Kushtetuta, kuku, ç’të tutka

Shkrimtari Veton Surroi këshillonte se Kushtetuta e Kosovës nuk asht roman qejfi që e lexojmë shtritë para gjumit a nën hijen e ndoj peme ngat përroni në ditë fundjave. Ai ka të drejtë. Kryeligji që kemi tani të ndjell veç …

Të lumtë, Gjakovë krenare!

Ky farë Jablanovići, egërsinë dhe stërkafshë e Miloševićit, paska edhe ‘disa miq shqiptarë’ të cilë i paskan kallxu se chka ka ndodhë në Gjakovë. Asht interesante me dijtë se kush janë ‘miqtë …

A ia vlen burgu për kët punë?

Do pjestarë të shoqnisë qytetnore paskan kërkue denime me burg për ata që lypin “favore seksuale” në punsim. Skajza që e kan përdorë asht fort e pavend, tue qenë se fjala “favor” domethanë diçka e mirë. Këta kan mendue si …

Amendamenti 47

Foto: Kushtetutat e Sërbisë, Vojvodinës, dhe Kosovës (autonomija.info)

Borisav Jovići, dhelpna e politikës serbe, krimineli mbrapa perdesh, në kujtimet e tij hedh dritë për ngjarjet që i paraprinë ndryshimeve kushtetuese të vjetit 1989. Tregon se si edhe vetë Miloševići ishte lëkundë rreth amendamentit të famshëm 47, në kushtetutën

Deklarata ime personale në Facebook

Për shkak të faktit se Facebook e ka zgjedhur për të përfshirë software që lejon vjedhjen e informacionit personal, deklaroj se: Sot,2 dhjetor 2014, në përgjigje të udhëzimeve të reja të Facebook dhe në përputhje me nenet L.111,112 dhe 113 …

Taksirati ynë

Unë fola para tri orëve. S’vonoi shum edhe kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e tha të njejtën gja: PDK-ja mund ta paraqesë për kryekuvendar cilindo prej 120 deputetëve. Nuk asht e thanun që veç antari i asaj partie të zgjedhet …

Pushteti kushtetues i popullit

Simbas Gjykatës Kushtetuese, partia që ka fitue ma së shumti vota në zgjedhje e ka të drejtën me propozue kandidatin për kryetar të Kuvendit. Por kjo s’domethanë se kryekuvendari duhet të jetë prej radhëve të PDK-së. Aq ma pak nuk …

Rrethi vicioz i korrupsionit

Në vitin 2011, Kostandin Xhuvani – i biri i Luiza Xhuvanit, deputetes rilindase – vrau një njeri dhe u dënua me vetëm dy vjet burg. Atëherë, avokati, gjykatësi, prokurori, që të tre ranë dakord njëzëri që faji ishte i viktimës. …

Vdiqën për shkak të hajnisë

Si shoqni kemi tregue bashkëndjesinë tonë saherë që dikush prej nesh ka ba thirrje për ndihmë. Rast i tillë qe përpjekja me iu dalë krah pesë fëmijëve që mbetën rishtazi jetimë. Por detyrimi ynë nuk përfundon me aq. Ia vlen …

Shqipninë e bashkueme…

Shqipninë e bashkueme kemi me e ba. Për këte vendosim na vetë shqiptarët, sepse jemi zotën të trojeve tona. Nuk vendos as Beogradi, as Brukseli, e as Berlini, sado dashamirë e miqsorë qofshin ndaj nesh.

Të huajt s’kanë pse i …

Kur një francez ia fut kot

Franca i ka dhënë botës shum njerëz të mëdhenj. Dhe më i madhi prej tyre është populli francez. Kam pasë fatin me e njoftë vetë. Kur më 1999, lufta në Dardani mbërrijti kulmin dhe forcat sërbe na përzunë prej shtëpisë, …

Peticion Kryeministrit Rama

I nderuar z. Kryeministër:

Mos shkoni në Beograd. Shpëtoni veten tuaj dhe mbroni nderin e kombit, duke hequr dorë nga udhëtimi që keni paraparë për në Serbi. Njëherësh, ju bëjmë thirrje të shqyrtoni edhe marrëdhëniet diplomatike me shtetin serb.

Përçmimi, …

Shpallje: Shes shpirtin

Për rreth gjysmë dekade në kohën e autonomisë, qytetarët e Prishtinës e ndërtuan Pallatin e Rinisë. Për gati një dekadë e gjysmë në “liri,” atë veç sa s’e shembëm krejt. Unë po e qes shpirtin në shitje për ta ndreqë

Feja e inxhinierit

Kur një inxhinier ndërtimtarie i dhënë pas xhepit të vet mbaron një urë duke e ditë mirëfilli se asaj s’do i shkojë muaji pa u rrëzuar, shoqëria gjasshëm do e ndëshkojë të pafytyrin. Keqbërësi s’mund e bindë asnjë mendje të …

Pushteti i popullit

As Hitleri e as Mussolini s’u bënë diktatorë me shumicë votash. Ata thjesht udhëhiqnin secili partinë me më së shumti deputetë, dhe falë dredhive, frikësimit dhe ligjeve të dobëta, mbërritën majat e pushtetit. Që vendi ynë të mos e ndajë

Kanuni, arritja ma e naltë qytetnuese

Kanuni shqiptar paraqet arritjen ma të naltë qytetnuese të shqiptarëve si popull. Një Kanun të këtillë kanë hebrejtë, Mishnan, prej së cilës e kanë zhvillu gjithë kulturën e tyne që e kanë edhe sot. Derisa Mishna çmohet si arritje e …

Rasti i mbramë për Obamën

Sulmet kundër ISIL-it janë nja “tri vjet shum vonë”: është shum vonë me i zhbë vuajtjet e popullit, por prapë me kohë për ta kufizu dëmin që është bë. Kryetari Obama duhet të përdorë mujshinë ushtarake për ta shpëtu njerzimin, …

Ç’e duam partinë?

Pse vendi ynë të mos ketë zgjedhje jopartiake? Të paktën, t’i hedhim kokrrat jo për parti, por për kandidatë veçeveç. Le ta shkruajnë paratenduesit emrin e vet në fletëvotime dhe të shtojnë po deshën (në kllapa) nofka, slogane a emra …

Shtatë ndryshime të domosdoshme

Për demokraci të mirëfilltë në Dardani, vyejnë ngutshëm shtatë ndryshime në Kushtetutë:

1. Zgjedhje me datë të paluajtshme — Zgjedhjet të mbahen të dielën e dytë të majit. Zgjedhjet për Kuvend të mbahen vetëm njiherë në çdo katër vjet. Zgjedhjet …

Kanuni kundër gjakmarrjes

Jam thellë i tronditun nga vrasja barbare e djalit 14-vjeçar në pikë të ditës në Prishtinë. Vrasja për hakmarrje asht krim dhe mbrapshtia ma e randë që mund ta bajë njeriu. E denon jo vetëm ligji i shtetit, por edhe …

Po gdhin epoka e qytetarëve

Unë u përtoj fjalëve të mëdha. Por mendja po më thotë, kur gjykoj gjakftohtësisht, se kjo fitore e qytetarëve të lirë shqiptarë është epokale.

Them epokale, meqë këtu s’u ndalua sall një aventurë e radhës, nga ato që bota është …

Balotazhi në Gjakovë

Qyteti im do ta provojë balotazhin. Kështu i thonë kur njerëzia hamenden, e votat e garuesve dalin pothuaj të barabarta në rrethin e parë. Ideja me balotazhin është që gjindja të kenë rast të reflektojnë përsëri, për të zgjedhur me …

Dy fjalë për Turqinë

Turqia radhitet e 54-ta në botë simbas perceptimit të korruptësisë në matjen që ban Transparency International. Italia asht e 72-ta, që domethanë se i ka punët ma keq. Mbas Turqisë janë të paktën pesë shtete antare të BE-së dhe vendet …

Kanuni i Lekë Dukagjinit (simbas Gjeçovit)

Kanuni i Lekë Dukagjinit është korpusi më i njohur i ligjeve dokesore shqiptare. Ndonëse rrënjët i ka më të vjetra, ky kanun merr emrin e prijësit arbëror në zotërimet e të cilit u zbatu.

Mendohet se Lekë Dukagjini gjat sundimit …

Lajthitja ekonomike e Serbisë

Reciprokimi i Kosovës ndaj ndalimit të eksporteve të saj nga Serbia mund të çojë në humbje të pariparueshme ekonomike për këtë të fundit. Edhe nëse u rikthehet qasja në tregun kosovar, prodhimet serbe mund të mos rimarrin hapin, kur të

Makthi i një serbi të Kosovës

Ata që i sollën tmerr e lemeri shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve ’90 u janë turrur tani serbëve në veri të Ibrit. Por Prishtina nuk do të lejojë një tjetër tragjedi brenda territorit të saj sovran

Prishtinë — Menjëherë pas …

Votimi elektronik dhe zgjedhjet presidenciale

Nëse arrin të zbatojë votimin dhe numërimin elektronik, Kosova do ta kishte më të lehtë organizimin e zgjedhjeve presidenciale sipas një sistemi preferencial, ku zgjedhësit radhisin kandidatët e tyre të parapëlqyer në vend se të përcaktohen për një të vetëm.

Himni i Kosovës: Me apo pa tekst

Seguin, Texas — Kur Shqipëria nisi rrugën e saj si shtet i pavarur më 1912, “Rreth flamurit të përbashkuar” qe kënga atdhetare, që gdhendur fort mbi ndjenjat e popullit u imponua edhe në përzgjedhje zyrtare të himnit kombëtar. Ndonëse u …

Arsimi dhe financat: Taksa mbi pronë për arsimin

Nëse afro gjysma e ekonomive familjare paguajnë një mesatare prej 100 eurosh në vit taksë mbi pronë, ekskluzivisht për arsim, atëherë buxhetit për arsim do t’i shtoheshin së paku 15 milionë euro. Kuvendi i Kosovës duhet t’i përkrahë punëtorët e