(Kthy në alfabetin e Elbasanit me propozimin dhe ndihmën e Plator Gashit)
𐔏𐔟𐔜𐔝𐔇𐔝𐔟𐔝𐔀 𐔇 𐔙𐔇𐔗𐔟𐔁𐔐𐔍𐔏𐔈𐔛 𐔛𐔈 𐔏𐔖𐔛𐔖𐔠𐔈𐔛
(𐔜𐔉𐔀𐔎𐔈𐔛𐔍𐔒: 𐔏𐔢 𐔠𐔇𐔙𐔛𐔍𐔖𐔓 𐔍 𐔏𐔖𐔓𐔛𐔖𐔐𐔍𐔄𐔟𐔀𐔙 𐔓𐔟𐔏 𐔈𐔜𐔝𐔈 𐔁𐔖𐔝𐔍𐔒 𐔣𐔢𐔙𐔝𐔀𐔙. 𐔓𐔟𐔏 𐔒𐔁𐔀𐔎𐔒𐔈 𐔗𐔈𐔙𐔋𐔇𐔋𐔈𐔛𐔍 𐔗𐔈𐔙 𐔊𐔀𐔁𐔍𐔒𐔇𐔝 𐔘𐔈 𐔒𐔟𐔓𐔄 𐔝𐔈 𐔏𐔇𐔝𐔈.)
Kushtetuta e Kosovës detyron deputetët të marrin pjesë në votim dhe qytetarët presin që Kuvendi të zgjedhë kryetaren e Republikës në ditët që vijnë. Por afati 6-mujor për ushtruesin e detyrës nuk e lë shtetin pa krye, edhe nëse opozita … Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por njohja nuk është shërbim që Kosova duhet ta paguajë me një copë të vetes. Ka një mënyrë tjetër me zgjidhë këtë çështje. (Vështrim i botuar në Koha.net, 16.3.2021) Urimet nga Shtëpia e Bardhë … Sot Republika e Kosovës, shteti i rilindur i Dardanisë sonë të lashtë, mbush 13 vjet. Sikur epokën tonë ta matnim prej motit kur xehetari Bardhyl përmbysi mbretin Sirra dhe u bë prijës popullor i të parëve tanë, sivjet do të … Djathtas është flamuri i Juesejit me 51 yje, majtas flamuri i kryeqytetit Washington DC. Distrikti ku ndodhet selia e qeverisë amerikane po kërkon me u bë shteti i 51-të. I zgjedhuri kryetar Joe Biden mbështet këtë nismë. Dhe këto ditë, … Disa javë para se t’i bllokoheshin e t’i zbrazeshin llogaritë Telekomit të Kosovës, Gjykata e Apelit refuzoi ankesën e Sindikatës (FSP-PTK) lidhur me masën e sigurimit që kishte kërku ndaj Z Mobiles. Ne besojmë se gjykata ka gabu, duke i … Gjyqtarja amerikane Ruth Bader Ginsburg vdiq këtë javë nga kanceri, duke lënë pas një trashëgimi të rrallë të përpjekjeve për të drejtat e njeriut dhe për barazi gjinore. Në moshën 87-vjeçare, ajo ishte anëtarja ma e moshuar e Gjykatës Supreme … Më 4 shtator 1914 të kalendarit julian, ose 17 shtator të kalendarit tonë, Esad Pasha nënshkroi me Nikolla Pashiqin traktatin e fshehtë të Nishit. Pika 11 parashihte ndërtimin e hekurudhës së Adriatikut deri në Durrës. Serbia do të shpronësonte tokat … Më 17 shtator 1787, delegatët e 13 shteteve nënshkrunë Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo hyri në fuqi rreth dy vjet ma vonë, duke zëvendësu kushtetutën e parë, Artikujt e Konfederatës. Deri atëherë, 13 shtetet e porsapavarësuara ishin … Negociatorët e ngathët e kanë qitë Kosovën në pozitë të keqe, e për shumçka ma të keqe se ç’e kishte atëherë kur s’ishte as krejt e lirë as e barabartë, në Jugosllavinë socialiste pas Rankoviqit. Kosova dikur kishte 22 komuna, … Traktati i Londrës (26 prill 1915) është traktati sekret midis Italisë neutrale dhe forcave Aleate: Francës, Britanisë dhe Rusisë për të inkuadru Italianë në Luftën e Parë Botërore. Aleatët donin që Italia të hynte në luftë për shkak të kufirit … Si përfaqësues i pazgjedhun i Kosovës, Avdullahu pranoi kapitullimin ndaj Sërbisë. T’i njehim pikat që ai nënshkroi sot n’emën të normalizimit ekonomik: Konfirmoi si marrëveshje detyruese deklaratat e paligjshme për autostradën dhe hekurudhën Prishtinë–Beograd. Këto dokumente e trajtojnë kufinin shtetnor … (English below) Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk cenon të drejtën ndërkombëtare. Këtu po ndaj një fragment prej një punimi bashkautorial, ku shpjegojmë të drejtën e popullit për të vendosë … Ka ndërru jetë kongresisti amerikan John Lewis (1940–2020), përfaqësues i shtetit të Xhorxhës dhe një nga gjashtë udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes për të Drejtat Qytetare, përkrah dr. Martin Luther Kingut. Mbaj mend kur si student më 2008 — vitin kur … Pandemia ia ka rikthy namin kancelares si një nga udhëheqëset ma të mira të vendit. nga Anna Sauerbrey, opinioniste kontributore — New York Times, 7 korrik 2020 Kancelarja Angela Merkel e Gjermanisë është kah e kryn mandatin. … Mjekët e dinë se ka dy mënyra me punu: me termin edhe pa termin. Kur e cakton terminin, pacienti e din se kur, për çka edhe si ka me u trajtu. Kur nuk cakton termin, pret në rend, por s’e … Një kryetar jopopullor, Hashim Thaçi, dhe i zgjedhuri i tij për kryeministër, Avdullah Hoti, po zhbëjnë shtetësinë kosovare. Ata po pranojnë pabarazinë e Kosovës përballë Serbisë dhe po i hapin rrugë Serbisë të zbatojë ligjet e veta në truallin tonë. … Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërmarrjet publike qendrore dhe memorandumet shpjeguese (shkurt–qershor 2020): (përditësu) Gjykata Supreme po mban të pezulluar shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe pasurimin e oligarkëve prej pagesave të popullit. Kjo është fitorja jonë në kontestin kundër Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, të cilin po e ndjek si përfaqësues i bashkaktivistit … Republika e Kosovës nesër do të ketë një kryeministër të ri. Aktivisti Albin Kurti pritet të votohet për kryetar qeverie, duke marrë një detyrë të cilën ai e ka përshkru — sipas etimologjisë — si kryeshërbëtor ose kryendihmës. I pari … Fundi i Luftës së Parë Botërore shënoi fitoren e atyre që quheshin «ide progresive» dhe të cilat kishin për synim kryesor dhënien e fuqisë politike sovranit (popullit si tërësi). Në emër të rikthimit të demokracisë, ndonëse jo të drejtpërdrejtë, pjesa … «Gjykata kushtetuese e ndërkombëtarizuar: Bartja e sovranitetit gjyqësor në rastin e Kosovës» titullohet punimi i autorëve prof. dr. Enver Hasani dhe dr. Getoar Mjeku, që diskutojnë themelimin dhe punën e Gjykatës Speciale, me përqendrim te drejtësia kushtetuese. Punimi … Ne shqiptarët kemi shumë valle kombëtare, dy ekipe kombëtare, një identitet kombëtar. Me punë mund ta bëjmë një skuadër që përfaqëson gjithë kombin, por jo duke lënë anash një pjesë të tij ose tue leju dështimin e shteteve tona. 1.… 1. Kryeministri tiranas Edi Rama thotë se Kosova po vetëpërjashtohet, ndërsa ai po negocion njëfarë minishengeni me udhëheqësit e Serbisë e Maqedonisë. Rama premton lëvizje të lirë duke i heqë kufijtë mes shteteve të të ashtuquajturit Ballkan Perëndimor. Por ka … Me gjetë një formulë karrotë-stupc që shpërblen partinë kur përkrah vajzat e gratë dhe e ndëshkon kur i lë prapa. Kosova s’ka pasë asnjëherë ma shumë vajza e gra deputete. Dhe në asnjë palë zgjedhje nuk kanë dalë ma shumë … Ajo prek bashkimin me Shqipërinë, komunitetet pakicë dhe dialogun me Serbinë 1. Kosova ka kushtetutë militante. Ky përfundim më del nga shkrimet e juristit të mirënjohur Gary Jacobsohn. Kushtetutat militante imponojnë rregulla që nuk përkojnë me … Kosova është republikë parlamentare. Për këtë s’ka mëdyshje, ani pse studentat e juridikut ndëshkohen pa faj nëse përgjigjen kështu në provim. Kur administratorët ndërkombëtarë dhe udhëheqësit vendorë ngritën institucionet e vetëqeverisjes në Kosovën e pasluftës, ata zgjodhën sistemin parlamentar. Thelbi … Unë bëj pjesë ndër ata që mendojnë se Albin Kurti bën shumë mirë që jep intervista të shpeshta. Në mungesë të institucioneve, të cilat vonojnë pa fajin e tij, mediat mbeten një rrugë e komunikimit me publikun. Dhe publiku ka … «Ofertën më të mirë në botë, na ta shkelim me rrotë», mburrej një kompani që rishet shërbime të telefonisë. Ofertat shkojnë e vijnë, por çka na ka mbetë sot është rrjeti i dërrmuar i telefonisë mobile, thirrjet e humbura e … Voto me postë prej jashtë shtetit. Afati me u regjistru/apliku është 10 shtatori 2019. Mundesh me u regjistru nëse: Dikur diktatorët i kanë shpërnda parlamentet për ta mbajtë pushtetin për vete. Sot shpërndarja është vegël e fuqishme e demokracisë. Në seancën e Kuvendit më 22 gusht, s’do të ketë mëdyshje: lypsen 80 deputetë me shtypë butonin «Po» për ta … Një politikan atdhetar nuk koritet kur përgjëron rivalët me bashkëpunu për të mirën e vendit. As ia ul vetes vleftën në treg. Pazari politik është tipar i shtetit të kapur, dhe udhëheqësi i hirshëm nuk e pranon atë. Pas sa … Çka ndodh kur dorëhiqet kryeministri? Çka ndodh kur mbahen zgjedhjet për Kuvend? Çka ndodh nëse Kuvendi shpërndan veten? Qe vizatimi për hapat që duhet ndërmarrë dhe afatet për secilin hap. I kemi nxjerrë nga dispozitat e kushtetutës së Kosovës dhe … Ndërsa Kosova nuk po i bjen në fije kushtetutës së vet dhe nuk p’e din kur ka me i mbajtë zgjedhjet, Amerika po e shënon 99-vjetorin e nji ngjarjeje të madhe për demokracinë: amendamentin kushtetues që ua njohu grave të … Ramush Haradinaj nuk mund të ushtrojë funksionin e kryeministrit, pavarësisht nëse këtë ja kërkon presidenti apo e dëshiron vet, jo për shkak se ai është dorëhequr, por për shkak të arsyeve që ka dhënë në dorëheqjen e tij. Një zyrtar … Juristi Durim Berisha e ka lutë Avokatin e Popullit t’i sfidojë vendimet që qeveria ka marrë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Ankesa e dorëzuar sot thotë se z. Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, dhe tani është ish-kryeministër. Rrjedhimisht, … Vetë e kemi fajin. E dijnë që as dojmë as mujmë ma mirë, dhe tash na grahin qysh t’u teket. Sot kryeministri kosovar Ramush Haradinaj dha dorëheqje se Specialja e paska thirrë në Hagë si të dyshuem, ani pse ai … Në vazhdën e debatit për luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, përgjigje të mprehta na jep artikulli i shkruar dy dekada më parë, «Një vështrim mbi të drejtën ndërkombëtare të luftës në dritën e konfliktit të armatosur në … Për «Luftën e Drejtë» dhe parimet apo kriteret e saj është shkruar qysh para erës sonë. Që atëherë dijetarë e shkollarë janë rropatur të imponojnë rregulla etike, morale e politike mbi përdorimin e forcës që vret njerëzit dhe ua shkatërron … Shkurt e shqip, në gjuhë të thjeshtë — në Ditën e Çlirimit: Mija maqedonë sllavë e dhjeta-mija shqiptarë morën guximin e ëndërru për një republikë të të gjithë qytetarëve këtë të diel kur votunë prof. Blerim Rekën për prijatar. Por shumica e frikësuar i mundi ata. Dhe sot Maqedonia e Veriut e … Profesor Blerim Reka po garon për kryetar republike përballë dy pretenduesve sllavë. Ndonëse shqiptarët nuk janë shumicë në Maqedoni, arsyet për ta zgjedhë Rekën janë më të shumta. Këtë muaj, shteti i vogël evropian do të mbajë zgjedhjet e gjashta … Më 9 prill 2008 u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, akt që mëton të transformojë rrënjësisht shoqërinë tonë, prej një trualli të okupuar nga Serbia e më pas një protektorati ndërkombëtar në një shtet të pavarur e demokratik me … (përditësu) Sot Kosova shënon Ditën e Kushtetutës, 11 vjet pasi Kuvendi miratoi ligjin më të lartë të vendit, pak javë pas shpalljes së pavarësisë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka hy në fuqi më 15 qershor 2008 dhe është ndryshu … 1. Prokurorët nuk e dijnë se ç’punë kryjnë. Këshilli Prokurorial lëshoi dje nji kumtesë ku e porositi pushtetin ligjvënës mos me ndërhy në pamvarësinë e gjyqësorit. Kumtesa qe reagim ndaj deputetit Rexhep Selimi që ka thanë se tok me qeverinë … Kreu i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës paralajmëron se shteti i tij mund të copëtohet nëse Kosova anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, njoftojnë mediet sërbe. Millorad Dodiku, i cili në kryesi përfaqëson komunitetin sërb, ka thënë se Republika Sërbe e Bosnjës do … Nacionalistët sërbë kanë propozu ndarjen e vendit tonë qysh në fillimvitet 1990. … Më 24 fror 1969, deputetët në Prishtinë miratunë Ligjën kushtetuese, e cila i dha fund zyrtarisht emërtimin kundravers Kosovë-Metohi. Krahina e atëhershme e Jugosllavisë do të quhej vetëm Kosovë, tue flakë tej binomin kolonial që qe vendosë mbas rianeksimit më … Noel Malcolm, «Independence For Kosovo» [Pavarësi për Kosovën], New York Times, 1999-06-09. Në qoftë lufta vazhdim i politikës në një mënyrë tjetër, vlen me e njohë politikën dhe me dijtë në ka kuptim. Debati rreth Kosovës deri … Sipas edukatës arsimtari do të duhej me i eduku fëmijët – në Kosovë i dhunon. Sipas ligjit polici duhet me i mbrojtë fëmijët – në Kosovë i ridhunon. Sipas betimit të Hipokratit mjeku do të duhej me i shëru pacientët … Ish-kryegjyqtari i Kosovës ka botuar një libër të plotë kritike ndaj një teksti mësimor të së drejtës kushtetuese. Prof. Enver Hasani, pedagog në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, shpjegon arsyen për librin e tij, titulluar E drejta kushtetuese: Studim … Presidenti i Kosovës ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese ta këshillojë nëse letrat e këmbyera sivjet me BE-në për vijimin e mandatit të EULEX-it duhet të ratifikohen në Kuvend (KO 131/18). Kërkesa duhet refuzuar, sepse nuk paraqet çështje kushtetuese sqarimi i së … «Atje nuk ka shoqëri civile, partitë politike janë të fragmentuara dhe të paafta që të pajtohen për parimet themelore», thoshte ish-kryetari Václav Havel, që i priu rrëzimit të diktaturës në Çekosllovaki. Ai ka qenë përkrahës i … Kur është fjala te ligjet e reja kanunore, legaliteti dhe legjitimiteti i tyre, Kanuni sanksionon të drejtën dhe fuqinë e bërjes së ligjeve të reja kanunore, kur parasheh që ligje të reja kanunore ka të drejtë e fuqi me ba … Inagurimi i burgut me pesë yje në Reç të Malsisë së Madhe ma kujtoi nji ndodhi të vërtetë që na e ka diftue nji mik shkodran mbas vitit 1992. Në nji rast qilloi që ishim tue pi kafe me nji … 1. Të ashpërsohen sanksionet ligjore për vepra individuale të dhunës së burrave kundër grave. Të hiqet neutraliteti i rrejshëm i tekstit ligjor dhe të ceket qartë se dhuna e burrave kundër grave do të sanksionohet më ashpër. 2. Të vendoset … Cenim i flamurit quhen, për shembull, djegia, ndryshimi fizik, apo valvitja e flamurit kokëposhtë. Në shumë vende demokratike të botës nuk ka ligje që ndalojnë cenimin e simboleve të shtetit. Liria e shprehjes së qytetarit çmohet se është më e … (Përditësu më 20 gusht 2019) Kjo është përpjekje me hartu një kushtetutë moderne shkurt e shqip1 — në gjuhë të thjeshtë e të thukët: Projekti ka zanafillën në një draft më të gjerë … Tue shfletu lajmet për të drejtat e njeriut nëpër rruzull, m’u duk sikur ky muej ka çelë me ngjarje jashtëzakonisht të mëdha. Do janë lajme të mira, do të këqija, e do thjesht interesant me i përmendë. 1. Policia e … «Jemi tue folë për dy Enver Hoxha. […] Një asht Enver Hoxha i Shqipnisë dhe një tjetër asht Enver Hoxha i Kosovës», shkrun Agim Morina, në përpjekje me shpjegu adhurimin e dikurshëm të kosovarëve për diktatorin shqiptar. Dallimi mes … Mos e përdor shëmtinë dhe/ose. Lidhëzat dhe e ose me thyesë në mes. Mos. Është e panatyrshme. Edhe veç duket keq dhe krijon huti. Paramendoje një shpallje për punë që thotë: “Kërkohet njohja e gjuhës shqipe dhe/ose gjuhës serbe.” … Kapitalizmi nuk përmendet kurrkund në kushtetutën amerikane. As ekonomia e tregut. Gjykata Supreme e ShBA-së i shqyrton krejt sipërfaqsisht çashtjet e rregullimit ekonomik, se Jueseji ligjnisht nuk asht shtet kapitalist. Por Gjykata i kqyr me standardin ma të rreptë, për … Studentat e Universitetit të Prishtinës ishin tue i mbajtë zgjedhjet këto ditë. Unë s’kam pse u përzihem në çashtjet e tyne. Por do t’isha i lumtun me i pa tue u marrë me nji problem thelbsor: hapsinën që u mungon … Një profesor i gjuhës u anku këto ditë për shqipen e institucioneve tona, dhe u sugjeroi me angazhu lektorë për me përmirësu hartimin e ligjeve. Madje tha se problemi kryesor është te kuptimi, jo te drejtshkrimi. Në një shoqëri të … Shqiponja në flamur ka 12 krahë në njanën anë. Unë po i baj 12 pyetje për «presidentin mbarëkombëtar» që e propozoi kryeministri shqiptar Edi Rama: 1. Pse ke me pasë titullin president e jo ma shqip kryetar a prijatar? Dhe … Tash që u kry festa, mos të harrojmë: 1. Kur asht shpallë pamvarsia më 2008, RTK-ja s’ka pasë kamera HD. Më 2018, vijon me tejçu video në përmasa të paraluftës. Këto ditë lejoi që kanali 2 në gjuhën sërbe mos … Shtetasit e huej — që rëndom i bjen shqiptarët e Maqedonisë, Shqipnisë Londinare, Malit të Zi, ja Luginës së Preshevës — nuk mujnë me hy në provim të jurisprudencës në Kosovë. Kët provim duhet me dhanë për me u ba … «“Mimoza, kandidat për kryetar” apo “Mimoza, kandidate për kryetare”? Si është mënyra e duhur me u shkru shqip?» më pyetën. Por ç’domethanë shqip ma së pari? Ka dy kuptime: (1) në gjuhën e shqiptarëve; (2) kuptueshëm, troç. Tash, si kandidat… http://dialogplus.ch/spo-me-vyjne-paret-tua-126898… http://dialogplus.ch/pas-referendumit-erdogani-si-mbreti-aleksander-i-jugosllavise-124854… Në dy punime akademike, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, prof. dr. Enver Hasani, shkruan për ligjin ndërkombëtar, mënyrën si caktohen kufijtë mes shteteve, dhe marrëveshjen e Kosovës me Malin e Zi. Këta artikuj, të përcjellë nga një shpjegim mbi prapavijën, përbëjnë … Britania do ta mbajë mend gjatë biznesmenen Gina Miller. 51-vjeçarja me prejardhje nga Gajana u priu qytetarëve që i kërkunë një gjykate me shqyrtu ecurinë e Brekzitit. Dhe gjykata u përgjigj sot, duke i thënë qeverisë se nuk mund ta … Kryeministri shqiptar Edi Rama u taku sot me «150 maturantët më të mirë të vendit», me të cilët foli për pranimin në universitet. Kurse mua më erdhi një porosi e çuditshme: «mfal a ka afat t2 ne filologjik Gj.shqipe? [sic]», … Turqia ka qenë i vetmi vend me shumicë dërrmuese myslimane që falë Atatürkut ndërtoi një shtet shekullar. Duke e njohur rrezikun e radikalizmit fetar, Atatürku para vdekjes la testament që në rast në Turqi rrezikohej shekullarizmi, atë ta mbrojnë gjeneralët … Unë besoj te demokracia dialektike, jo te ajo robotike! Populli, demosi po mendohet si thellësisht i dëlirë, i pasherr e i pafaj dhe se çdoherë vepron me nder e me mend. Historia na tregon tjetërçka: populli e zgjodhi Hitlerin, Putinin, … Me 15 qershor 1826, në Stamboll, ndodhi ajo që nuk e kishte mendu kush. Ndër shqiptarë ka me u njohë si Vaka-i Şerriyye (Vakia e Sherrit), ndërsa në Stamboll u qujt Vaka-i Hayriye (Vakia e Hajrit). 135 mijë jeniçerë ngritën … Si pasojë e përpjekjes për një grusht shteti në Turqi, nëpër rrjetet shoqërore po diskutohet gjerësisht mbi Turqinë dhe politikën e saj. Një prej gjërave që bie në sy është se kundërshtarët e grushtit të shtetit — që nuk janë … A i ndryshon simbolet shtetnore marrëveshja për kufinin me Malin e Zi? Flamurin që e kam përdorë këtu e kam marrë prej Wikipedisë. Ai përputhet thujse plotsisht me versionin zyrtar në sajtin e kryeministrit, por i thekson ma … E kam thanë, dhe po e përsëris, na jemi nana e teprimit. I bartim do sende për së randi, pa nevojë. Reduntant, kishin me i thanë amerikanët. Qe, për shembull, kodet postare në Dardani janë pesëshifrore, thue se kemi … Atë Nikolla Marku është për dekada të tëra i vetmi klerik në trojet shqiptare që ka dalë haptas kundër një institucioni zyrtar të kishës së tij të uzurpuar nga agjentë të Greqisë dhe nuk është ndalë asnjëherë së kundërshtuari këtë … Në shekullin XIX, Perandoria Osmane ish gati me dhanë shpirt. Shteti që dikur i tmerronte perëndimorët me fuqinë e tij kish mbetë tani mbrapa vendeve t’Evropës. Kështu osmanët nisën nji varg reformash për ta modernizu dhe shpëtu perandorinë. Fillimisht, ata … Ka diçka që nuk shkon me fjalët vepra penale dhe i njejti (ose i njëjti). Së pari, ajo që quhet vepra penale mund të jetë veprim dhe mosveprim (e vret dikend edhe tue mos i dhanë bukë kur e … Paska ndërru sod jetë gjyqtari Antonin Scalia, 79 vjeç, që ka shërby në Gjykatën e Naltë të Shteteve të Bashkueme për plot tri dekada. I ndjemi njihej për ndërpretimin konservator që i bante kushtetutës së Juesejit, tue ngulë kambë në … Parathanie e Fermës së gjâve (Animal Farm, 1945) Për kët libër u mendu së pari herë, sa i përket idesë qendrore, më 1937, por nuk u shkru deri kah fundi i 1943-tës. Rreth kohës kur ma në fund … Një koment i jemi për një artikull të turpshëm dhe tendencioz i i botuem në njëfarë reviste Kosovo 2.0, nga njëfarë Cristina Marí. Turpi ma i madh asht, natyrisht, që kjo gazetaruce Adem Jasharin e qun ‘i ashtuqujtuni hero’. Edhe … Këtij kombi që po i vrasin gratë, dhe nuk i gjejnë kurrë vrasësit. Se jeta e grave këtu s’rrit peshë. Ka gra me shumicë… Kështu shkroi Rudina Xhunga para disa vitesh kur gratë po vriteshin, e ndërgjegjet njerëzore po binin … http://plisi.org/pkd… Tue dhanë gisht për zajednicën, krenët e vendit pranuen vullnetarisht ate që pushtuesi s’ka mujtë me na e mponu as me dhunë dikur: pushtetin sipror të Sërbisë mbi Dardaninë. Marrëveshja e mbrame ia dorzon sovranitetin nji pakice kombtare për me … Më 7 dhjetor 1941, Japonia i sulmoi ishujt amerikanë të Havajit. Shtetet e Bashkueme, që deri atëherë kishin qëndrue asnjanëse, i shpallën luftë Japonisë. Gati katër vjet ma vonë, konflikti ma i përgjakshëm që kishte pa ndonjiherë njerzimi përfundoi me … Lekë të reja apo lekë të vjetra? Ligji duhet t’i detyrojë shqiptarët që të mos masin më me monedhën e ndryshkur. Kanë kalu mbi 50 vjet prej se Shqipëria preu paren e re, që kishte një zero më pak, dhe … Nuk po më çudit nji shkrolan si Cuck Sudetici çka po leh për shqiptarët, por po më çuditin shqiptarët shqiptarurrejtës që po ngarendin me e shpërnda shkrimin e tij. Mue më mjaftojnë dy gjana me e nda mendjen për te:… Përleshjet e armatosura në Kumanovë na i japin do mësime të vyeshme për Maqedoninë. Qe të përmbledhura në tri pika: Atje u vranë njerëz në emër të çështjes shqiptare. S’domethënë tash se grupi … Me këtë projekt, jam përpjekë me i sanu të metat e kushtetutës së 2008-ës, duke qartësu pushtetin e popullit si sovran, duke i zgjëru të drejtat e njeriut, dhe duke e përcaktu me përpikëri mënyrën … Gjykata Kushtetuese e ka ndalu nji ndryshim të propozuem të kushtetutës së Kosovës, i cili kish me ua nda 40 përqind të posteve të ministrave e zavendësministrave njanës gjini. Ndër tjerash, gjyqtarët vlersuen se ndryshimi do t’i shkelte të … Në Dardani ka përmbi pesë vjet që folet për reformë zgjedhore. Partitë kan premtu disa herë se kan me kry kët punë. Por edhe sikur krenët e partive të baheshin burra dhe ta mbajshin fjalën, ç’ndikim do kish sistemi i … Solidarizohem me të mbijetuarit në Kosovë që ndihen të fyer nga sharja “egërsira”, ajo na fyen të gjithëve, të madh e të vogël. I gjykoj njëherit shfaqjet e dhunës, e dëmtimet e pronës publike dhe private. As prona publike, as …UD president për 6 muaj?
Kompromisi për njohje
Viti 13 i pavarësisë, 2413 i Bardhylit
Shteti 51 i Juesejit
Sindikata e Telekomit kundër Z-Mobiles
Gjyqtarja që ndryshoi botën
Marrëveshjet e dëmshme me Serbinë
Dita e Kushtetutës në ShBA
Me negociatorë të këqij, ma keq se në RSFJ
Plani shekullor: Serbia në det, Shqipëria shtet islamik
Kapitullimi ndaj Serbisë
Pavarësia e Kosovës në GjND
Vdes kongresisti ikonë
Si u ridashuru Gjermania në Angela Merkelin
Me termin dhe me tahmin
Republika e cenuar
Qeveria Kurti për reciprocitetin
Qeveria Kurti për ndërmarrjet publike
…
Padi kundër shtrenjtimit të rrymës
Kryendihmësi i Republikës
Kosova në krizë, si Gjermania në prag të nazizmit
Kushtetuesja në Hagë
Dy kombëtaret e një kombi
Dojmë Evropë, jo Ballkan
Për një kuotë të re gjinore
Kosova ka kushtetutë militante
Kosova është republikë parlamentare
Kur flet Albini, përfitojnë dhe kundërshtarët
Plaçka e Z-së
Qe qysh me u regjistru
— je shtetas i Kosovës
— ke lindë në Kosovë
— prindi yt ka lindë në Kosovë
— prindi yt …Shpërndarja e Kuvendit: E keqja që u bë e mirë
Lutjet s’e turpërojnë Albinin
Si formohet qeveria e Kosovës?
ShBA: 99 vjet të votës së grave
Qasjet kundërkushtetuese ndaj kushtetutës
Rasti i kryeministrit të shkojë në Kushtetuese
Haga, fëmija rom dhe faji ynë
E drejta e luftës në librin e Enver Hasanit
Lufta e drejtë dhe lufta e pastër
Projekt-kushtetutë për Kosovën
38 VJET BURG për dy shqiptarë, dy ditë pas zgjedhjeve në Maqedoni
Maqedonia e Veriut ta zgjedhë këtë kandidat për kryetar
11 vjet pas miratimit, Kushtetuta vetëm në letër
Përmbledhje për Ditën e Kushtetutës
Marrí fundjave: prokurorët, kufijtë, futbollistat
Udhëheqësi sërb kërcënon me shkëputje nga Bosnja, përmend luftën dhe Kosovën
Harta e Kosovës së copëtuar :(
50 vjet Kosovë, pa Metohi
Noel Malcolm kundër ndarjes së Kosovës
Sipas rendit dhe sipas Kosovës
«E drejta kushtetuese» nga Enver Hasani (PDF)
Marrëveshja e EULEX-it është punë e kryer
Kur Haveli fliste për Kosovën
Kanuni i Skanderbegut: Ligjet i bën populli
Burgu me pesë yje
10 hapa për të zvogëluar dhunën e burrave kundër grave
Cenimi i flamurit dhe liria e shprehjes
Projekt-kushtetutë për Kosovën
Të drejtat e njeriut nëpër botë: Përmbledhje lajmesh
Enveri i Shqipnisë dhe Enveri i Kosovës: Dualizmi i historisë dhe mitit
dhe/ose? Mos!
A me livdu kapitalizmin?
Ndërtesën e Radios t’ia falim UP-së
Shkruj shkurt e shqip
12 pyetje prijësit të kombit
Për dekadën e dytë të shtetit
Kosova diskriminon shqiptarët
«Kandidat apo kandidate»: dy fjalë për seksizmin në gjuhën shqipe
S’po më vyjnë paret tua
Pas referendumit: Erdoğani si Mbreti Aleksandër i Jugosllavisë
Kufiri me Malin e Zi sipas së drejtës ndërkombëtare
Brekziti në gjykatë
Dy kombëtare, një abetare
Kthimi i padishahut
Demokracia që përligj autokratin
Vakia e Sherrit dhe Vakia e Hajrit
Turqia, vend demokratik?
Kufini në flamur
Nana e teprimit
Pse duhet me qenë në krah të të madhit Atë Nikolla Marku? Pse shqiptarët duhet të zgjohen nga letargjia?
Kushtetuta osmane e 1876-s
Kur «i njëjti» kryn «vepër penale»
Vdiq gjyqtari amerikan Antonin Scalia
George Orwell, «Liria e shtypit»
Projekt-kushtetutë për Dardaninë (10 dhjetor 2015)
Mbi herojtë dhe shkrolaxhijtë
Ulërima në veshin e shurdhër
Projekt-kushtetutë për Dardaninë (17 tetor 2015)
Projekt-kushtetutë për Dardaninë (13 tetor 2015)
Mos zajebnicës
70-vjetori i bombës atomike në Nagasaki
Leku i vjetër, dinari jugosllav
Sudetici kundër ligjit të natyrës
Shqipja, Shkup, e shpëton shtetin
1. Maqedonia ka të pazgjidhur çështjen shqiptare
Projekt-kushtetutë për Dardaninë (18 prill 2015)
Projekt-kushtetutë për Dardaninë
Kuota zgjedhore, e keqe për gratë
Gratë dhe reforma zgjedhore
Keq e ke, or Isë