Ismail Kadare (1936–2024) lartësoi letërsinë shqipe me veprën që u përkthy në 45 gjuhë. Si rrallëkush, la të skalitur «Kronikë në gur».
E shquj këtë roman për dy arsye. Së pari, e përshkrun madhështisht qytetin e Gjirokastrës, …
Ismail Kadare (1936–2024) lartësoi letërsinë shqipe me veprën që u përkthy në 45 gjuhë. Si rrallëkush, la të skalitur «Kronikë në gur».
E shquj këtë roman për dy arsye. Së pari, e përshkrun madhështisht qytetin e Gjirokastrës, …
(Kthy në alfabetin e Elbasanit me propozimin dhe ndihmën e Plator Gashit)
(𐔜𐔉𐔀𐔎𐔈𐔛𐔍𐔒: 𐔏𐔢 𐔠𐔇𐔙𐔛𐔍𐔖𐔓 𐔍 𐔏𐔖𐔓𐔛𐔖𐔐𐔍𐔄𐔟𐔀𐔙 𐔓𐔟𐔏 𐔈𐔜𐔝𐔈 𐔁𐔖𐔝𐔍𐔒 𐔣𐔢𐔙𐔝𐔀𐔙. 𐔓𐔟𐔏 𐔒𐔁𐔀𐔎𐔒𐔈 𐔗𐔈𐔙𐔋𐔇𐔋𐔈𐔛𐔍 𐔗𐔈𐔙 𐔊𐔀𐔁𐔍𐔒𐔇𐔝 𐔘𐔈 𐔒𐔟𐔓𐔄 𐔝𐔈 𐔏𐔇𐔝𐔈.)
Më 1 tetor 1997, studentët kosovarë u hodhën në protestë kundër shtypjes së arsimit shqip. Serbia pushtuese mbante të uzurpuar kampusin e Universitetit të Prishtinës. Studentët shfaqën guximin me i kërku të drejtat e tyre të patjetërsueshme, duke kapërcy edhe … Sot është përvjetori i rënies së ushtarakut norvegjez Trond André Bolle (1968–2010), komandos që shërbeu heroikisht në luftën e Kosovës, duke lidhë Naton me UÇK-në, duke zbulu caqet e armikut dhe duke ua hapë rrugën e fitores ushtarëve të Aleancës.… Kushtetuta e Kosovës detyron deputetët të marrin pjesë në votim dhe qytetarët presin që Kuvendi të zgjedhë kryetaren e Republikës në ditët që vijnë. Por afati 6-mujor për ushtruesin e detyrës nuk e lë shtetin pa krye, edhe nëse opozita … Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por njohja nuk është shërbim që Kosova duhet ta paguajë me një copë të vetes. Ka një mënyrë tjetër me zgjidhë këtë çështje. (Vështrim i botuar në Koha.net, 16.3.2021) Urimet nga Shtëpia e Bardhë … Më 7 mars 1887, atdhetarët shqiptarë hapën Mësonjëtoren e Korçës – të parën shkollë shekullare e të pasegreguar në Shqipëri dhe në Perandorinë Osmane, shtetin që asokohe shtrihej në tri kontinente. 35 nxënës të feve dhe shtresave të ndryshme shoqërore … Ky është flamuri i Teksasit, ku kam kalu një dekadë jetë me studime e punë. Teksasi është shteti i kryetarit amerikan George W. Bush, që vendosmërisht pat thënë se «mjaft domethënë mjaft, Kosova ka me qenë e pavarur». Ndërsa këtë … Sot Republika e Kosovës, shteti i rilindur i Dardanisë sonë të lashtë, mbush 13 vjet. Sikur epokën tonë ta matnim prej motit kur xehetari Bardhyl përmbysi mbretin Sirra dhe u bë prijës popullor i të parëve tanë, sivjet do të … Djathtas është flamuri i Juesejit me 51 yje, majtas flamuri i kryeqytetit Washington DC. Distrikti ku ndodhet selia e qeverisë amerikane po kërkon me u bë shteti i 51-të. I zgjedhuri kryetar Joe Biden mbështet këtë nismë. Dhe këto ditë, … Titulli «president-elect» përkthehet shqip «i zgjedhuri kryetar» ose «i zgjedhuri president». Thelbi është me tregu njeriun që është zgjedhë kryetar, por nuk ka marrë ende detyrën. Dhe përkthimet e tjera nuk përçojnë këtë kuptim. Këtë e kam thënë … Disa javë para se t’i bllokoheshin e t’i zbrazeshin llogaritë Telekomit të Kosovës, Gjykata e Apelit refuzoi ankesën e Sindikatës (FSP-PTK) lidhur me masën e sigurimit që kishte kërku ndaj Z Mobiles. Ne besojmë se gjykata ka gabu, duke i … … Grekëretë kanë një shok të fortë, me të cilënë janë zënë shëndoshë dorë-për-dorë për të humburë kombërin’ e gjuhën’ e Shqipëtarëvet; ay shok është Tyrku, i cili i ndih Greqisë e patrikërisë’ së Fenerit në këtë punë me sa … Udhëheqësi ynë demokrat Midhat Abdyl Frashëri vdiq papritmas më 3 tetor 1949, në Nju-Jork. Verën e atij viti, ai qe zgjedhë kryetar i Komitetit Kombëtar «Shqipërija e Lirë», dhe kishte udhëtu në Amerikë për t’i bashku mërgimtarët kundër regjimit komunist … Gjyqtarja amerikane Ruth Bader Ginsburg vdiq këtë javë nga kanceri, duke lënë pas një trashëgimi të rrallë të përpjekjeve për të drejtat e njeriut dhe për barazi gjinore. Në moshën 87-vjeçare, ajo ishte anëtarja ma e moshuar e Gjykatës Supreme … Më 4 shtator 1914 të kalendarit julian, ose 17 shtator të kalendarit tonë, Esad Pasha nënshkroi me Nikolla Pashiqin traktatin e fshehtë të Nishit. Pika 11 parashihte ndërtimin e hekurudhës së Adriatikut deri në Durrës. Serbia do të shpronësonte tokat … Më 17 shtator 1787, delegatët e 13 shteteve nënshkrunë Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo hyri në fuqi rreth dy vjet ma vonë, duke zëvendësu kushtetutën e parë, Artikujt e Konfederatës. Deri atëherë, 13 shtetet e porsapavarësuara ishin … Sot është dita e Kushtetutës së Kaçanikut. Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në qytetin ikonë pranë kufirit me Maqedoninë, për ta miratu dokumentin historik. Armiku tashma e kishte pushtu vendin tonë dhe kish urdhëru … Negociatorët e ngathët e kanë qitë Kosovën në pozitë të keqe, e për shumçka ma të keqe se ç’e kishte atëherë kur s’ishte as krejt e lirë as e barabartë, në Jugosllavinë socialiste pas Rankoviqit. Kosova dikur kishte 22 komuna, … Traktati i Londrës (26 prill 1915) është traktati sekret midis Italisë neutrale dhe forcave Aleate: Francës, Britanisë dhe Rusisë për të inkuadru Italianë në Luftën e Parë Botërore. Aleatët donin që Italia të hynte në luftë për shkak të kufirit … Si përfaqësues i pazgjedhun i Kosovës, Avdullahu pranoi kapitullimin ndaj Sërbisë. T’i njehim pikat që ai nënshkroi sot n’emën të normalizimit ekonomik: Konfirmoi si marrëveshje detyruese deklaratat e paligjshme për autostradën dhe hekurudhën Prishtinë–Beograd. Këto dokumente e trajtojnë kufinin shtetnor … Flamurët kuqezi stolisin Vlorën sot. Më 3 shtator 1920, luftëtarët shqiptarë hynë ngadhënjimtarë në qytetin e pavarësisë, pas luftës disamujore kundër forcave italiane. Kështu u dhanë fund përpjekjeve të fuqive evropiane për ta kolonizu e për ta ricopëtu Shqipërinë. Në … Më 1 shtator 1939, Gjermania naziste sulmoi Poloninë. Kjo datë njihet si fillimi i Luftës së Dytë Botërore, ndonëse luftë kish bërë dhe Shqipëria kundër pushtuesit fashist qysh në muajin prill. Lufta e Dytë Botërore zgjati zyrtarisht 6 vjet e … Prof. dr. Isuf Luzaj (1913–2000), intelektuali shqiptar që mori pjesë në konferencë, kujtonte përpjekjet e atdhetarëve për të bashkuar forcat kundër fashizmit dhe për bashkimin kombëtar. Aktivisti Redon Veliu ka postuar këtë tekst të prof. Luzajt: Konferenca e Mukjes, më Sot mbushen 71 vjet nga epopeja e malit Gramoz, kur 36 kufitarë shqiptarë të izoluar mbrojtën gjithë ditën heroikisht kuotën 1309 nga më se 1100 ushtarë të rregullt të armatës greke. Mësymja u ndihmua nga artileria greke dhe nga avionë … Sot është Dita Kombëtare e Besëlidhjes Zvicerane. Aq i vjetër është ky shtet sa nuk i dihet datëlindja e saktë. Ditëlindjen ia kremtojnë më 1 gusht, duke kujtu gushtin e largët të 1291-tës, kur përfaqësuesit e tri krahinave alpine hynë … Vëre maskën apo vendose maskën? Pyetje si kjo na kujtojnë se kovidi po na sfidon mënyrën si komunikojmë me njëri-tjetrin. Dhe kjo punë s’ka të bëjë veç me gjuhën — shpërfaq njohuritë, përvojat dhe paragjykimet e tona për shoqërinë, … I dashur djalë/burrë shqiptar, s’janë mbushur ende tri ditë qëkur një nga ne kreu femicidin e radhës duke vrarë sërish një grua, në Dardanë të Kosovës. Viktima u mbyt nga goditje të përsëritura në krye me një shufër të metaltë. … Shkrimtarja senegaleze Mariama Bâ (1929–1981) mbahet mend për romanin e shkurtë Une si longue lettre. Ata që s’e dijnë frangjishten mujnë me lypë përkthimin anglisht So Long a Letter. Këtë vepër feministe ma kujtoi ky dorëshkrim që e … (English below) Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk cenon të drejtën ndërkombëtare. Këtu po ndaj një fragment prej një punimi bashkautorial, ku shpjegojmë të drejtën e popullit për të vendosë … Ky âsht shkrimtari e dijetari ynë Martin Camaj, tok me kryetarin e Dardanisë, Ibrahim Rugova. U lé më 21 korrik 1925, në Temal, në Malësí të Dukagjinit. Vdiq në dhé të huej, syrgjyn, si shum ata atdhetarë që guxuen me … Ka ndërru jetë kongresisti amerikan John Lewis (1940–2020), përfaqësues i shtetit të Xhorxhës dhe një nga gjashtë udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes për të Drejtat Qytetare, përkrah dr. Martin Luther Kingut. Mbaj mend kur si student më 2008 — vitin kur … Pandemia ia ka rikthy namin kancelares si një nga udhëheqëset ma të mira të vendit. nga Anna Sauerbrey, opinioniste kontributore — New York Times, 7 korrik 2020 Kancelarja Angela Merkel e Gjermanisë është kah e kryn mandatin. … Mjekët e dinë se ka dy mënyra me punu: me termin edhe pa termin. Kur e cakton terminin, pacienti e din se kur, për çka edhe si ka me u trajtu. Kur nuk cakton termin, pret në rend, por s’e … Një kryetar jopopullor, Hashim Thaçi, dhe i zgjedhuri i tij për kryeministër, Avdullah Hoti, po zhbëjnë shtetësinë kosovare. Ata po pranojnë pabarazinë e Kosovës përballë Serbisë dhe po i hapin rrugë Serbisë të zbatojë ligjet e veta në truallin tonë. … Esad Pasha s’ka luftu kurrë për Shqipninë. Ka punu kundër saj. Më 1912, braktisi lëvizjen kombëtare. Si figurë me ndikim, mori pjesën në mbledhjen e Taksimit në Stamboll, ku krenët e kombit u pajtunë me ngritë krye për vetëqeverisjen e … Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërmarrjet publike qendrore dhe memorandumet shpjeguese (shkurt–qershor 2020): Gazetari BBzh (emën i njohun për popullsinë tonë) paska kalu kah nji piceri edhe në derë e ka pa shejën «nukë punoimë». S’i paska pëlqy edhe paska cicëru mllefin në Twitter, tue u qa për «një gjuhë të bukur shqipe». … Sot 81 vjet mori fund Lufta Qytetare e Spanjës (1936–1939), një kaptinë e errët e historisë evropiane. Pata lexu si fëmijë në një pamflet se Mbretnija Shqiptare e njohu e para regjimin e Francisco Francos, kaudiljos që mori pushtetin më … (përditësu) Gjykata Supreme po mban të pezulluar shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe pasurimin e oligarkëve prej pagesave të popullit. Kjo është fitorja jonë në kontestin kundër Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, të cilin po e ndjek si përfaqësues i bashkaktivistit … Republika e Kosovës nesër do të ketë një kryeministër të ri. Aktivisti Albin Kurti pritet të votohet për kryetar qeverie, duke marrë një detyrë të cilën ai e ka përshkru — sipas etimologjisë — si kryeshërbëtor ose kryendihmës. I pari … Ke kompjuter me Windows 7? Me siguri të ka dalë në ekran njoftimi se Microsofti nuk e mbështet ma këtë version të sistemit operues dhe të fton me ble Windows 10-shin. Ma së miri është mos me ble asgjë, por … Ky është shqiptari ma i madh i të gjitha kohëve. Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405–1468), kryezot i Arbrit, themeloi dhe mbajti gjallë kombin tonë përgjatë shekujve. I ndërgjegjshëm për rrënjët e veta, ai braktisi radhët e osmanëve, që e kishin marrë … Aty kah fundi i viteve ’70, Kadri Zeka kishte punuar në të njëjtat zyra me nanën time, të dy asokohe gazetarë në Radio-Televizionin e Prishtinës (RTP). Në ditë si kjo e sotmja, nana shpesh e kujtonte Kadriun e na fliste … Fundi i Luftës së Parë Botërore shënoi fitoren e atyre që quheshin «ide progresive» dhe të cilat kishin për synim kryesor dhënien e fuqisë politike sovranit (popullit si tërësi). Në emër të rikthimit të demokracisë, ndonëse jo të drejtpërdrejtë, pjesa … «Lajm i keq për kosovarët, nga shkurti ngrihet çmimi i vizave shengen», thotë një titull i Gazetës Express. Por në Kosovë fjala ngrihet nuk ka kuptimin me të cilën e ka përdorë gazeta. Kjo është dukuri ma … Megjithëse janë në grahmat e fundit, në agoninë e tyne të tmerrshme, me dhambë të përgjakun prej gati një gjysëmshekulli tue pi gjak vëllaznish, enveristët e Tiranës ngjallën, si Kainë të shumuem në një laborator frankenshtajnian, buluritin si bisha të … nga Jeniffer Paola Varela Rodríguez, Popsugar (25.11.2019) Vendi ku kemi lindë vjen me shumë shenja dalluese, si biologjike ashtu kulturore. Kolumbianët nuk përbëjnë përjashtim ndaj kësaj rregulle, por shenjat tona kulturore janë ndytë me një periudhë turpëruese në historinë … «Gjykata kushtetuese e ndërkombëtarizuar: Bartja e sovranitetit gjyqësor në rastin e Kosovës» titullohet punimi i autorëve prof. dr. Enver Hasani dhe dr. Getoar Mjeku, që diskutojnë themelimin dhe punën e Gjykatës Speciale, me përqendrim te drejtësia kushtetuese. Punimi … (Marrë nga gazeta Përlindja e Shqipëniës, 1913) Kur konferenca e Llondrës dënojti, pa mbajtur hesap, pjesën mê të madhe të Shqipërisë, që të rronjë nënë sundim të Sërbisë, vepërojti një krimë të madhe për këtë padrejtësi. Austria e Italia … Ne shqiptarët kemi shumë valle kombëtare, dy ekipe kombëtare, një identitet kombëtar. Me punë mund ta bëjmë një skuadër që përfaqëson gjithë kombin, por jo duke lënë anash një pjesë të tij ose tue leju dështimin e shteteve tona. 1.… 1. Kryeministri tiranas Edi Rama thotë se Kosova po vetëpërjashtohet, ndërsa ai po negocion njëfarë minishengeni me udhëheqësit e Serbisë e Maqedonisë. Rama premton lëvizje të lirë duke i heqë kufijtë mes shteteve të të ashtuquajturit Ballkan Perëndimor. Por ka … Gjatë vizitës së tij në Berlin, në qershor 1987, kryetarit amerikan Ronald Reagan i kish ra në sy një parullë grafiti në murin namkeq që ndante qytetin: KY MUR KA M’U RRËZU. BESIMI BËHET ZHGANDËRR. Presidenti Reagan e përmendi këtë … Dhentë brinamëdha të Sierra Nevadas — që anglisht u thonë bighorn sheep e në gjuhë shkence Ovis canadensis sierrae — janë nji lloj delmesh të egra që gjinden në malet e Sierra Nevada, në dy shtete, atë të Nevadas dhe … Me gjetë një formulë karrotë-stupc që shpërblen partinë kur përkrah vajzat e gratë dhe e ndëshkon kur i lë prapa. Kosova s’ka pasë asnjëherë ma shumë vajza e gra deputete. Dhe në asnjë palë zgjedhje nuk kanë dalë ma shumë … Ajo prek bashkimin me Shqipërinë, komunitetet pakicë dhe dialogun me Serbinë 1. Kosova ka kushtetutë militante. Ky përfundim më del nga shkrimet e juristit të mirënjohur Gary Jacobsohn. Kushtetutat militante imponojnë rregulla që nuk përkojnë me … Gjithmonë me rëndësi me rikujtu historinë e Evropës së vjetër, veçanërisht kapitujt e hidhët. Yugoslavia: Death of a Nation (Jugosllavia: Vdekja e një shteti), i autorëve Laura Silber dhe Allan Little, është një ndër libër ma të vlerësuar rreth shpërbërjes … Mësues, dijetar, profesor dhe studiues i letërsisë e folklorit — plaku i urtë Anton Çetta vdiq më 2 nëntor 1995. Anton Çetta u le më 1920 në Gjakovë dhe u rrit në Prizren. Por shkollën e mesme e kreu në … Më 1 nëntor 1878, krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbajtën Kuvendin e Dibrës, ku vendosën me kërku autonominë e vendit brenda Perandorisë Osmane. Kuvendin e udhëhoqi ushtaraku Iljaz pashë Dibra-Qoku, si nikoqir, kurse Abdyl bej Frashëri hartoi rezolutën që … Rruga e Lirisë dhe Zëri i Kosovës përhapnin fjalën e guximshme të atdhetarëve në ditët e vështira të pushtimit. Afrimi, Fahriu e Bedriu punonin për çlirimin e atdheut, për Kosovën republikë, dhe bashkimin e trojeve tona. Më 1 nëntor 1989, … Kosova është republikë parlamentare. Për këtë s’ka mëdyshje, ani pse studentat e juridikut ndëshkohen pa faj nëse përgjigjen kështu në provim. Kur administratorët ndërkombëtarë dhe udhëheqësit vendorë ngritën institucionet e vetëqeverisjes në Kosovën e pasluftës, ata zgjodhën sistemin parlamentar. Thelbi … Unë bëj pjesë ndër ata që mendojnë se Albin Kurti bën shumë mirë që jep intervista të shpeshta. Në mungesë të institucioneve, të cilat vonojnë pa fajin e tij, mediat mbeten një rrugë e komunikimit me publikun. Dhe publiku ka … «Ofertën më të mirë në botë, na ta shkelim me rrotë», mburrej një kompani që rishet shërbime të telefonisë. Ofertat shkojnë e vijnë, por çka na ka mbetë sot është rrjeti i dërrmuar i telefonisë mobile, thirrjet e humbura e … Ka kohë që mediat britanike nuk më kanë kërkuar të shkruaj për to apo të intervistohem. Kur ndodhë një gjë e tillë, punët në Kosovë e më gjërë, nuk janë mirë. Dje, për herë të parë jam intervistuar për shkak … Voto me postë prej jashtë shtetit. Afati me u regjistru/apliku është 10 shtatori 2019. Mundesh me u regjistru nëse: Në Kosovë do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare më 6 tetor 2019. Personat me të drejtë vote mund të regjistrohen për të votuar me postë mes 30 gushtit e 10 shtatorit 2019. Mund të regjistrohen: po du me t’thanë dil ec pak, nëpër tragat e shputave tona… Kryetari amerikan Donald Trump paska pyetë këshilltarët nëse Shtetet e Bashkuara mund ta blejnë Grënlandën apo Grinlandën, ujdhesën ma të madhe të rruzullit. Ndonëse pjesë e Amerikës Veriore, ishulli gjigant është truall vetëqeverisës i Mbretërisë së Danimarkës. Përmes Grënlandës, ShBA-ja … Dikur diktatorët i kanë shpërnda parlamentet për ta mbajtë pushtetin për vete. Sot shpërndarja është vegël e fuqishme e demokracisë. Në seancën e Kuvendit më 22 gusht, s’do të ketë mëdyshje: lypsen 80 deputetë me shtypë butonin «Po» për ta … — Paskemi ba fëmijë për botë, mor bir. Nuk bahet ky vend. Këta që e kanë kapë, nuk shkapen kurrë. Ka mbaru, ka marrë fund. Plaku që më flet pi kafe dhe më shikon drejt në sy. Ai e plaka … Një politikan atdhetar nuk koritet kur përgjëron rivalët me bashkëpunu për të mirën e vendit. As ia ul vetes vleftën në treg. Pazari politik është tipar i shtetit të kapur, dhe udhëheqësi i hirshëm nuk e pranon atë. Pas sa … Më 8 gusht 1903, Halimi, një ushtar shqiptar, me shërbim në Manastir e vrau konsullin rus, Aleksandar Arkadieviq Rostkovskin. Po atë vit, në muajin mars, një ushtar tjetër shqiptar nga Gjilani, në Mitrovicë e kishte vrarë një konsull tjetër rus … 25 veta — 24 burra dhe 1 grua — e kanë ushtru detyrën e kreut të qeverisë së Kosovës në historinë moderne. Titulli, kompetencat dhe mandati kanë ndryshu nëpër kohë. Të parin po e njehim Ymer Drini-Prizrenin, kreun e Lidhjes … Çka ndodh kur dorëhiqet kryeministri? Çka ndodh kur mbahen zgjedhjet për Kuvend? Çka ndodh nëse Kuvendi shpërndan veten? Qe vizatimi për hapat që duhet ndërmarrë dhe afatet për secilin hap. I kemi nxjerrë nga dispozitat e kushtetutës së Kosovës dhe … Ndërsa Kosova nuk po i bjen në fije kushtetutës së vet dhe nuk p’e din kur ka me i mbajtë zgjedhjet, Amerika po e shënon 99-vjetorin e nji ngjarjeje të madhe për demokracinë: amendamentin kushtetues që ua njohu grave të … Ramush Haradinaj nuk mund të ushtrojë funksionin e kryeministrit, pavarësisht nëse këtë ja kërkon presidenti apo e dëshiron vet, jo për shkak se ai është dorëhequr, por për shkak të arsyeve që ka dhënë në dorëheqjen e tij. Një zyrtar … Juristi Durim Berisha e ka lutë Avokatin e Popullit t’i sfidojë vendimet që qeveria ka marrë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Ankesa e dorëzuar sot thotë se z. Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, dhe tani është ish-kryeministër. Rrjedhimisht, … Vetë e kemi fajin. E dijnë që as dojmë as mujmë ma mirë, dhe tash na grahin qysh t’u teket. Sot kryeministri kosovar Ramush Haradinaj dha dorëheqje se Specialja e paska thirrë në Hagë si të dyshuem, ani pse ai … A u takua kancelari gjerman me përfaqësuesit e Lidhjes së Prizrenit, që kërkonin një shtet autonom shqiptar? A e përkrahte ai «Shqipërinë e Madhe»? Pse shqiptarët e kundërshtuan me luftë kufirin e ri me Malin e Zi, por zgjodhën diplomacinë … Për shënimet 1–7, shih shkrimin «7 fjalë, prej kah kanë ardhë». Shih dhe shpjegimet për emrat e pemëve: «Fjalë të omla». Janë interesante disa njësi gjuhësore që thirren «binjakë etimologjikë», fjalë të të njajtës … Në vazhdën e debatit për luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, përgjigje të mprehta na jep artikulli i shkruar dy dekada më parë, «Një vështrim mbi të drejtën ndërkombëtare të luftës në dritën e konfliktit të armatosur në … Për «Luftën e Drejtë» dhe parimet apo kriteret e saj është shkruar qysh para erës sonë. Që atëherë dijetarë e shkollarë janë rropatur të imponojnë rregulla etike, morale e politike mbi përdorimin e forcës që vret njerëzit dhe ua shkatërron … Mësova vonë se paska vdekë shkrimtari Rexhep Hoxha — i lemë në Gjakovë 90 vjet ma parë, dhe i përjetësuem ndër dekada me punën për fëmijët si letrar, redaktor në radio e gazetë, dhe mësimdhanës në shkollë pedagogjike. Në Dardani … Tu e ditë që pemët e perimet gjithnji jon kanë në themel të tregut mes njerëzve të kulturave të ndryshme, emnimet e tyne përkatëse në secilën gjuhë janë përzimje huazimesh dhe fjalësh të trashëgueme. Ashtu edhe te shqiptarët, të cilët … Ti m’i ke pa lotët e t’qeshunat Ti m’ke pranu n’gji tandin shtritë mbi rê përloshun rri diell qershori m’çon në kambë tash … Tanë brezi jem e mbajnë mend sa e patëm andërrue udhëtimin e parë për në Evropën Perëndimore, nji andërr jona e hershme dhe përvëluese — nji andërr e shumicës së rinisë shqiptare të atyne viteve të diktaturës, që mbas nji … Të nesërmen e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, u nisa me autobusin e parë nga Struga për Shkup. Kisha kohë që nuk kisha ushtruar profesionin tim të gazetarit, pas një përvoje unike … Shkurt e shqip, në gjuhë të thjeshtë — në Ditën e Çlirimit: Mbas dromcave të përkthyeme nga Chinua Achebe dhe Cheikh Hamidou Khane, qe shqip edhe nji fragment nga letërsia afrikane. Diplomati e politikani kamerunas Ferdinand Léopold Oyono (1929–2010) nuk asht marrë gjatë me letërsi. Por pena e tij e mprehtë … Ua bëra miqve një kuiz drejtshkrimi në Instagram. Shumica u përgjigj «gabim». Pyetje 1: Drejtshkrim? (A) Një magar sa dy zyrtar — 7,5 % Mija maqedonë sllavë e dhjeta-mija shqiptarë morën guximin e ëndërru për një republikë të të gjithë qytetarëve këtë të diel kur votunë prof. Blerim Rekën për prijatar. Por shumica e frikësuar i mundi ata. Dhe sot Maqedonia e Veriut e … Profesor Blerim Reka po garon për kryetar republike përballë dy pretenduesve sllavë. Ndonëse shqiptarët nuk janë shumicë në Maqedoni, arsyet për ta zgjedhë Rekën janë më të shumta. Këtë muaj, shteti i vogël evropian do të mbajë zgjedhjet e gjashta … Më 9 prill 2008 u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, akt që mëton të transformojë rrënjësisht shoqërinë tonë, prej një trualli të okupuar nga Serbia e më pas një protektorati ndërkombëtar në një shtet të pavarur e demokratik me … (përditësu) Sot Kosova shënon Ditën e Kushtetutës, 11 vjet pasi Kuvendi miratoi ligjin më të lartë të vendit, pak javë pas shpalljes së pavarësisë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka hy në fuqi më 15 qershor 2008 dhe është ndryshu … 1. Sot është 20-vjetori i Betejës së Koshares. Në atë përballje me armikut, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e thyen kufirin që padrejtësisht kishte nda popullin për gati një shekull. Në ditën e tretë të betejës ra komandanti hero 1. Prokurorët nuk e dijnë se ç’punë kryjnë. Këshilli Prokurorial lëshoi dje nji kumtesë ku e porositi pushtetin ligjvënës mos me ndërhy në pamvarësinë e gjyqësorit. Kumtesa qe reagim ndaj deputetit Rexhep Selimi që ka thanë se tok me qeverinë … Këtë javë fillunë cilësimet për kampionatin evropian në futboll UEFA Euro 2020, që do të mbahet anekand kontinentit. Shqiptarët, të ndarë në disa shtete, kanë dy ekipe kombëtare: Dardania apo Kosova lun në grupin A, kurse Shqipëria lun në H. …1 Tetori dhe shkollat shqipe
Norvegjezi që lidhi Naton me UÇK-në
UD president për 6 muaj?
Kompromisi për njohje
Gëzuar Ditën e Mësuesit!
Mbahu Teksas
Viti 13 i pavarësisë, 2413 i Bardhylit
Shteti 51 i Juesejit
I zgjedhuri kryetar
Sindikata e Telekomit kundër Z-Mobiles
Sami Frashëri për ndalimin e shkollave shqip
Përvjetori i Lumo Skëndos
Gjyqtarja që ndryshoi botën
Marrëveshjet e dëmshme me Serbinë
Dita e Kushtetutës në ShBA
Përvjetori i Kushtetutës së Kaçanikut
Me negociatorë të këqij, ma keq se në RSFJ
Plani shekullor: Serbia në det, Shqipëria shtet islamik
Kapitullimi ndaj Serbisë
100-vjetori i Luftës së Vlorës
Përvjetori i Luftës së Dytë Botërore
1943: Konferenca e Mukjes
… 1949: Greqia sulmon Shqipërinë
Festa e Zvicrës
Gjuha e pandemisë
Letër e hapur burrave e djemve shqiptarë
Letër e gjatë feministe
Pavarësia e Kosovës në GjND
Ditëlindja e shkrimtarit
Vdes kongresisti ikonë
Si u ridashuru Gjermania në Angela Merkelin
Me termin dhe me tahmin
Republika e cenuar
Esad Pasha, figurë terri
Qeveria Kurti për reciprocitetin
Qeveria Kurti për ndërmarrjet publike
…
Nukë punoimë
Përvjetori i Luftës së Spanjës
Padi kundër shtrenjtimit të rrymës
Kryendihmësi i Republikës
Linuxi në vend të Windowsit
Themeluesi i kombit
Rrëfimi i nanës për Kadri Zekën
Kosova në krizë, si Gjermania në prag të nazizmit
Kur çmimi ngritet, ngrehet e ngrihet
E bukura dhe bishat enveriste të Tiranës
Pablo Escobari s’ka qenë «cool». Mos e romantizo!
Kushtetuesja në Hagë
Grameno: Ballkani Vullkan!
Dy kombëtaret e një kombi
Dojmë Evropë, jo Ballkan
Ky mur ka m’u rrëzu!
Delmet e Amerikës
Për një kuotë të re gjinore
Kosova ka kushtetutë militante
Shqiptarët në Jugosllavi si hebrejtë në L2B
Përkujtim: Anton Çetta (1920–1995)
Kuvendi i Dibrës (1878)
Dëshmorët e Nëntorit
Kosova është republikë parlamentare
Kur flet Albini, përfitojnë dhe kundërshtarët
Plaçka e Z-së
Futbolli është gjithçka
Qe qysh me u regjistru
— je shtetas i Kosovës
— ke lindë në Kosovë
— prindi yt ka lindë në Kosovë
— prindi yt …Voto prej gurbetit
… po du me t’thanë
qi m’ke idhnu,
edhe në faqet e mbrendshme të kapakëve të syve
po m’diftohesh me shkumë rreth goje
tu e tajit vnerin e pathanë, po dyfish të randë.Grënlanda, ShBA-ja dhe blerja e territorit
Shpërndarja e Kuvendit: E keqja që u bë e mirë
Fëmijë për botë
Lutjet s’e turpërojnë Albinin
1903: Kur Halimi vrau konsullin rus
Krejt kryeministrat e Kosovës
Si formohet qeveria e Kosovës?
ShBA: 99 vjet të votës së grave
Qasjet kundërkushtetuese ndaj kushtetutës
Rasti i kryeministrit të shkojë në Kushtetuese
Haga, fëmija rom dhe faji ynë
Buxhovi për Bismarckun dhe «Shqipërinë e Madhe»
Fjalë 8–14: shkenca, sekreti, dragoi…
Fjalë #8
E drejta e luftës në librin e Enver Hasanit
Lufta e drejtë dhe lufta e pastër
Obituar: Shkrimtari i Verores
Fjalë të omla
Je ti gjithmonë moj…
m’ke përcjellë nëpër ditë të mira e të këqija,
m’ke ba qull e m’ke tha mandej
krejt vetë…
atëherë kur kurrkush s’më ka dashtë
as kurrkush s’më ka …vjersha germëvogla
1.
shkas teposhtë e mrenda hi,
bahem lot i gjelpt e’i’randë
çahem n’tokë pa’e vra kërkand.
m’dhizen sytë si poçi n’llambë,
fluturimthi shkoj përpjetë
bahem rê me tjetër jetë.Drejt Evropës
Gazeta Rilindja në Ditën e Çlirimit
Projekt-kushtetutë për Kosovën
Letërsi kamerunase: «Çuni shërbëtor»
Një magar sa dy zyrtarë
(B) Një magar sa dy zyrtarë — 30 %
(C) Një magarë sa dy zyrtarë — …38 VJET BURG për dy shqiptarë, dy ditë pas zgjedhjeve në Maqedoni
Maqedonia e Veriut ta zgjedhë këtë kandidat për kryetar
Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit
11 vjet pas miratimit, Kushtetuta vetëm në letër
Përmbledhje për Ditën e Kushtetutës
Kosharja, bashkimi, kushtetuta
Marrí fundjave: prokurorët, kufijtë, futbollistat
Orari i kombëtareve tona