Ismail Kadare (1936–2024) lartësoi letërsinë shqipe me veprën që u përkthy në 45 gjuhë. Si rrallëkush, la të skalitur «Kronikë në gur».
E shquj këtë roman për dy arsye. Së pari, e përshkrun madhështisht qytetin e Gjirokastrës, …
Ismail Kadare (1936–2024) lartësoi letërsinë shqipe me veprën që u përkthy në 45 gjuhë. Si rrallëkush, la të skalitur «Kronikë në gur».
E shquj këtë roman për dy arsye. Së pari, e përshkrun madhështisht qytetin e Gjirokastrës, …
Më 1 tetor 1997, studentët kosovarë u hodhën në protestë kundër shtypjes së arsimit shqip. Serbia pushtuese mbante të uzurpuar kampusin e Universitetit të Prishtinës. Studentët shfaqën guximin me i kërku të drejtat e tyre të patjetërsueshme, duke kapërcy edhe …
Sot është përvjetori i rënies së ushtarakut norvegjez Trond André Bolle (1968–2010), komandos që shërbeu heroikisht në luftën e Kosovës, duke lidhë Naton me UÇK-në, duke zbulu caqet e armikut dhe duke ua hapë rrugën e fitores ushtarëve të Aleancës.…
Kushtetuta e Kosovës detyron deputetët të marrin pjesë në votim dhe qytetarët presin që Kuvendi të zgjedhë kryetaren e Republikës në ditët që vijnë. Por afati 6-mujor për ushtruesin e detyrës nuk e lë shtetin pa krye, edhe nëse opozita …
Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por njohja nuk është shërbim që Kosova duhet ta paguajë me një copë të vetes. Ka një mënyrë tjetër me zgjidhë këtë çështje.
(Vështrim i botuar në Koha.net, 16.3.2021)
Urimet nga Shtëpia e Bardhë …
Më 7 mars 1887, atdhetarët shqiptarë hapën Mësonjëtoren e Korçës – të parën shkollë shekullare e të pasegreguar në Shqipëri dhe në Perandorinë Osmane, shtetin që asokohe shtrihej në tri kontinente. 35 nxënës të feve dhe shtresave të ndryshme shoqërore …
Ky është flamuri i Teksasit, ku kam kalu një dekadë jetë me studime e punë. Teksasi është shteti i kryetarit amerikan George W. Bush, që vendosmërisht pat thënë se «mjaft domethënë mjaft, Kosova ka me qenë e pavarur».
Ndërsa këtë …
Sot Republika e Kosovës, shteti i rilindur i Dardanisë sonë të lashtë, mbush 13 vjet. Sikur epokën tonë ta matnim prej motit kur xehetari Bardhyl përmbysi mbretin Sirra dhe u bë prijës popullor i të parëve tanë, sivjet do të …
Djathtas është flamuri i Juesejit me 51 yje, majtas flamuri i kryeqytetit Washington DC.
Distrikti ku ndodhet selia e qeverisë amerikane po kërkon me u bë shteti i 51-të. I zgjedhuri kryetar Joe Biden mbështet këtë nismë. Dhe këto ditë, …
Titulli «president-elect» përkthehet shqip «i zgjedhuri kryetar» ose «i zgjedhuri president». Thelbi është me tregu njeriun që është zgjedhë kryetar, por nuk ka marrë ende detyrën. Dhe përkthimet e tjera nuk përçojnë këtë kuptim.
Këtë e kam thënë …
Disa javë para se t’i bllokoheshin e t’i zbrazeshin llogaritë Telekomit të Kosovës, Gjykata e Apelit refuzoi ankesën e Sindikatës (FSP-PTK) lidhur me masën e sigurimit që kishte kërku ndaj Z Mobiles. Ne besojmë se gjykata ka gabu, duke i …
Udhëheqësi ynë demokrat Midhat Abdyl Frashëri vdiq papritmas më 3 tetor 1949, në Nju-Jork.
Verën e atij viti, ai qe zgjedhë kryetar i Komitetit Kombëtar «Shqipërija e Lirë», dhe kishte udhëtu në Amerikë për t’i bashku mërgimtarët kundër regjimit komunist …
Gjyqtarja amerikane Ruth Bader Ginsburg vdiq këtë javë nga kanceri, duke lënë pas një trashëgimi të rrallë të përpjekjeve për të drejtat e njeriut dhe për barazi gjinore. Në moshën 87-vjeçare, ajo ishte anëtarja ma e moshuar e Gjykatës Supreme …
Më 4 shtator 1914 të kalendarit julian, ose 17 shtator të kalendarit tonë, Esad Pasha nënshkroi me Nikolla Pashiqin traktatin e fshehtë të Nishit. Pika 11 parashihte ndërtimin e hekurudhës së Adriatikut deri në Durrës. Serbia do të shpronësonte tokat …
Më 17 shtator 1787, delegatët e 13 shteteve nënshkrunë Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo hyri në fuqi rreth dy vjet ma vonë, duke zëvendësu kushtetutën e parë, Artikujt e Konfederatës.
Deri atëherë, 13 shtetet e porsapavarësuara ishin …
Sot është dita e Kushtetutës së Kaçanikut. Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në qytetin ikonë pranë kufirit me Maqedoninë, për ta miratu dokumentin historik.
Armiku tashma e kishte pushtu vendin tonë dhe kish urdhëru …
Negociatorët e ngathët e kanë qitë Kosovën në pozitë të keqe, e për shumçka ma të keqe se ç’e kishte atëherë kur s’ishte as krejt e lirë as e barabartë, në Jugosllavinë socialiste pas Rankoviqit.
Kosova dikur kishte 22 komuna, …
Si përfaqësues i pazgjedhun i Kosovës, Avdullahu pranoi kapitullimin ndaj Sërbisë. T’i njehim pikat që ai nënshkroi sot n’emën të normalizimit ekonomik:
Konfirmoi si marrëveshje detyruese deklaratat e paligjshme për autostradën dhe hekurudhën Prishtinë–Beograd. Këto dokumente e trajtojnë kufinin shtetnor …
Flamurët kuqezi stolisin Vlorën sot. Më 3 shtator 1920, luftëtarët shqiptarë hynë ngadhënjimtarë në qytetin e pavarësisë, pas luftës disamujore kundër forcave italiane. Kështu u dhanë fund përpjekjeve të fuqive evropiane për ta kolonizu e për ta ricopëtu Shqipërinë.
Në …
Më 1 shtator 1939, Gjermania naziste sulmoi Poloninë. Kjo datë njihet si fillimi i Luftës së Dytë Botërore, ndonëse luftë kish bërë dhe Shqipëria kundër pushtuesit fashist qysh në muajin prill.
Lufta e Dytë Botërore zgjati zyrtarisht 6 vjet e …
Sot është Dita Kombëtare e Besëlidhjes Zvicerane.
Aq i vjetër është ky shtet sa nuk i dihet datëlindja e saktë. Ditëlindjen ia kremtojnë më 1 gusht, duke kujtu gushtin e largët të 1291-tës, kur përfaqësuesit e tri krahinave alpine hynë …
Vëre maskën apo vendose maskën? Pyetje si kjo na kujtojnë se kovidi po na sfidon mënyrën si komunikojmë me njëri-tjetrin. Dhe kjo punë s’ka të bëjë veç me gjuhën — shpërfaq njohuritë, përvojat dhe paragjykimet e tona për shoqërinë, …
Shkrimtarja senegaleze Mariama Bâ (1929–1981) mbahet mend për romanin e shkurtë Une si longue lettre. Ata që s’e dijnë frangjishten mujnë me lypë përkthimin anglisht So Long a Letter.
Këtë vepër feministe ma kujtoi ky dorëshkrim që e …
(English below) Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk cenon të drejtën ndërkombëtare. Këtu po ndaj një fragment prej një punimi bashkautorial, ku shpjegojmë të drejtën e popullit për të vendosë …
Ky âsht shkrimtari e dijetari ynë Martin Camaj, tok me kryetarin e Dardanisë, Ibrahim Rugova.
U lé më 21 korrik 1925, në Temal, në Malësí të Dukagjinit. Vdiq në dhé të huej, syrgjyn, si shum ata atdhetarë që guxuen me …
Ka ndërru jetë kongresisti amerikan John Lewis (1940–2020), përfaqësues i shtetit të Xhorxhës dhe një nga gjashtë udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes për të Drejtat Qytetare, përkrah dr. Martin Luther Kingut.
Mbaj mend kur si student më 2008 — vitin kur …
Mjekët e dinë se ka dy mënyra me punu: me termin edhe pa termin.
Kur e cakton terminin, pacienti e din se kur, për çka edhe si ka me u trajtu. Kur nuk cakton termin, pret në rend, por s’e …
Një kryetar jopopullor, Hashim Thaçi, dhe i zgjedhuri i tij për kryeministër, Avdullah Hoti, po zhbëjnë shtetësinë kosovare. Ata po pranojnë pabarazinë e Kosovës përballë Serbisë dhe po i hapin rrugë Serbisë të zbatojë ligjet e veta në truallin tonë. …
Esad Pasha s’ka luftu kurrë për Shqipninë. Ka punu kundër saj.
Më 1912, braktisi lëvizjen kombëtare. Si figurë me ndikim, mori pjesën në mbledhjen e Taksimit në Stamboll, ku krenët e kombit u pajtunë me ngritë krye për vetëqeverisjen e …
Sot 81 vjet mori fund Lufta Qytetare e Spanjës (1936–1939), një kaptinë e errët e historisë evropiane.
Pata lexu si fëmijë në një pamflet se Mbretnija Shqiptare e njohu e para regjimin e Francisco Francos, kaudiljos që mori pushtetin më …
(përditësu) Gjykata Supreme po mban të pezulluar shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe pasurimin e oligarkëve prej pagesave të popullit. Kjo është fitorja jonë në kontestin kundër Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, të cilin po e ndjek si përfaqësues i bashkaktivistit …
Republika e Kosovës nesër do të ketë një kryeministër të ri. Aktivisti Albin Kurti pritet të votohet për kryetar qeverie, duke marrë një detyrë të cilën ai e ka përshkru — sipas etimologjisë — si kryeshërbëtor ose kryendihmës.
I pari …
Ke kompjuter me Windows 7? Me siguri të ka dalë në ekran njoftimi se Microsofti nuk e mbështet ma këtë version të sistemit operues dhe të fton me ble Windows 10-shin. Ma së miri është mos me ble asgjë, por …
Ky është shqiptari ma i madh i të gjitha kohëve. Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405–1468), kryezot i Arbrit, themeloi dhe mbajti gjallë kombin tonë përgjatë shekujve.
I ndërgjegjshëm për rrënjët e veta, ai braktisi radhët e osmanëve, që e kishin marrë …
«Lajm i keq për kosovarët, nga shkurti ngrihet çmimi i vizave shengen», thotë një titull i Gazetës Express. Por në Kosovë fjala ngrihet nuk ka kuptimin me të cilën e ka përdorë gazeta.
Kjo është dukuri ma …
Ne shqiptarët kemi shumë valle kombëtare, dy ekipe kombëtare, një identitet kombëtar. Me punë mund ta bëjmë një skuadër që përfaqëson gjithë kombin, por jo duke lënë anash një pjesë të tij ose tue leju dështimin e shteteve tona.
1.…
1.
Kryeministri tiranas Edi Rama thotë se Kosova po vetëpërjashtohet, ndërsa ai po negocion njëfarë minishengeni me udhëheqësit e Serbisë e Maqedonisë. Rama premton lëvizje të lirë duke i heqë kufijtë mes shteteve të të ashtuquajturit Ballkan Perëndimor.
Por ka …
Gjatë vizitës së tij në Berlin, në qershor 1987, kryetarit amerikan Ronald Reagan i kish ra në sy një parullë grafiti në murin namkeq që ndante qytetin: KY MUR KA M’U RRËZU. BESIMI BËHET ZHGANDËRR.
Presidenti Reagan e përmendi këtë …
Me gjetë një formulë karrotë-stupc që shpërblen partinë kur përkrah vajzat e gratë dhe e ndëshkon kur i lë prapa.
Kosova s’ka pasë asnjëherë ma shumë vajza e gra deputete. Dhe në asnjë palë zgjedhje nuk kanë dalë ma shumë …
Ajo prek bashkimin me Shqipërinë, komunitetet pakicë dhe dialogun me Serbinë
1.
Kosova ka kushtetutë militante. Ky përfundim më del nga shkrimet e juristit të mirënjohur Gary Jacobsohn. Kushtetutat militante imponojnë rregulla që nuk përkojnë me …
Mësues, dijetar, profesor dhe studiues i letërsisë e folklorit — plaku i urtë Anton Çetta vdiq më 2 nëntor 1995.
Anton Çetta u le më 1920 në Gjakovë dhe u rrit në Prizren. Por shkollën e mesme e kreu në …
Më 1 nëntor 1878, krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbajtën Kuvendin e Dibrës, ku vendosën me kërku autonominë e vendit brenda Perandorisë Osmane.
Kuvendin e udhëhoqi ushtaraku Iljaz pashë Dibra-Qoku, si nikoqir, kurse Abdyl bej Frashëri hartoi rezolutën që …
Rruga e Lirisë dhe Zëri i Kosovës përhapnin fjalën e guximshme të atdhetarëve në ditët e vështira të pushtimit. Afrimi, Fahriu e Bedriu punonin për çlirimin e atdheut, për Kosovën republikë, dhe bashkimin e trojeve tona.
Më 1 nëntor 1989, …
Kosova është republikë parlamentare. Për këtë s’ka mëdyshje, ani pse studentat e juridikut ndëshkohen pa faj nëse përgjigjen kështu në provim.
Kur administratorët ndërkombëtarë dhe udhëheqësit vendorë ngritën institucionet e vetëqeverisjes në Kosovën e pasluftës, ata zgjodhën sistemin parlamentar. Thelbi …
«Ofertën më të mirë në botë, na ta shkelim me rrotë», mburrej një kompani që rishet shërbime të telefonisë. Ofertat shkojnë e vijnë, por çka na ka mbetë sot është rrjeti i dërrmuar i telefonisë mobile, thirrjet e humbura e …
Kryetari amerikan Donald Trump paska pyetë këshilltarët nëse Shtetet e Bashkuara mund ta blejnë Grënlandën apo Grinlandën, ujdhesën ma të madhe të rruzullit. Ndonëse pjesë e Amerikës Veriore, ishulli gjigant është truall vetëqeverisës i Mbretërisë së Danimarkës.
Përmes Grënlandës, ShBA-ja …
Dikur diktatorët i kanë shpërnda parlamentet për ta mbajtë pushtetin për vete. Sot shpërndarja është vegël e fuqishme e demokracisë. Në seancën e Kuvendit më 22 gusht, s’do të ketë mëdyshje: lypsen 80 deputetë me shtypë butonin «Po» për ta …
Një politikan atdhetar nuk koritet kur përgjëron rivalët me bashkëpunu për të mirën e vendit. As ia ul vetes vleftën në treg. Pazari politik është tipar i shtetit të kapur, dhe udhëheqësi i hirshëm nuk e pranon atë.
Pas sa …
Ndërsa Kosova nuk po i bjen në fije kushtetutës së vet dhe nuk p’e din kur ka me i mbajtë zgjedhjet, Amerika po e shënon 99-vjetorin e nji ngjarjeje të madhe për demokracinë: amendamentin kushtetues që ua njohu grave të …
Vetë e kemi fajin. E dijnë që as dojmë as mujmë ma mirë, dhe tash na grahin qysh t’u teket.
Sot kryeministri kosovar Ramush Haradinaj dha dorëheqje se Specialja e paska thirrë në Hagë si të dyshuem, ani pse ai …
Mësova vonë se paska vdekë shkrimtari Rexhep Hoxha — i lemë në Gjakovë 90 vjet ma parë, dhe i përjetësuem ndër dekada me punën për fëmijët si letrar, redaktor në radio e gazetë, dhe mësimdhanës në shkollë pedagogjike.
Në Dardani …
Shkurt e shqip, në gjuhë të thjeshtë — në Ditën e Çlirimit:
Mbas dromcave të përkthyeme nga Chinua Achebe dhe Cheikh Hamidou Khane, qe shqip edhe nji fragment nga letërsia afrikane.
Diplomati e politikani kamerunas Ferdinand Léopold Oyono (1929–2010) nuk asht marrë gjatë me letërsi. Por pena e tij e mprehtë …
Ua bëra miqve një kuiz drejtshkrimi në Instagram. Shumica u përgjigj «gabim».
Pyetje 1: Drejtshkrim?
(A) Një magar sa dy zyrtar — 7,5 %
(B) Një magar sa dy zyrtarë — 30 %
(C) Një magarë sa dy zyrtarë — …
Mija maqedonë sllavë e dhjeta-mija shqiptarë morën guximin e ëndërru për një republikë të të gjithë qytetarëve këtë të diel kur votunë prof. Blerim Rekën për prijatar. Por shumica e frikësuar i mundi ata. Dhe sot Maqedonia e Veriut e …
Profesor Blerim Reka po garon për kryetar republike përballë dy pretenduesve sllavë. Ndonëse shqiptarët nuk janë shumicë në Maqedoni, arsyet për ta zgjedhë Rekën janë më të shumta.
Këtë muaj, shteti i vogël evropian do të mbajë zgjedhjet e gjashta …
1.
Sot është 20-vjetori i Betejës së Koshares. Në atë përballje me armikut, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e thyen kufirin që padrejtësisht kishte nda popullin për gati një shekull.
Në ditën e tretë të betejës ra komandanti hero
1.
Prokurorët nuk e dijnë se ç’punë kryjnë. Këshilli Prokurorial lëshoi dje nji kumtesë ku e porositi pushtetin ligjvënës mos me ndërhy në pamvarësinë e gjyqësorit. Kumtesa qe reagim ndaj deputetit Rexhep Selimi që ka thanë se tok me qeverinë …
Ecshe rrugës si sorkadhe
me nxitim qandej kah Qafa
e qafa jote hije bante
gjithandej kah qitshe hapa
Mbi Kurriz seç më mahniti
beli yt nyjë n’sahat zalli
tue e kthy kryet kah shpina jote
Ora n’urë krahët i ndali…
Më 24 fror 1969, deputetët në Prishtinë miratunë Ligjën kushtetuese, e cila i dha fund zyrtarisht emërtimin kundravers Kosovë-Metohi.
Krahina e atëhershme e Jugosllavisë do të quhej vetëm Kosovë, tue flakë tej binomin kolonial që qe vendosë mbas rianeksimit më …
Nëntitull: Tri vjersha të janara (medemek, të shkrume në janar)
Veç botomna kët shkrim
ju lutem, aman
Edhe mos qoftë i përbijshëm
jepni dritë, ju baj rixha
Në daçi, shtonie bashkautor (të dytë)
punëtorin …
Nisa ditën si njâ ma mirë
me bukë nore e nji tas hirrë
nji copë djathë sjellë prej Postribe
nji qepë të re e dy ve bibe
Puna e mbarë më shkoftë si bletës
pa u ngushtue i urova vetes…
Kaluan vite prej se kish rënë komunizmi. Të rinjtë që kishin ikur nga Shqipëria tashmë kishin rregulluar letrat. Dhe ca kishin kursyer aq para dhe kishin mbledhur aq mall sa të ktheheshin në shtëpitë e tyre, të paktën për të …
Vjershatirë për të premten e zezë…
Çka asht puna e Ligës së Kombeve? Po e shoh që edhe shum ithtarë të futbollit s’po e marrin vesh. Qe. Ekipet kombëtare ose përfaqësuese evropiane lujnë ndeshje për këto gara:
(1) Kupa e Botës
(2) Kampionati Evropian
(3) …
Andërroj se nji ditë kam me e gjetë llambën e Alladinit, me e shpëtu xhindin e ngujuem mbrenda, dhe me e lutë të m’i plotësojë tri dëshira. I kam mendu cilat me ia lypë ngaherë. Dy të parat i kam …
Kosova e ka shti kangën popullore «Dy dele, 300 pare» në libra të klasës së parë. Dhe kosovarët nuk po mujnë me e kapërdi këte.
Por nuk na dëftoi kush pa u nxehë e pa sha pse nxanësat nuk ban …
Presidenti i Kosovës ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese ta këshillojë nëse letrat e këmbyera sivjet me BE-në për vijimin e mandatit të EULEX-it duhet të ratifikohen në Kuvend (KO 131/18). Kërkesa duhet refuzuar, sepse nuk paraqet çështje kushtetuese sqarimi i së …
Rëndom urojmë «Gëzuar ditëlindjen» ose «Urime [për] ditëlindjen». Por ndodh ndonji purist të na ngatërrojë me datëlindjen. E ka gabim, jo veç pse e kundërshton përdorimin e mirëvendosun, por edhe pse ia huq kuptimin fjalës. Qe ku dallojnë këto dyja …
Prishtina âsht gropa-gropa. Por krejt rrafsh ta bâjshin. Ti fol çka të dush, ata veç «po, po» dijshin. Pleqt, plakat, burrat, gratë, katundarët, qytetarët, zibidijtë, funksionerat…
Nejse, jo bash krejt! Ka pasë përjashtime. Na shoqnia e ngushtë, si të rij …
Njimê e ki s’ke ni për Rexhën a? S’po rrin me mu. Se unë e përmeni shpesh. Bile edhe rrij me tô shpesh. E me pas nêjtë ti me mu, ô m’short e kishe ngjoftë edhe atâ… Po de! Se …
Ditë për hallve, edhe pse s’åsht natë e madhe. Javën që shkoi, hina në nji kafiq të Prishtinës, edhe u mendova gjonegat a me u ulë në qoshin në të majtë a në të djathtë të verandës. Krejt ken njisoj, …
Nji vjershë du me ta qëndisë
| për m’i ndreqë puntë me ty
| por s’po dij as qysh m’ia nisë
| e le ma qysh m’e kry •
Se kur shkrun a thu najsen
| duhet me kallxu
| …
Kjo listë është draft i një projekti më gjithëpërfshirës që trajton shkrimin e emrave të vendeve në gjuhën shqipe, pa marrë parasysh dialektin a traditën letrare. Lista cek emrat e vendeve sovrane, përfshi shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, dhe …
Sa kam kërku, nuk kam gjetë nji doracak për gjuhën shqipe që udhzon me përpikni ç’lloj thojzash me përdorë dhe ku e si. Përndryshe, thonjëzat apo thojzat – për aq sa kam vërejtë – i kemi përdorë simbas traditave dhe …
Kur të zen nji gjumë mbasdite
kotesh në karrikë si plak
e sakaq, ndërkaq, qëkaq
të bjen ndërmend, nëpër rradakë
që të kanë mbetë sende pa bå
që të kanë ngelë punë pa kry
që të kanë ngecë çashtje pa …
Lujna, kcejna, e vallzojna
lajna, fshijna, e pastrojna
furça, çetka, e brusha n’dorë
sevdá, dashní, lubav, amor
Në dyqan, dugajë, shitore
plot klientë, konsumatore
myshterij e blersa vet
m’iu shërby, m’iu bâ hyzmet
Qaq knaqsí, ma fort lezet
zoti gazdë …
(Përditësu më 20 gusht 2019) Kjo është përpjekje me hartu një kushtetutë moderne shkurt e shqip1 — në gjuhë të thjeshtë e të thukët:
Projekti ka zanafillën në një draft më të gjerë …
Tue shfletu lajmet për të drejtat e njeriut nëpër rruzull, m’u duk sikur ky muej ka çelë me ngjarje jashtëzakonisht të mëdha. Do janë lajme të mira, do të këqija, e do thjesht interesant me i përmendë.
1. Policia e …
«Jemi tue folë për dy Enver Hoxha. […] Një asht Enver Hoxha i Shqipnisë dhe një tjetër asht Enver Hoxha i Kosovës», shkrun Agim Morina, në përpjekje me shpjegu adhurimin e dikurshëm të kosovarëve për diktatorin shqiptar.
Dallimi mes …
Sot asht 10 qershori: bahen 140 vjet prej tubimit të parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Komuna po organizon manifestime për me kujtu kët ditë. Por posterin e manifestimeve e ka goditë keq. Posteri thotë: «140-vjetori i lindjes së kombit».…
Prijësi arbënor Gjergj Kastrioti luftoi kundër perandorisë që nuk lejoi me shtypë asnji libër në gjuhën shqipe, madje as Kuranin. Shqiptarët, e veçmas besimtarët myslimanë, duhet ta dijnë këte. Qe do fjalë për Skenderbeun, Perandorinë Osmane, shqiptarët e turqit, dhe …
Më pyetën, dhe më lutën me u përgjigjë publikisht, se a asht e tepërt germa nj.
Asht e s’asht! Ma mirë na bjen me i kuptu së pari problemet praktike rreth kësaj germe, dhe me kqyrë me i zgjidhë …
Mos e përdor shëmtinë dhe/ose. Lidhëzat dhe e ose me thyesë në mes. Mos. Është e panatyrshme. Edhe veç duket keq dhe krijon huti.
Paramendoje një shpallje për punë që thotë: “Kërkohet njohja e gjuhës shqipe dhe/ose gjuhës serbe.” …
(tregim i shkurtë)
Zoja Antonetë, myshterikja jeme e rregullt – veç e jemja ka qenë – më doket sa pat dalë në pension. Por ka qenë damë. I thojshin cërnagorkë, ndonëse ish kroate e Tivarit… a ndoshta edhe shqiptarkë, çka …
Kapitalizmi nuk përmendet kurrkund në kushtetutën amerikane. As ekonomia e tregut. Gjykata Supreme e ShBA-së i shqyrton krejt sipërfaqsisht çashtjet e rregullimit ekonomik, se Jueseji ligjnisht nuk asht shtet kapitalist. Por Gjykata i kqyr me standardin ma të rreptë, për …
Studentat e Universitetit të Prishtinës ishin tue i mbajtë zgjedhjet këto ditë. Unë s’kam pse u përzihem në çashtjet e tyne. Por do t’isha i lumtun me i pa tue u marrë me nji problem thelbsor: hapsinën që u mungon …
Një profesor i gjuhës u anku këto ditë për shqipen e institucioneve tona, dhe u sugjeroi me angazhu lektorë për me përmirësu hartimin e ligjeve. Madje tha se problemi kryesor është te kuptimi, jo te drejtshkrimi.
Në një shoqëri të …
Sot është 7 Marsi — një ditë historike që duhet ta shënojnë të gjitha kombet e Evropës së Vjetër.
Shqiptarët e kremtojnë Ditën e Mësuesit. U tregojnë fëmijëve se më 7 mars 1887 u hap Mësonjëtorja e Korçës. Por edhe …
Shqiponja në flamur ka 12 krahë në njanën anë. Unë po i baj 12 pyetje për «presidentin mbarëkombëtar» që e propozoi kryeministri shqiptar Edi Rama:
1. Pse ke me pasë titullin president e jo ma shqip kryetar a prijatar? Dhe …
Tash që u kry festa, mos të harrojmë:
1. Kur asht shpallë pamvarsia më 2008, RTK-ja s’ka pasë kamera HD. Më 2018, vijon me tejçu video në përmasa të paraluftës. Këto ditë lejoi që kanali 2 në gjuhën sërbe mos …
Unë e Bendida, n’lule të rinisë
me gishta përpjetë, n’kërkim të lirisë
pak nër blic t’shkrepun
prej dostit syretxhí
pak nën dritë të Hanës
që rrezojke përmí
por shum të pakalitun
në shtigje t’gjuetisë
n’nji rrugë t’lagjes Dardania
n’Prishtinë …
(përshtatje e kangës amerikane bluz «Betty an’ Dupree» e messhek. XX)
Mlidhnu rrotull shokë,
t’ju kallxoj për Bacin Bahri
Mlidhnu rrotull shokë,
t’ju kallxoj për Bacin Bahri
Edhe dashnoren e tijna,
në vjetin 1901
Shotë emnin e kish,
nji peslirsh …
Moj e vogël në lendinë: Dije, moj tarnanane
(kangë shkodrane, me përshtatje të vogël)
…Moj e vogël, dushe, moj në lendinë
hajde moj, në lendinë
Bishtalecat, vashe, moj lshu mbi shpinë
hajde sa bukur të rrijnëTi je moj dardane
Nji dost të moçëm e pashë,
e pyeta, “A po më njeh?”
“Eh, unë jam neutrallno.
A nuk je kah e sheh?”
Shkova deri në bankë,
me kqyrë për kredi:
përgjigjja neutrallno
për kerr e për shpi.
Dhe me gazdën …
Arie «L’amour est un oiseau rebelle» (Dashuria është zok rreban), e njohur shkurt si Habanera, nga opera Carmen (1875) e Georges Bizetsë:
Dashuria është zok rreban
që askush s’mund ta zbusë dot,
kot e ke po e ftove pranë,
do …
Fiddler on the Roof — Qemanxhiu mbi çati ose Violinisti mbi kulm — asht nji nga mjuziklet ma të famshme të teatrit amerikan Broadway. Nji dramë e hatashme që gërsheton humorin, kulturën, dhe historitë e dhimbshme njerëzore, Qemanxhiu përshkrun përpjekjet …
Shtetasit e huej — që rëndom i bjen shqiptarët e Maqedonisë, Shqipnisë Londinare, Malit të Zi, ja Luginës së Preshevës — nuk mujnë me hy në provim të jurisprudencës në Kosovë. Kët provim duhet me dhanë për me u ba …
«“Mimoza, kandidat për kryetar” apo “Mimoza, kandidate për kryetare”? Si është mënyra e duhur me u shkru shqip?» më pyetën.
Por ç’domethanë shqip ma së pari? Ka dy kuptime: (1) në gjuhën e shqiptarëve; (2) kuptueshëm, troç. Tash, si kandidat…