Gegnishtja, gjuhë e huej?

Para pak muejsh nji koleg e shpërndau në rrjete shoqnore nji video-intervistë të Top Channelit me albanologun Wilfried Fielder. Fokusi i kolegut asokohe ish te përgjegjja e studiuesit gjerman për dallimet fonetike mes gegnishtes e tosknishtes dhe përshfaqjes së këtyne …

Vdiq gjyqtari amerikan Antonin Scalia

Paska ndërru sod jetë gjyqtari Antonin Scalia, 79 vjeç, që ka shërby në Gjykatën e Naltë të Shteteve të Bashkueme për plot tri dekada. I ndjemi njihej për ndërpretimin konservator që i bante kushtetutës së Juesejit, tue ngulë kambë në …

Ditëlindja e Shkrelit

Me 10 shkurt 1938, në Shkrel të Rugovës, leu poeti Azem Shkreli. Për poetë si Shkreli duhet kujtue vetëm datëlindja, sepse shkrimtarë të tillë nuk vdesin kurrë…

Qe një poezi nga Azem Shkreli:

Çka mësova unë

(kangë gegnisht)

Me u

Urimet e Harushës

Kët të hanë, më 8 shkurt 2016, i bjen Viti i Ri Kinez. Ta kremtojmë me vargjet e Mark Krasniqit:

Harusha e unshme
n’telegram t’vet
bletën e vogël
e përshëndet:

«Ditën e natën po e kaloj n’gjum
n’kët shpellë të

Krehtorja e qenve

Në Prishtinë paska nji «dog grooming salon». Sikur kjo dugajë të kish punu para lufte, do të kish qenë «салон за дотеривање пса».

Natyrisht, veç shqip nuk ka mbëhi me ia shkru titullin dugajës, sepse qentë e vendit sillen llaskuca …

Një libër për Nikolla Tesllën

Këtë javë doli nga shtypi libri Nikolla Teslla: Zbulues shkencor apo mjeshtër e konstruktor i mirë i inxhinierit Njazi Tafilaj. Një jetëshkrim i shkurtë për një nga figurat më të mëdha të shkencës, vepra flet për prejardhjene malësore, rininë e …

Rrena brina s’ka

Përdali ynë i lajmeve ia shtrembon fjalët CNN-it veç sa me i ngashnjy vizitorët — dhe përmes parjeve me fitu pare.

Por qe për çka rren Koha.net, sajti i kompanisë ma të nderueme mediatike në Dardani: “Filloi Lufta e Tretë …

Gegnishtja, grue në havale

Gegnishtja, shaje e nàle,
bâ si grue n havale.
E ngrata, vyshkë e thá,
ká t drejta, qysh nuk ká?
Ká t drejtë me vênue,
kush pa e trazue:
safish pênin për t kepë;
sa trash brumin për petë;
me …

Mbi matjet e korpusit të shqipes

Domeni publik i gjuhës dikur kishte raviza më të prera e të dallueshme. Sot këto dalin të vagullta, meqë shumë veprimtari, dikur gjysmëpublike, jopublike, private e intime madje, tashmë depërtojnë e nguliten madje fare në domenin publik. Me përhapjen virale …

Gëzuar!

Gëzuar! Kombëtarja bëri histori duke u cilësu për herë të parë për një garë madhore ndërkombëtare. Tani presim shortin me pa se kush do jenë kundërshtarët. Kopjoje dhe shpërndaje lirisht këtë figurë.…

Ti, jo Ju…

Njiherë dikund e pata lexu nji thanie (të dikujt) për tri lloje njerzish që kur flasin për vete thonë na e jo unë. E dij se mbretnit dhe skizofrenët kan qenë dy prej kategorive. Të tretët kan mujtë me qenë …

Uflla pa pare…

Uflla pa pare má e omël se sheçeri

(Prizren)

Ballkanarhiv, Forzsetzung des Jachresberichtes des Instituts für rumanische Sprache, Band I, 1925, Band II, 1926, Leipzig, Herausgegeben von Prof Dr Gustav Weigand. Marrë nga ‘Diturija’ 1926.…

Dorëshkrime shqip me germa arabe

Një artikull shumë interesant i Lumo Skëndos për dorëshkrimet shqipe me germa të osmanishtes të shkrueme prej Hafëz Ali Ulqinakut. Dorëshkrimi i parë ka 191 faqe, dorëshkrimi i dytë ka 435 faqe dhe dorëshkrimi i tretë ka 133 faqe. Afërsisht, …

Déjà vu…

Dikush kishte postu në Facebook nji foto të nji fëmije që lexonte libra ulun në trotuar para peshores. E kundrova gjatë atë foto, dhe m’u duk se u ktheva mbrapa në kohë, në fëmijëninë teme! Pashë veten teme në atë …

Flm, sa fjalë e gjatë!

Faleminderit. Eu! 12 germa, 12 tinguj.

Nuk patëm çare pa e shkurtu këtë fjalë. Çereku i shkronjave mjaftoi. Dikush flm-në ua mveshi gjakovarëve, që po kursenin tastierën. Por tash kemi nisë me thënë edhe me gojë: fëlëmë.…

Mos zajebnicës

Tue dhanë gisht për zajednicën, krenët e vendit pranuen vullnetarisht ate që pushtuesi s’ka mujtë me na e mponu as me dhunë dikur: pushtetin sipror të Sërbisë mbi Dardaninë.

Marrëveshja e mbrame ia dorzon sovranitetin nji pakice kombtare për me …

Qilymi lumjan

Mbramjet që shtrohen n’Amerikë për festën e pavarsisë së Shqipnisë më dalin gjithmonë interesante. Në këto ndeja mblidhen shqiptarët e krejt trojeve tona në Ballkan – shqiptarë nga tanë breznitë që jetojnë n’Amerikë: të lindun nga prindë ardhun moti, para …

Me martu dhe me u martu

Nji përdal yni i lajmeve shkruen: «Blero konfirmon: Do ta martoj Afronën».

Hajde de! Kujtova njiherë se Afrona qenka e bija ose e motra e Bleros, dhe tani ai si patriark i këtyneherit po i fton mësitat me e lypë …

Vllahisht, jo sërbisht

«Televizioni lokal shqiptar jep lajmet në gjuhën serbe», thotë nji mjet njoftimi nga Prishtina.

Çifti i atij që e ka shkru kët lajm më shtin me mendu nganjiherë se nandë dekada nën Sërbi nuk kan qenë të mjaftueshme. Të më …

Nji Ë mangu «n’Prishtinë»

Ë-ja nuk ndodhet rastësisht në shkrimin shqip. Shpesh po më bjen me lexu postime ku shkronjësi e ka zavendësu Ë-në me nji apostrof. Qe, p.sh., «hajde n’Prishtinë», ta bajnë prishtinasit.

Ndoshta edhe vij, por po i shoh tri të këqija …

70-vjetori i bombës atomike në Nagasaki

Më 7 dhjetor 1941, Japonia i sulmoi ishujt amerikanë të Havajit. Shtetet e Bashkueme, që deri atëherë kishin qëndrue asnjanëse, i shpallën luftë Japonisë. Gati katër vjet ma vonë, konflikti ma i përgjakshëm që kishte pa ndonjiherë njerzimi përfundoi me …

Leku i vjetër, dinari jugosllav

Lekë të reja apo lekë të vjetra? Ligji duhet t’i detyrojë shqiptarët që të mos masin më me monedhën e ndryshkur.

Kanë kalu mbi 50 vjet prej se Shqipëria preu paren e re, që kishte një zero më pak, dhe …

Certifikatë, çertifikatë, qertifikatë

E paskan ndërpre shpërndamjen e vërtetimeve për veteranët e luftës. Përgjegjësit thonë se gabimisht e kan shkru «Çertifikatë» në vend se Certifikatë.

Me kqyrë holl, të dy mënyrat e dhunojnë shqipen e natyrshme. Me më pas pyetë mue, kisha …

Sudetici kundër ligjit të natyrës

Nuk po më çudit nji shkrolan si Cuck Sudetici çka po leh për shqiptarët, por po më çuditin shqiptarët shqiptarurrejtës që po ngarendin me e shpërnda shkrimin e tij. Mue më mjaftojnë dy gjana me e nda mendjen për te:…

Ju keni harruar të na vëreni!

Diku lart qiellit një diçka hyjnore dhe e madhërishme ka vendosë që disa prej neve të jetojmë me aftësi të kufizuara.

Shpesh herë thonë se ne jemi të përkëdhelurit e Zotit. Eh, ndoshta edhe jemi…, por kjo nuk po na …

Evropian apo evropjan?

EVROPJAN apo EUROPIAN? A po më kallxon kush? Ndërsa kambëngulim me shkru europian ose evropian — pra me -ian në fund — ne veç tregojmë se sa të padijshëm dhe tekanjakë kan qenë ata që i kan vendu rregullat e …

«Copë-copë»

Çdo ditë e shof se si shuhet jeta e një gruaje të re. Jeta e asaj që ndryshe s’mund t’ia del, përveq t’i bindet asaj që shoqëria kërkon prej saj, nënshtrimit. E kam parë presionin që i rri ngjitur …

Shqipja, Shkup, e shpëton shtetin

Lagjja e vjetër e Shkupit -- Jason Drury, "Skopje Old Town," 2012

Përleshjet e armatosura në Kumanovë na i japin do mësime të vyeshme për Maqedoninë. Qe të përmbledhura në tri pika:

1. Maqedonia ka të pazgjidhur çështjen shqiptare

Atje u vranë njerëz në emër të çështjes shqiptare. S’domethënë tash se grupi …

Burri që polli nënshtrimin e përjetshëm

Fëmijët s’mund ta falin kurrë nënën e tyre nëse heq dorë nga gjithçka për një burrë, një burri që do t’i shërbesh gjithë jetën: do t’i lash, do t’i fshish shtëpinë, t’i lindësh fëmijët, me gjasë që s’do të jenë …

Jumkanisht, kamkenisht, kamqenisht

Hartë etnike e Ballkanit, 1882 (qethë)

Për me i kuptu drejt të folmet kryesore të shqipes, kish qenë mirë me i riemërtu dhe me i tubu të paktën përkohësisht si:

(1) dardanisht ose jumkanisht — meqë thuhet “jum kânë”
(2) shkodranisht ose kamkenisht — meqë thuhet …

Studenti shqiptar merr çmim në Amerikë

Një universitet me nam në Shtetet e Bashkuara ka shpërbly një student shqiptar për punën e tij me të rijtë në Dardani dhe në Amerikë. Mentor Dida ka fitu çmimin Udhëheqës i Dalluar i Studentëve të Diplomuar (Outstanding Graduate

Dembelat e Dyseldorfit

Ç’asht e vërteta, edhe gjermanët e kan përsosë artin e përtacisë! Në nji kangë folklorike allemane, grueja e lut burrin me nxjerrë do ujë prej bunari. Por burri dembel ia “dëshmon” se asht teorikisht e pamundshme.

Shqip titulli “Ein Loch …

Nën këmbët e gruas

E dini si është puna? Ka kohë që doja të shkruaja këta rreshta që do lexoni tani.

Pata lexuar se tragjeditë e vërteta familjare vijnë nga jeta e pajetuar e prindërve. Nuk mund ta shuja këtë zë që e kisha …

Për përgjegjësinë e prindërve tanë

Pse more e kemi kaq zor të flasim për përgjegjësinë e prindërve tanë gjatë epokës totalitare?! A vërtet jemi aq bebe në tru, sa t’i shohim ende, edhe në moshë të shtyrë, prindërit tanë si totemë të pagabueshëm, a? Rritu …

Venecian, evropian

Enciklopedi–enciklopedia, Wikipedi–Wikipedia! Jo «Wikipedja». Por ti kishe me thanë: «Media» shkruhet me «i» e shqiptohet me «j». Qysh me dijtë na kur duhet i-ja e kur j-ja?

Epo, komunishtja nuk ka rregulla; ka vetëm teka e qefe. Germa «i» asht …

Shqipnija dhe Sërbija

Sami Frashëri vendin tonë e ka quejtë toskërisht Shqipërija. Gjergj Fishta e ka quejtë gegnisht Shqypnija. Pullat e para postare kan shkrue Shqipënija. Në gjuhën e njisueme zyrtare u ba pastaj Shqipnija.

Shqip ka shum emna …

Histori e shkurtë e standardizimit të shqipes

Një faqe nga procesverbali i mbledhjeve të Komisisë Letrare Shqipe (1916)

Komisia Letrare Shqipe dhe gjuha standarde shqipe e elbasanishtes

1. Propozimi për krijimin e një gjuhe standarde shqipe asht dhënë në Kongresin e Elbasanit, i cili u mbajt me 2-8 shtator 1909. Por një punë e njëmendët për standardizimin praktik, …

Dita V

Nuk âsht njëlloj si me e dashtë gruan dhe si me i lypë gruṇë. As me i qitë çaj dhe me e bâ të qajë nuk janë njësoj. Parja në xhep e ujët në gjep nuk janë njësoj. Shtritë …

Fjala dashuri

Ne që na pëlqen të shkruajmë poezi përmendim shpesh fjalën “dashuri” dhe tingëllojmë shpesh shuuumë romantikë. S’e kam fjalën për Charles Bukowskin dhe Enkeleda Ristanin, po për ne vdektarët e thjeshtë pra.

Por e vërteta është se poetëve …

Keq e ke, or Isë

Solidarizohem me të mbijetuarit në Kosovë që ndihen të fyer nga sharja “egërsira”, ajo na fyen të gjithëve, të madh e të vogël. I gjykoj njëherit shfaqjet e dhunës, e dëmtimet e pronës publike dhe private.

As prona publike, as …

Heteronorma e patriarkatit

Patriarkati e ka religjion heteronormën, me trininë e shenjtë, martesën, familjen, fëmijët. Aty njeriu është funksion në shërbim të shtimit biologjik, jo qenie e lirë që lind për të përnjëmendësuar veten.

Burrave dhe grave — por posaçërisht grave! — që …

Kushtetuta, kuku, ç’të tutka

Shkrimtari Veton Surroi këshillonte se Kushtetuta e Kosovës nuk asht roman qejfi që e lexojmë shtritë para gjumit a nën hijen e ndoj peme ngat përroni në ditë fundjave. Ai ka të drejtë. Kryeligji që kemi tani të ndjell veç …

S’un e kqyra ma shum

Sa fillova me kqyrë filmin Luftëtari i Math i Shqi­përisë: Skën­derbeu, të ri­mje­sh­t­ruem dhe ri­dubluem shqip. Pata ndigjue që jan tue punue në te. Dhe e prit­sha m’e pa! Por s’mujta me e durue për ma shum se …

10 fjalë nga Wikilori

Qe 10 fjalë shqipe të përzgjedhura nga fjalori Wiktionary me shpjegim anglisht. Lista përfshin sleng, krahinarizma, barbarizma, fjalë të rralla, si dhe fjalë që përdoren gjërsisht në njërin vend shqiptar por jo dhe tjetrin.

1. haps

Etymology
Abbreviated from hapsane

Po, #jesuischarlie

Edhe diçka tjetër bezdisëse për Parisin, për krizën shumë-orëshe që kaloi qyteti. Të dedikohet pikërisht ty që çështjen e Parisit e sheh si të ekzagjëruar, të mbivlerësuar nga ne, disa qytetarë të këtij vendi.

Facebook na ka krijuar shumë mundësi …

Të lumtë, Gjakovë krenare!

Ky farë Jablanovići, egërsinë dhe stërkafshë e Miloševićit, paska edhe ‘disa miq shqiptarë’ të cilë i paskan kallxu se chka ka ndodhë në Gjakovë. Asht interesante me dijtë se kush janë ‘miqtë …

Penj drite nga lëmshi i errësirës

Shikoj shumë veta në Facebook që ngulmojnë se ky s’qenka islami i vërtetë. Do të jetë çështje definicioni se ç’quajmë këtu “të vërtetë”, Muhamedi vetë luftoi e vrau njerëz për të forcuar e përhapur fenë e vet. Kjo është goxha …

Jueseji: Emnat e shteteve dhe kryeqyteteve shqip (draft)

Emni i plotë i vendit:  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtetet e Bashkueme t’Amerikës

Sinonime: Amerika; SHBA (ShBA), Shëbëá/~të, Shëbëá/~ja; Shtetet e Bashkuara, Shtetet e Bashkueme; Juesej/~i

[Shteti/trualli:  kryeqyteti, qendra ma e madhe]

Shtete të federueme

  • Alabamë/~a:  Montgomeri, Birmingem/~i
  • Alaskë/~a:  

«The Interview» nuk osht i pari

“The Interview” nuk duhet me u trajtu si diçka speciale se nuk osht i pari. Në vitin 1940, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Adolf Hitleri ka qenë në kulmin e pushtetit, Charlie Chaplini ka guxu me bo një film …

Flamuri shqiptar në vepra të Rilindjes Evropiane

Këto ditë, Muzeu Metropolitan në New York po bën një ekspozitë të rrallë me veprat e artistit flamand Pieter Coecke van Aelst (1502–1550). Ngjarje e madhe në botën e arteve figurative kjo, sepse janë shfaqur nëntëmbëdhjetë tapete të famshme dhe …

Gëzuar Natën e Buzmit

Sot e nesër – vise të ndryshme kanë tradita të ndryshme – festohet një nga ditët më të mira të vitit, me origjinë nga adhurimet e lashta të natyrës, kur popujt antikë e kremtonin solsticin dimëror. Në Siujdhesën Ilirike, ishin …

Të mirat e shumëgjuhësisë

Një gjë të re që mësova nga intervista sonte me znj Bardha Mance pranë Athens International Radio është se edhe Universiteti i Athinës paska studiuar rishtas efektin e shumëgjuhësisë. Madje mu me fëmijët shqiptarë që vijojnë Shkollën Shqiptare në Athinë. …

Shtatzanë në klasë të tetë

Për pesë ditë shetitje, shtatë nxanëse mbeten shtatzanë. Jan ende në të tetën klasë.

Ky lajm erdh nga Sërpska e Bosnjës, por punët s’jan qaq ma mirë as në trojet shqiptare. Shoqnitë tona në t’ashtuquejtunin Ballkan Perëndimor nuk po tregojnë …

Ne qyqarët

ne qyqarët jemi ata që mbijetojmë
kur trimat të kenë vdekur
është ligj i natyrës ky
trimat e flijojnë jetën vullnetarisht
për fjalë të mëdha
reforma ndryshime revolucione demokraci
ata e japin jetën për fëmijët tanë
por të vetët i …

A ia vlen burgu për kët punë?

Do pjestarë të shoqnisë qytetnore paskan kërkue denime me burg për ata që lypin “favore seksuale” në punsim. Skajza që e kan përdorë asht fort e pavend, tue qenë se fjala “favor” domethanë diçka e mirë. Këta kan mendue si …

Të martuem me grue

Mbasi ka pase hi Partia, n’gjykatë n’Baram Curr, pe dvetke gjykatësi nji malsor qe e kishin pru t’pandehun:

— Sa vjeç je?
— A ùn â? — i thotë Malsori.
— Jo, une! — ia pret tanë ironi gjykatësi.
— …

Amendamenti 47

Foto: Kushtetutat e Sërbisë, Vojvodinës, dhe Kosovës (autonomija.info)

Borisav Jovići, dhelpna e politikës serbe, krimineli mbrapa perdesh, në kujtimet e tij hedh dritë për ngjarjet që i paraprinë ndryshimeve kushtetuese të vjetit 1989. Tregon se si edhe vetë Miloševići ishte lëkundë rreth amendamentit të famshëm 47, në kushtetutën

Letër e Kadaresë Presidentit George H.W. Bush

Qe letra që shkrimtari ynë Ismail Kadare i dërgoi kryetarit të Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush, më 1991:

Zoti President,

Dy vjet më parë, më 1989, kur, jo vetëm në vendin tim, por në gjithë perandorinë e Lindjes, diktatura

Mërgimtarët përkrahin rektorin

Pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan i kanë dërguar letër kreut të Universitetit të Prishtinës për ta përkrahë në qëndrimin e tij rreth pranimit të studentëve. Sot, grupe të luftëtarëve protestuan para rektoratit, duke këmbëngulë që fëmijët e dëshmorëve dhe veteranëve të …

Në kufi, droga kalon më lehtë se libri

Paramendojeni kaq e vështirë për me e sjellë librin në shpi, veç 1.000 copë (pak diçka më pak). Ta ndalojnë në doganë, u tregon fakturën dhe autorizimin, e pranojnë se me dokumenta je në rregull, por s’ta lëshojnë me marrë …