Dy kombëtare, një abetare

Kryeministri shqiptar Edi Rama u taku sot me «150 maturantët më të mirë të vendit», me të cilët foli për pranimin në universitet. Kurse mua më erdhi një porosi e çuditshme: «mfal a ka afat t2 ne filologjik Gj.shqipe? [sic]», më shkrun në Facebook një i panjofshëm. Ta qujmë Leart.

Learti nuk po më pyeste për afatin kalimtar në futboll, ku jemi dyzu në kombëtaren shqiptare e përfaqësuesen e Dardanisë. Atij i interesonte me u regjistru në universitet. Në arsim të paktën, kemi një abetare të përbashkët për gjithë shqiptarinë. Por jemi edhe më të ndarë se në sport kur …

Feja e vizatuar

Debatet mbi fenë dhe praktikimin e saj si dhe mungesën e saj zakonisht janë emocionale dhe shpërfillin (injorojnë) shumëllojshmërinë e praktikave fetare. Praktikimi i fesë nuk është bardh e zi, por ka shumë nuanca.

Jo vetëm që ka dallime mes njerëzëve të ndryshëm të cilët identifikohen me një fe (p.sh., mysliman, katolik), por një person mund të ndryshojë nivelin e religjiozitetit brenda disa muajve apo edhe javëve. Për më tepër, gjërat koklaviten edhe më shumë kur dihet se ka persona që praktikojnë rite fetare por që nuk kanë besim fetar.

Duke u munduar t’i kap këto dallime e nuanca të …

Dhunimi i dytë i Srebrenicës

Gjenocidi në Srebrenicë u krye nga nacionalistë fetarë serbë, me bekimin e kishës kristiane serbe. Viktimë ishte popullsia më sekulariste atëbotë në Europë, boshnjakët. Islamizmi falso i përkujtimeve të sotme e shtrembëron këtë të vërtetë historike, e përbën dhunim të dytë fetar mbi viktimat e një gjenocidi.

Dr Iljaz Pilav ishte 28 vjeç kur serbët hynë në Srebrenica. Ai kish shërbyer aty për muaj me radhë si mjek në kushte pothuaj jonjerëzore, një nga 5 doktorët e mbetur për mbi 50 mijë banorë të enklavës së rrethuar nga serbët.

«S’kishim instrumente, s’kishim anestetikë, s’kishim antibiotikë, s’kishim gjë prej gjëje», kujtohet …

Pse duhet me qenë në krah të të madhit Atë Nikolla Marku? Pse shqiptarët duhet të zgjohen nga letargjia?

Atë Nikolla Marku është për dekada të tëra i vetmi klerik në trojet shqiptare që ka dalë haptas kundër një institucioni zyrtar të kishës së tij të uzurpuar nga agjentë të Greqisë dhe nuk është ndalë asnjëherë së kundërshtuari këtë megjithëse i është nënshtruar çdo lloji të presionit, kërcënimit, propagandës dhe sulmeve fizike. Është i vetmi që edhe sot e kësaj dite e mban lart flamurin e shqiptarizmës dhe luftën për kishën e tij në emër të shqiptarizmës.

Dikujt kjo mund t’i duket si një ngjarje e rastit, si një konflikt për interesa më të ngushta që paraqitet si një …

Në kapërcyell të dy botëve

Plot 15 vjet má parë, në nji datë si sot, na si familje e palosëm jetën tonë nëpër valixhe dhè morëm avionin per Amerikë. Krejt çka na e gjykuem të vlefshme u ngjesh n’ato valixhe, dy prej tyne mbushun me librat e zgjedhun, prej të cilëve s’mund u ndava, dhe i pruna me veti në New York.

Ah ai momenti kur njeri vendos me u largue jashtë vendit. Jeta jote guzhmohet si nji lamsh i ngatërruem emocionesh. Je duke braktise krejt ate çka di e çka ke mësue deri ate moment për me hy në nji fazë të panjoftun të …

Porosi e shovinistit turk për shqiptarët në Turqi

Hapni veshët shqipe. Ndëgjoni mirë se çfarë thotë një Vojislav Šešelji i Turqisë — poeti i njohun İsmet Özeli, shovinist turk që vjen nga provinienca e mendimit islamik në Turqi.

Shih çfarë thotë në deklaratën e tij [0:08 – 0:50]:

Sido që të jetë, sot duhemi me e dijtë se ku jetojmë dhe kush jemi. Nëse ne nuk jemi turq, nëse thomi se “unë turk nuk jam por edhe unë kam të drejta në këto troje”, domethanë kështu i kemi vu nënshkrim gjithë sistemit të planeve botnore për fshimjen e Turqisë nga harta.

“Unë turk nuk jam”, fjala vjen — …

Suksesi që dëshmon mossuksesin

Facebooku asht bombardu prej komenteve krenare për suksesin e Majlinda Kelmendit. Xhudistja në kategorinë e femnave deri në 52 kilogramë fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian.

Por xhudo nuk asht sport popullor! Përkundrazi, asht nji ndër sportet ma jopopullore dhe joatraktive për me u shiku. Unë as rregullat nuk i dij, qashtu si shumica e kosovarëve tjerë. Po pse atëherë gjithë ky gëzim i shfrenuem?

Nëse kishim qenë vend i fortë në sporte, atëherë ky sukses në xhudo (mos i harroni kategoritë) kish me mbetë krejt i pavërejtshëm. Mirëpo, Kosova asht krejt e pasuksesshme në secilin sport që ka …