bë. Kryetari Obama duhet të përdorë mujshinë ushtarake për ta shpëtu njerzimin, …
Ç’e duam partinë?
Pse vendi ynë të mos ketë zgjedhje jopartiake? Të paktën, t’i hedhim kokrrat jo për parti, por për kandidatë veçeveç. Le ta shkruajnë paratenduesit emrin e vet në fletëvotime dhe të shtojnë po deshën (në kllapa) nofka, slogane a emra …
Shtatë ndryshime të domosdoshme
Për demokraci të mirëfilltë në Dardani, vyejnë ngutshëm shtatë ndryshime në Kushtetutë:
1. Zgjedhje me datë të paluajtshme — Zgjedhjet të mbahen të dielën e dytë të majit. Zgjedhjet për Kuvend të mbahen vetëm njiherë në çdo katër vjet. Zgjedhjet …
Deklarata e pavarësisë e Shteteve të Bashkuara
NË TUBIM, 4 korrik 1776.
Shpallja njizani e trembëdhjetë Shteteve të bashkueme t’Amerikës,
Kur në rrjedhën e ngjarjeve njerzore bahet e domosdoshme për nji popull me i shuejtë nyjat politike që e kanë lidhë me nji tjetër dhe me e …
Kanuni kundër gjakmarrjes
Jam thellë i tronditun nga vrasja barbare e djalit 14-vjeçar në pikë të ditës në Prishtinë. Vrasja për hakmarrje asht krim dhe mbrapshtia ma e randë që mund ta bajë njeriu. E denon jo vetëm ligji i shtetit, por edhe …
Po gdhin epoka e qytetarëve
Unë u përtoj fjalëve të mëdha. Por mendja po më thotë, kur gjykoj gjakftohtësisht, se kjo fitore e qytetarëve të lirë shqiptarë është epokale.
Them epokale, meqë këtu s’u ndalua sall një aventurë e radhës, nga ato që bota është …
Balotazhi në Gjakovë
Qyteti im do ta provojë balotazhin. Kështu i thonë kur njerëzia hamenden, e votat e garuesve dalin pothuaj të barabarta në rrethin e parë. Ideja me balotazhin është që gjindja të kenë rast të reflektojnë përsëri, për të zgjedhur me …
Për emnat e rrugëve në kryeqytet
Dallas, Texas — Komuna e Prishtinës nuk ia ka dalë me i nderue për së mbari shum figura kombtare, tue mos gjetë rrugë apo godina të denja për t’ua kujtue emnat.
Afër rrugës Agim Ramadani, mbrapa ndërtesave të portokallta, ndodhet …
Dy fjalë për Turqinë
Turqia radhitet e 54-ta në botë simbas perceptimit të korruptësisë në matjen që ban Transparency International. Italia asht e 72-ta, që domethanë se i ka punët ma keq. Mbas Turqisë janë të paktën pesë shtete antare të BE-së dhe vendet …
Të gjitha kushtetutat e Kosovës
Nën Perandorinë Osmane në shekullin XIX dhe deri më 1912 Kosova kishte statusin e vilajetit, me pak ndryshime nga territori i sotëm. Shteti osman miratoi një kushtetutë të shkruar më 1876, por e pezulloi shpejt për ta rikthyer tek më …
Kanuni i Lekë Dukagjinit (simbas Gjeçovit)
Kanuni i Lekë Dukagjinit është korpusi më i njohur i ligjeve dokesore shqiptare. Ndonëse rrënjët i ka më të vjetra, ky kanun merr emrin e prijësit arbëror në zotërimet e të cilit u zbatu.
Mendohet se Lekë Dukagjini gjat sundimit …
Lajthitja ekonomike e Serbisë
Reciprokimi i Kosovës ndaj ndalimit të eksporteve të saj nga Serbia mund të çojë në humbje të pariparueshme ekonomike për këtë të fundit. Edhe nëse u rikthehet qasja në tregun kosovar, prodhimet serbe mund të mos rimarrin hapin, kur të …
Makthi i një serbi të Kosovës
Ata që i sollën tmerr e lemeri shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve ’90 u janë turrur tani serbëve në veri të Ibrit. Por Prishtina nuk do të lejojë një tjetër tragjedi brenda territorit të saj sovran
Prishtinë — Menjëherë pas …
Votimi elektronik dhe zgjedhjet presidenciale
Nëse arrin të zbatojë votimin dhe numërimin elektronik, Kosova do ta kishte më të lehtë organizimin e zgjedhjeve presidenciale sipas një sistemi preferencial, ku zgjedhësit radhisin kandidatët e tyre të parapëlqyer në vend se të përcaktohen për një të vetëm. …
Ndryshimi i sistemit zgjedhor për demokraci të njëmendtë
Është e pamundshme që për disa parti në Kosovë të shënosh qoftë edhe përafërsisht vendin që zënë në spektrin politik ose të përshkruash prirjet e tyre ideologjike. Por ajo që mund të bëhet për këto parti është hijezimi i rajoneve …
Zgjidhje e krizës kushtetuese, zgjedhja e presidentit nga populli
Washington, D.C. — Ndërkohë që udhëheqja e Kosovës këmbëngul në zgjidhje kushtuese të krizës së tanishme politike, duhet marrë parasysh vetë praktikat jashtë-kushtetuese që në të vërtetë na kanë sjellë në këtë çast vendimtar. Ndërsa Kushtetuta përcakton zgjedhjet parlamentare dhe …
Himni i Kosovës: Me apo pa tekst
Seguin, Texas — Kur Shqipëria nisi rrugën e saj si shtet i pavarur më 1912, “Rreth flamurit të përbashkuar” qe kënga atdhetare, që gdhendur fort mbi ndjenjat e popullit u imponua edhe në përzgjedhje zyrtare të himnit kombëtar. Ndonëse u …
Arsimi dhe financat: Taksa mbi pronë për arsimin
Nëse afro gjysma e ekonomive familjare paguajnë një mesatare prej 100 eurosh në vit taksë mbi pronë, ekskluzivisht për arsim, atëherë buxhetit për arsim do t’i shtoheshin së paku 15 milionë euro. Kuvendi i Kosovës duhet t’i përkrahë punëtorët e …
«Ibrahim Rugova e ka vënë në binarë popullin e Kosovës»
[21 janar 2006] Houston, Texas — Humbja e simbolit të shtetformimit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, ka prekur thellë edhe sedrat e mërgimtarëve shqiptarë në botë, të cilët kanë zemrën dhe mendjen në atdheun e tyre. Ata kanë bindjen se …