Ti e Prishtina

Hyjnesha në fron (Merita Koçi, 2015)

Ecshe rrugës si sorkadhe
me nxitim qandej kah Qafa
e qafa jote hije bante
gjithandej kah qitshe hapa

Mbi Kurriz seç më mahniti
beli yt nyjë n’sahat zalli
tue e kthy kryet kah shpina jote
Ora n’urë krahët i ndali…

50 vjet Kosovë, pa Metohi

Ligji për zbatimin e Ligjës kushtetuese: Nenet 12 e 13 përmendin ndërrimin e emnit dhe shfuqizimin e Statutit me emën të vjetër

Më 24 fror 1969, deputetët në Prishtinë mira­tunë Ligjën ku­sh­te­tuese, e cila i dha fund zyr­ta­risht emërtimin kundra­vers Kosovë-Metohi.

Krahina e atëhershme e Jugosllavisë do të quhej vetëm Kosovë, tue flakë tej bino­min kolonial që qe vendosë mbas rianeksimit më …

Haki Pijani

Emrin e kishte Haki, ndërsa i gjithë qyteti e thërriste Haki Pijani. Kudo që ecte, ec­te me birrë në dorë. Ku­do që rrinte, i rrinte një birrë përballë.

Kur ulej, zakonisht para hyrjes së banesës, gjithnjë e vendoste bi­rrën në …

«E drejta kushtetuese» nga Enver Hasani (PDF)

Ish-kryegjyqtari i Kosovës ka bo­tuar një libër të plotë kri­tike ndaj një teksti më­si­­mor të së drej­tës ku­­sh­te­tu­ese.

Prof. Enver Hasani, pe­da­gog në Fa­­kul­­tetin Juri­dik të Universitetit të Prish­ti­nës, shpje­gon arsy­en për li­brin e tij, titu­lluar E drej­ta kush­­tetuese: Studim

Titullin le t’ia vë redaksia

Nëntitull: Tri vjersha të janara (medemek, të shkrume në janar)

1. Titullin le t’ia vë[rë] redaksia

Veç botomna kët shkrim
ju lutem, aman
Edhe mos qoftë i përbijshëm
jepni dritë, ju baj rixha

Në daçi, shtonie bashkautor (të dytë)
punëtorin …

Letër Serbisë

E dashur Serbi,

Çfarë i bëre Ukshin Hotit?

Në ç’vend prehet ai? Ç’i bëre trupit të tij?

A të kujtohen sytë e tij prej filozofi të lashtë dhe hunda e tij shkabë?

Ç’të tha ty në çastet derisa po vdiste?…

Fjalorth për borën

borë/a

boricë/a — borë e hollë që shoqërohet me erë shumë të ftohtë.

borimë/a — borë e imët e përzier me shi.

bornajë/a — borë e madhe që ka mbuluar një vend

bufnjak/u — borë e imët dhe e butë …

Kthimet sërbe

Revista D.M.Th., Nju-Jork, 7 dhjetor 1999, nr. 2, fq. 5

Ky artikull asht shkru në nandor 1999 dhe asht botu me 7 dhjetor si editorial në numrin revistën D.M.Th. të cilën e përgatiste dhe e botonte miku im, Skënder Miftari, në Nju-Jork. Po e lexoj dhe po habitem! Athu a …

Loçkë

Gjeth i vyshkun (nga Ulleo)

Kjo asht poema e mbramë që shkruj për ty,
copëndjenja e fundit që e qes në letër…

Shtatë dromca nga mjeshtrit e penës

Shkrim dore (foto nga Cocoparisiene)

Qe, përkthyer shqip, ca poezi e tekste të autorëve të mëdhenj nga kohë e vende të ndryshme të botës. Nisim me vjershën «I paepur», që më së shumti e donte Nelson Mandela, vijojmë me poetë si Blake, Angelou e Rumi, …

Mirëmjes

Nisa ditën si njâ ma mirë
me bukë nore e nji tas hirrë
nji copë djathë sjellë prej Postribe
nji qepë të re e dy ve bibe

Puna e mbarë më shkoftë si bletës
pa u ngushtue i urova vetes…

Si më përjashtuan nga Partia

Përurimi i hekurudhës Tiranë–Durrës

Kaluan vite prej se kish rënë komunizmi. Të rinjtë që kishin ikur nga Shqipëria tashmë kishin rregulluar letrat. Dhe ca kishin kursyer aq para dhe kishin mbledhur aq mall sa të ktheheshin në shtëpitë e tyre, të paktën për të …

Kongresi i ndytë i shqiptarëve

Njëvjetori i Revolucionit Xhonturk dhe rikthimit të kushtetutës osmane (litografi greke)

Lodër më të turpshme se ky Kongres nuk mund të lozin xhon­turqit në kurrizin e shqip­tarëve. Kongresi u quajt shqiptar vetëm që të gënjehet bota.

Citati më lart për Kon­gre­sin është prej gazetës Die­lli nga federata Vatra e Ame­­ri­kës. Veçse …

Ku asht shpia?

Sa herë kthehem e lypi shpinë
kurrë s’e di ku asht,
a asht lokali i mahallës ku m’presin shokët?
marketi ku shitësi më pyt gjithmonë, «edhe sa vjet p’e kryn mo atë shkollë?»
banesa e nanës n’ballkon të cilës kam …

Futbolli i kombëtareve

Kosova-UEFA (Blerim Uka, 2012)

Çka asht puna e Ligës së Kombeve? Po e shoh që edhe shum ithtarë të futbollit s’po e marrin vesh. Qe. Ekipet kom­bë­tare ose për­faqë­suese evropiane lujnë ndeshje për këto gara:

(1) Kupa e Botës
(2) Kampionati Evropian
(3) …

Tri dëshirat e mia

Andërroj se nji ditë kam me e gjetë llambën e Alla­di­nit, me e shpë­tu xhindin e ngu­juem mbre­n­da, dhe me e lutë të m’i plo­tësojë tri dëshira. I kam me­n­du cilat me ia lypë nga­herë. Dy të parat i kam …

Delet, muzika, racizmi

Kosova e ka shti kangën popullore «Dy dele, 300 pare» në libra të klasës së parë. Dhe koso­va­rët nuk po mujnë me e kapërdi këte.

Por nuk na dëftoi kush pa u nxehë e pa sha pse nxanësat nuk ban …

«Atdheu» i Fatos Arapit

Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
E mban – dhe të mban ty — në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe s’e ke ndën …

«Iku sysh», vjersha e vdekjes

«Gone From My Sight» mendohet të jetë shkru nga pastori amerikan Luther F. Beecher (1813–1903), ndonëse shpesh i mvishet shkrimtarit, veprimtarit, e diplomatit Henry van Dyke Jr. (1852–1933). Recitohet në varrime e tubime përkujtimore.

Rri pa lëvizur në bregdet.
Anija …

Marrëveshja e EULEX-it është punë e kryer

Presidenti i Kosovës ka kërkuar Gjykatës Kush­te­tu­ese ta kë­shi­llojë nëse let­rat e këm­byera si­vjet me BE-në për vijimin e mandatit të EULEX-it duhet të rati­fikohen në Kuvend (KO 131/18). Kër­kesa duhet refuzuar, sepse nuk paraqet çësh­t­je kush­te­tuese sqa­ri­mi i së …

Ti që po e nis fakultetin

Po fillon viti i ri akademik, e Prishtina mbushet me studenta, të rij e të reja që vijnë me i ba andrrat e tyne realitet.

Ndoshta nja prej periudhave ma të mira të jetës asht koha e studimeve — ani …

Ditëlindje apo datëlindje?

Rëndom urojmë «Gëzuar ditëlindjen» ose «Urime [për] ditëlindjen». Por ndodh ndonji purist të na ngatërrojë me datëlindjen. E ka gabim, jo veç pse e kundërshton përdorimin e mirëvendosun, por edhe pse ia huq kuptimin fjalës. Qe ku dallojnë këto dyja …

Pushtimi i Pragës

Sot 50 vjet, më 21 gusht 1968, sovje­tikët inva­duan Çeko­sllova­kinë. Një ditë më parë dy aeroplanë sov­jetikë ate­rruan pa­pritmas në aero­portin e Pragës, me arsye­timin se kanë pro­b­leme teknike dhe po presin ndih­mën të arrijë nga Bash­kimi Sov­jetik. Nga këta …

Krejt rrafsh

Prishtina âsht gropa-gropa. Por krejt rrafsh ta bâj­shin. Ti fol çka të dush, ata veç «po, po» dijshin. Pleqt, plakat, bu­rrat, gratë, katun­darët, qyte­tarët, zibi­dijtë, funk­sionerat…

Nejse, jo bash krejt! Ka pasë për­ja­sh­­time. Na shoq­nia e ngu­shtë, si të rij …

«Nëse…» e Rudyard Kiplingut

Rudyard Kipling (1865–1936) qe poet e shkrimtar anglez lindë e rritë në Indi. Fitoi çmimin Nobel për Letërsi më 1907. Qe shqip vjersha e famshme e tij, «If—»:

Nëse mund të rrish i qetë kur të gjithë rreth teje
Kanë …

7 fjalë, prej kah kanë ardhë

shqip

Edhe pse tradicionalisht janë afru njana me tjetrën, fjalët shqip/shqiptar (për gju­hën dhe popullit) dhe shqipe (shpendi, shqiponja) nuk kanë lidhje.

Në shkrim, gjuha shqipe osht përmendë për herë të parë në vitin 1284 si lingua alba­nesca në gjuhën …

Rexhë mërgimtari

Njimê e ki s’ke ni për Rexhën a? S’po rrin me mu. Se unë e për­meni shpesh. Bile edhe rrij me tô shpesh. E me pas nêjtë ti me mu, ô m’short e kishe ngjoftë edhe atâ… Po de! Se …

Rrëfimet e një mësuesi

Kalova kah shkolla e serbëve. Mu para hyrjes krye­sore kishte ar­dhur një kami­on me dru. Ata e shkar­kuan shpejt dhe e çuan prapa godi­nës në një depo të vogël që ishte ngji­tur me shko­llën e ser­bë­ve. Tymi ngji­tej lart në …

Nji vjershë du…

Nji vjershë du me ta qëndisë
|     për m’i ndreqë puntë me ty
|     por s’po dij as qysh m’ia nisë
|     e le ma qysh m’e kry   •

Se kur shkrun a thu najsen
|     duhet me kallxu
|     …

Emrat e vendeve të botës

Kjo listë është draft i një pro­jekti më gjithë­për­fshi­rës që trajton shkrimin e emrave të ven­deve në gju­hën shqipe, pa marrë para­sysh dia­lek­tin a tra­ditën let­rare. Lista cek emrat e ven­deve sov­rane, për­fshi shtetet anë­tare të Kom­beve të Bash­ku­ara, dhe …

Obituar: Adem Demaçi (1936–2018)

Ka vdekë Adem Demaçi, shkrim­tari dhe re­vo­lu­cio­nari shqiptar i Ko­so­vës që kaloi 28 vjet burg si i bur­go­sur i ndër­gje­gjes. Demaçi e ka kundër­shtu regji­min komu­nist jugo­sllav dhe ka besu në të drejtën e Kosovës për vetë­vendosje.

Demaçi u burgos …

Thonjëzat shqip

Sa kam kërku, nuk kam gjetë nji doracak për­ gjuhën shqipe që udh­zon me për­pik­ni ç’lloj thoj­zash me për­dorë dhe ku e si. Përndryshe, tho­njëzat apo thoj­zat – për­ aq sa kam vërejtë – i kemi për­dorë si­mbas tra­ditave dhe …

Përkrah si nejtë, Procrastinate

Kur të zen nji gjumë mbasdite
kotesh në karrikë si plak
e sakaq, ndërkaq, qëkaq
të bjen ndërmend, nëpër rradakë
që të kanë mbetë sende pa bå
që të kanë ngelë punë pa kry
që të kanë ngecë çashtje pa …

Vjershë, shiir e poezi

Lujna, kcejna, e vallzojna
lajna, fshijna, e pastrojna
furça, çetka, e brusha n’dorë
sevdá, dashní, lubav, amor

Në dyqan, dugajë, shitore
plot klientë, konsumatore
myshterij e blersa vet
m’iu shërby, m’iu bâ hyzmet

Qaq knaqsí, ma fort lezet
zoti gazdë …

Enveri i Shqipnisë dhe Enveri i Kosovës: Dualizmi i historisë dhe mitit

«Jemi tue folë për dy En­ver Ho­xha. […] Një asht En­ver Hoxha i Shqip­nisë dhe një tje­­tër asht Enver Ho­xha i Ko­sovës», shkrun Agim Mo­rina, në për­pjek­je me shpje­gu adhu­ri­min e di­kur­shëm të ko­so­va­rë­ve për dik­ta­to­rin shqiptar.

Dallimi mes …

Agoni i pilarës

(tregim i shkurtë)

Zoja Antonetë, myshterikja jeme e rregullt – veç e jemja ka qenë – më do­ket sa pat dalë në pe­n­sion. Por ka qenë damë. I thoj­shin cërna­gorkë, ndo­nëse ish kroate e Tivarit… a ndo­shta edhe shqip­tarkë, çka …

Dita e gjuhës amtare

Gëzuar ditën e gjuhës amtare! Sigurisht me gjuhë amtare kuptojmë atë varietet që kemi nxënë të parin, arketipin tonë gjuhësor. Imi është e folmja e butë e Tiranës, nxënë si gjuhë amtare prej moma Fetit, të cilën dua ta kujtoj …

Në nji foto të vjetër

Unë e Ben Dida (2008)

Unë e Bendida, n’lule të rinisë
me gishta përpjetë, n’kërkim të lirisë
pak nër blic t’shkrepun
prej dostit syretxhí
pak nën dritë të Hanës
që rrezojke përmí
por shum të pakalitun
në shtigje t’gjuetisë
n’nji rrugë t’lagjes Dardania
n’Prishtinë …

Shota e Bahrija

(përshtatje e kangës amerikane bluz «Betty an’ Dupree» e messhek. XX)

Mlidhnu rrotull shokë,
t’ju kallxoj për Bacin Bahri
Mlidhnu rrotull shokë,
t’ju kallxoj për Bacin Bahri
Edhe dashnoren e tijna,
në vjetin 1901

Shotë emnin e kish,
nji peslirsh …

Tekst kange: «Ti je moj dardane»

Moj e vogël në lendinë: Dije, moj tarnanane
(kangë shkodrane, me përshtatje të vogël)

Moj e vogël, dushe, moj në lendinë
hajde moj, në lendinë
Bishtalecat, vashe, moj lshu mbi shpinë
hajde sa bukur të rrijnë

Ti je moj dardane

Neutral ndaj statusit

Nji dost të moçëm e pashë,
e pyeta, “A po më njeh?”
“Eh, unë jam neutrallno.
A nuk je kah e sheh?”

Shkova deri në bankë,
me kqyrë për kredi:
përgjigjja neutrallno
për kerr e për shpi.

Dhe me gazdën …

Habanera e Carmenit

Arie «L’amour est un oiseau rebelle» (Dashuria është zok rreban), e njohur shkurt si Habanera, nga opera Carmen (1875) e Georges Bizetsë:

Dashuria është zok rreban
që askush s’mund ta zbusë dot,
kot e ke po e ftove pranë,
do …

Nji trohë shqip nga Qemanxhiu mbi çati

Fiddler on the RoofQemanxhiu mbi çati ose Violinisti mbi kulm — asht nji nga mjuziklet ma të famshme të teatrit amerikan Broadway. Nji dramë e hatashme që gërsheton humorin, kulturën, dhe historitë e dhimbshme njerëzore, Qemanxhiu përshkrun përpjekjet …

Kosova diskriminon shqiptarët

Ligji për provimin e jurisprudencës

Shtetasit e huej — që rën­dom i bjen shqip­tarët e Maqe­do­nisë, Shqip­nisë Lon­­di­nare, Ma­lit të Zi, ja Lugi­nës së Pre­she­vës — nuk mujnë me hy në prov­im të juris­­pru­den­cës në Ko­sovë. Kët pro­vim du­het me dhanë për me u ba …

«Kandidat apo kandidate»: dy fjalë për seksizmin në gjuhën shqipe

Mural feminist (Foto: Robin Javier, 2012)

«“Mimoza, kandidat për kryetar” apo “Mimoza, kandi­date për krye­tare”? Si është mënyra e du­hur me u shkru shqip?» më pyetën.

Por ç’dome­thanë shqip ma së pari? Ka dy kup­time: (1) në gjuhën e shqip­ta­rëve; (2) kup­tue­shëm, troç. Tash, si kandi­dat

Pritësi në theknajë

Pak vepra në historinë e letërsisë kanë mujtë me pasë fatin e romanit The Catcher in the Rye, i autorit Jerome David Salinger (Selinxhër).

Salingeri u lind në Niujork me 1919. I biri i nji tregtari të kamun djathnash, …

Kthimi i padishahut

Recep Tayyip Erdoğan (2014, foto zyrtare)

Turqia ka qenë i vetmi vend me shumicë dërrmuese myslimane që falë Atatürkut ndërtoi një shtet shekullar. Duke e njohur rrezikun e radikalizmit fetar, Atatürku para vdekjes la testament që në rast në Turqi rrezikohej shekullarizmi, atë ta mbrojnë gjeneralët …

Demokracia që përligj autokratin

Zgjedhjet për kryetar të Sërbisë (1992)

Unë besoj te demokracia dialektike, jo te ajo robotike!

Populli, demosi po mendohet si thellësisht i dëlirë, i pasherr e i pafaj dhe se çdoherë vepron me nder e me mend. Historia na tregon tjetërçka: populli e zgjodhi Hitlerin, Putinin, …

Standardi dhe gegnishtja

Anketë rreth gjuhës standarde (Univ. Oslo, 2011)

Nji natyrë përfundimtare dhe e pandryshueshme e gjuhës, cilado ajo, thjesht nuk ekziston. Prurjet, si krejt risimet e ndryshimet në gjuhë, varen veç nga besojmat e përpjekjet njerëzore. Ç’mendësi kemi sot lidhur me hapjen e mëtejme të standardit ndaj prurjeve …

Shqipe, o ashtë!

Porti i Prevezës (Harry Gouvas, 2009, CC BY-SA 3.0)

Ti kapton kufirin me Greqinë, futesh thellë gjer aty nga Preveza, dhe plot vendas ta kthejnë në shqip. E flasin shqipen ujë apo, siç thonë ata, flasin «shkipë» dhe ti i kupton fare mirë edhe pa qenë gjuhëtar.

Veçse kur …

Vakia e Sherrit dhe Vakia e Hajrit

Benjamin Constant, «Jeniçeri dhe hudumi» (Janissaire et eunuque, 1876)

Me 15 qershor 1826, në Stamboll, ndodhi ajo që nuk e kishte mendu kush. Ndër shqiptarë ka me u njohë si Vaka-i Şerriyye (Vakia e Sherrit), ndërsa në Stamboll u qujt Vaka-i Hayriye (Vakia e Hajrit). 135 mijë jeniçerë ngritën …

Turqia, vend demokratik?

Recep Tayyip Erdoğani bën shenjën rabia në solidarizim me kundërshtarët e grushtshtetit në Egjipt më 2013 (Foto: Evrim Aydın, Anadolu Ajansı)

Si pasojë e përpjekjes për një grusht shteti në Turqi, nëpër rrjetet shoqërore po diskutohet gjerësisht mbi Turqinë dhe politikën e saj. Një prej gjërave që bie në sy është se kundërshtarët e grushtit të shtetit — që nuk janë …

Feja e vizatuar

Debatet mbi fenë dhe praktikimin e saj si dhe mungesën e saj zakonisht janë emocionale dhe shpërfillin (injorojnë) shumëllojshmërinë e praktikave fetare. Praktikimi i fesë nuk është bardh e zi, por ka shumë nuanca.

Jo vetëm që ka dallime mes …

Dhunimi i dytë i Srebrenicës

Gjenocidi në Srebrenicë u krye nga nacionalistë fetarë serbë, me bekimin e kishës kristiane serbe. Viktimë ishte popullsia më sekulariste atëbotë në Europë, boshnjakët. Islamizmi falso i përkujtimeve të sotme e shtrembëron këtë të vërtetë historike, e përbën dhunim të

Mëshele fjalorin

Fjalori i shqipes i vitit 1954 shënon fjalë si mëshel e i mbramë ose edhe nalt. Botimi i radhës i leksikografisë, fjalori i vitit 1980, nuk e ka asnjërën nga këto leksema. Secila prej tyre mbetet kësisoj e papërfaqësuar …

Nana e teprimit

E kam thanë, dhe po e përsëris, na jemi nana e teprimit. I bartim do sende për së randi, pa nevojë. Reduntant, kishin me i thanë amerikanët.

Qe, për shembull, kodet postare në Dardani janë pesëshifrore, thue se kemi …

Në kapërcyell të dy botëve

Plot 15 vjet má parë, në nji datë si sot, na si familje e palosëm jetën tonë nëpër valixhe dhè morëm avionin per Amerikë. Krejt çka na e gjykuem të vlefshme u ngjesh n’ato valixhe, dy prej tyne mbushun me …