Mërgimtarët përkrahin rektorin

Pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan i kanë dërguar letër kreut të Universitetit të Prishtinës për ta përkrahë në qëndrimin e tij rreth pranimit të studentëve. Sot, grupe të luftëtarëve protestuan para rektoratit, duke këmbëngulë që fëmijët e dëshmorëve dhe veteranëve të …

             

Gëzimologji…

Unë e di veten që kam rënë në dashuri
kur nis e sajoj fjalë krejt të reja, të pafolura më parë

gëzimologji pasionizim afshografi
epshifikim hypozjarmi pikëllonjë dashurnajë

të them gjëra si “ke trup aq të përqafueshëm”
apo “e dashur, …

   

Shqiptarizimi i Serbisë

Një koment interesant për artikullin e gazetës Politika të Beogradit, “Profesorë nga Tirana në Universitetin e Beogradit” (‘Profesori iz Tirane na Beogradskom univerzitetu’):

Албанизација Србије | 23/01/2008 16:57

Албанологија је од виталног значаја за Србију! Како је кренуло, Србија ће

     

Për Dasarën

Dasara shtatëmbëdhjetë vjeçe thotë se futbolli nuk është politikë.

Dasara harron se kur luajnë dy shtete vishen nga simbolet kombëtare, duke nisë nga flamuri, ngjyrat, veshjet etj. Dhe, kur futbolli i Dasarës është vetëm futboll, siç ndodh në të gjitha …

  

Kanceri i bukurisë

S’më pëlqejnë këto fushatat kundër kancerit të gjirit që e bëjnë gjithnjë ndërlidhjen obligative me “bukurinë”. Sikur i qasen pak si tepër objektifikimit të gruas. Thuase njeriu u dashka të shpëtohet shkaku i “bukurisë”.

E individët që s’i hasin modelet …

                

Kërkesë qytetare për ndryshimin e Kushtetutës

[Nënshkrimet e qytetarëve u grumbulluan nga 7 deri më 28 shtator 2014.]

Ne, qytetarë të Republikës së Kosovës, jemi të shqetësuar për demokracinë tonë. Për gati tre muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, përfaqësuesit tanë nuk kanë qenë në gjendje ta …

     

Kësaj i thonë kotele!

Qe shqip një fjalë që fëmijët duhet ta dinë patjetër: Shkarravitësja në foto s’është vetëm “mace e vogël.” Është KOTELE – domethënë:

Këlysh maceje; mace e dobët, që nuk është rritur mirë. [Për shembull:] Kotele e bardhë (e zezë). Polli

  

Qepoji Musë detit

Musë, qepoj’ detit
‘daje m’dysh, me nji t’rame
çilma udhën t’dal matanë
‘daje Mustafë detin
prej Tivari n’Bari
çaje anpëranë

Qepoj’ fort, de t’tremet
ujtë peshë – përpjetë le t’shkojën
e pritm’ se qanej po vij
kerrit n’daç ti grahmi…



Analfabetizmi funksional dhe ndryshimi i standardit

Ç’është analfabetizmi funksional? Qe ç’thotë Wikipedia në anglisht:

Analfabetizëm funksional janë aftësi shkrimi e leximi që nuk mjaftojnë “me ia dalë mbanë në përditshmëri dhe nëpër detyra punësimesh që lypin aftësi leximi përtej nivelit themelor. Analfabetizmi funksional kontrastohet me analfabetizmin



Ekonomizimi i pjesores – mundësi për shqipen e përbashkët

Prestigji si parakusht e si pikësynim

Çdo shoqni vjen e shtresëzueme në hierarki. Gjuha, mjeti themelor i komunikimit shoqnor, vjen vetë e shtresëzueme krahas. Shtresëzimi shoqnor dhe shtresëzimi gjuhësor janë nji dhe e njejta gja, sepse kategorizimet sociale, raportet mes …

   

Kritikë klasifikimit të foljeve në Gramatikën e Akademisë (AShASh)

Shumica e studiuesve të shqipes pajtohen se klasifikimi i foljeve shqipe në zgjedhime ka qenë dhe ka mbetë një nga problemet ma të mëdha të gramatikëhartuesve të shqipes. Këtë e thonë, ndër të tjerë, edhe Selman Riza, Fatmir Agalliu, Tomor

                        

Ditëlindja e Madibës

Udhëheqësi revolucionar kundër Apartheidit dhe ish-kryetari i Afrikës së Jugut (1994-1999) lindi më 18 korrik 1918. Me profesion avokat, Nelson Mandela filloi veprimtarinë politike qysh në vitet ’50, duke u përfshi në lëvizjen jugafrikane për të drejtat e popullsisë zezake.…

     

Deklarata e pavarësisë e Shteteve të Bashkuara

NË TUBIM, 4 korrik 1776.
Shpallja nji­zani e tre­mbë­dhjetë Shte­teve të bashkue­me t’Amerikës,

Kur në rrje­dhën e ngjar­jeve njer­zore ba­het e do­mos­do­shme për­ nji po­pull me i shuejtë nyjat poli­tike që e kanë lidhë me nji tjetër dhe me e …