po du me t’thanë

po du me t’thanë
qi m’ke idhnu,
edhe në faqet e mbrendshme të kapakëve të syve
po m’diftohesh me shkumë rreth goje
tu e tajit vnerin e pathanë, po dyfish të randë.

dil ec pak, nëpër tragat e shputave tona…

 

vjersha germëvogla

1.

shtritë mbi rê përloshun rri
shkas teposhtë e mrenda hi,
bahem lot i gjelpt e’i’randë
çahem n’tokë pa’e vra kërkand.

diell qershori m’çon në kambë
m’dhizen sytë si poçi n’llambë,
fluturimthi shkoj përpjetë
bahem rê me tjetër jetë.

tash …

   

Ç’bënin në burg këta heronj evropianë

Për Václav Havelin substitut i lirisë në burg ishte shkrimi i letrave gruas, apo kulti i të bërit çaj. Për Adem Demaçin ishte këndimi vetmevete dhe leximi i gazetave me «dritare çelë».

Liria është vetë qenia njerëzore. Edhe njeriu që …

             

Vjershë, shiir e poezi

Lujna, kcejna, e vallzojna
lajna, fshijna, e pastrojna
furça, çetka, e brusha n’dorë
sevdá, dashní, lubav, amor

Në dyqan, dugajë, shitore
plot klientë, konsumatore
myshterij e blersa vet
m’iu shërby, m’iu bâ hyzmet

Qaq knaqsí, ma fort lezet
zoti gazdë …

        

Ne qyqarët

ne qyqarët jemi ata që mbijetojmë
kur trimat të kenë vdekur
është ligj i natyrës ky
trimat e flijojnë jetën vullnetarisht
për fjalë të mëdha
reforma ndryshime revolucione demokraci
ata e japin jetën për fëmijët tanë
por të vetët i …

 

Gëzimologji…

Unë e di veten që kam rënë në dashuri
kur nis e sajoj fjalë krejt të reja, të pafolura më parë

gëzimologji pasionizim afshografi
epshifikim hypozjarmi pikëllonjë dashurnajë

të them gjëra si “ke trup aq të përqafueshëm”
apo “e dashur, …

 

Qepoji Musë detit

Musë, qepoj’ detit
‘daje m’dysh, me nji t’rame
çilma udhën t’dal matanë
‘daje Mustafë detin
prej Tivari n’Bari
çaje anpëranë

Qepoj’ fort, de t’tremet
ujtë peshë – përpjetë le t’shkojën
e pritm’ se qanej po vij
kerrit n’daç ti grahmi…